Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e shtatë. Moska ka fokusuar forcat në lindje dhe jug të Ukrainës dhe luftimet mund të bëhen më brutale në ato zona. Përmes tërheqjes nga rajoni i Kievit, Moska shpreson të shpëtojë fushatën e saj përmes përqendrimit në Donbas, ku ka luftë prej vitit 2014, pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për të aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë. Që atëherë, Moska mbështet separatistët që luftojnë në Donbas. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më 9 prill se “betejë e vështirë” do të zhvillohet në lindje dhe se Rusia është duke mbledhur trupat…
Author: tirana
Për ish-drejtuesin e SHISH vendimi i SHBA për shpalljet non-grata një ditë më parë, është shumë i rëndësishëm, pas të cilit fshihen edhe institucione të tjera. I ftuar në “Fronline”, Klosi tha se fakti që me ata persona u mor shteti më I fuqishëm kur drejtësia shqiptare nuk bëri asgjë tregon shumë. Më tej ai komentoi edhe rikthimin e Bashës për të cilin tha se është në një periudhë të vështirë pasi nuk e parashikoi dit se do të ndodhnin këro gjëra. Reforma në drejtësi po bën hapat e para, ndërkohë njerëzit prej shumë prej saj, unë një prej njerëzve,…
Çfarë kanë të përbashkët liderë si Xi Jinping , Boris Xhonson dhe Princi saudit Muhamed Bin Salman? Më shumë se sa mund ta mendoni, shkruan Gideon Rahman, kolumnist i njohur i “The Financial Times”, që ka punuar dikur edhe për “The Economist”. Ai i sheh të tri këta burra si një dëshmi të mbërritjes së “Epokës së udhëheqësve autoritarë”, siç titullohet edhe libri i tij më i ri. Këta lloj udhëheqësish, paraqesin një kërcënim jo vetëm për mirëqenien e vendeve të tyre, por edhe për një rend botëror, në të cilin po luftohen gjithnjë e më shumë idetë liberale dhe kozmopolite. Është e vështirë të kundërshtohet mendimi se që të tre ata, së bashku me liderë si presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, kryeministri hungarez i sapozgjedhur për një mandat të ri Viktor Orban, dhe presidenti brazilian Zhair Bolsonaro, ndajnë disa tipare të përbashkëta. Në shkallë të ndryshme, ata pretendojnë se flasin për njeriun e zakonshëm, ndërkohë qëminojnë institucionet demokratike, ushqejnë nacionalizmin, dhe kultivojnë një…
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi edhe njëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, se ai nuk do të pranojë asnjë negociatë për të diskutuar për shpalljen e tij non-grata. I pyetur nga gazetarët se cila do të jetë rruga për tu afruar me SHBA-të duke parë që non-grata është i panegociueshëm, Berisha tha se ai do të vijojë në rrugën që ka zgjedhur. Pyetje: Non-grata kush i panegociueshëm, si do t’i përmirësoni marrëdhëniet me SHBA-të. Berisha: Unë nuk kam bërë dhe nuk bëj asnjë përpjekje për negociata. Çdo ofertë për negociata e kam refuzuar, kam zgjedhur atë rrugë që kam zgjedhur.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD. Ai tha se gjatë mbledhjes i vetmi që kontrastonte me qëndrimet e deputetëve ishte ai që, Berisha e cilësoi si kryetari i vetëshpallur i PD, Enkelejd Alibeaj. “E domosdoshme për konsolidimin e PD, predominoi preokupimi i deputetëve për një process gjithëpërfshirës dhe transparent. Mund të them që kontrastonte me qëndrimet e të gjithë deputetëve i vetëshpalluri kryetari i PD dhe që kur apo të themi më shumë i vetëshpallur sepse mund të propozojë dikush, por kur ke mend në kokë e kupton se qesharak nuk mund…
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enklejed Alibeaj tha se nesër secili deputet pas kësaj mbledhje të gjatë të mund të propozojë propozimin e vet për zgjidhjen e krizës dhe bashkimin e demokratëve. Alibeaj tha se shumica e deputetëve janë për bashkimin e demokratëve duke stopuar procesin e njëanshëm të zgjedhjeve nga Berisha dhe riorganizimin e përbashkët pa përjashtime të PD-së. ‘Konstatuan në mënyrë të qartë disa gjëra të thjeshta që shkojnë drejt asaj që është lëvizja për të arritur tek bashkimi. Një proces i njëanshëm nuk të çon në bashkim, Konstatimi i dytë, në shumicën dërrmues është që bashkimi…
Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini dhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, do të gjykohen nga 8 deri më 22 qershor në Zvicër për mashtrim në rastin e dyshimtë të pagesës të zbuluar në vitin 2015, njoftoi të martën Gjykata Penale Federale e Zvicrës. Dy ish-udhëheqësit e futbollit botëror po ndiqen penalisht edhe për menaxhim të padrejtë, shkelje të besimit dhe falsifikim titujsh dhe mbeten të dyshuar se kanë “përfituar në mënyrë të paligjshme, në dëm të FIFA-s, një pagesë prej 2 milionë frangash zvicerane (1,8 milionë euro) në favor të Michel Platini”, specifikon AFP , sipas juridiksionit me qendër në…
Ka përfunduar pas 8-orësh debatesh mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Përmes një deklarate për media në fund të takimit, kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj deklaroi se shumica dërrmuese e deputetëve ishin të mendimit se një proces i njëanshëm nuk çon drejt bashkimit të Partisë Demokratike. Ai tha se deputetët kërkuan një proces ristrukturimi të përbashkët të partisë, ku mos të ketë përjashtime. “Zoti Berisha erdhi dhe si gjithmonë unë i thashë të njëjtat gjëra, siç e keni marrë vesh. Vura re që shumica dërrmuese e kolegëve konsastuan disa gjëra të thjesht që konstatojnë gjrat që çojnë te…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Fierin ku vjehrri vrau nusen e djalit të tij dhe më pas vari veten. Në momentin që bashkëjetuesi i viktimës në Roskovec, mësoi lajmin e rëndë se babai i tij kishte vrarë me thikë të dashurën e tij ka shpërthyer në lot. Hoxha u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike, teksa mban duart në kokë dhe shpërthen në lot për krimin e rëndë. Fatjoni ishte duke punuar me zetor në momentin që ka ndodhur vrasja. Autori ka pasur grindje të vazhdueshme me 30-vjeçaren të cilën nuk e pranonte si nusen e djalit të…
Rremida Shkoza dhe partnerja e saj amerikane do të bëhen nëna të dy binjakëve. Rremida tregoi se gjithnjë e kishte ëndërruar që të mbante një shtatzëni, ndaj zgjedhja se cila prej tyre do të mbante bebat nuk ishte e vështirë. “Për mua thirrja ka qenë më e fortë, ndaj për ne ka qenë një vendim shumë i lehtë. S’ ka pasur ndonjë problem, s’ka pasur nevojë të diskutohej gjatë”, tha ajo. E ndërsa pritja e ëmbël po shkon shumë mirë, Rremida tregoi se gjatë gjithë kohës flet me bebat, madje ajo dhe partnerja e saj kanë menduar edhe emrat.
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishin “problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdobte procesi i vetingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet komunale”. Këto përfundime përfshihen në raportin e përvitshëm të Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë. “Mosndëshkimi mbeti një problem, megjithëse Organi i Specializuar për Antikorrupsionin dhe gjykatat antikorrupsion bënë përparim të rëndësishëm gjatë vitit në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e zyrtarëve të lartë dhe krimit të…
Pasditen e sotme rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8, Korçë, është gjetur nga fqinjët, i pajetë në banesën e tij shtetasi Gjergji Kovaçi rreth 55 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga të dhënat e para, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, pasi ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore. Burime te siguruara thanë se 55 vjeçari kishte ditë që kishte gjetur vdekjen në banesën e tij. Sipas banorëve ka qenë era e rëndë ajo që i ka detyruar fqinjët të hapin derën e shtëpisë së 55 vjeçarit pasi era vinte nga shtëpia e tij. Kur kanë parë…