Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Putin zotohet se Rusia do të triumfojë në Ukrainë

18:01 / April 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AP21357380163362 e1640269216152
Russian President Vladimir Putin gestures while speaking during his annual news conference in Moscow, Russia, Thursday, Dec. 23, 2021. (AP Photo/Alexander Zemlianichenko)
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti rus, Vladimir Putin, u zotua të martën, më 12 prill, se Rusia do të triumfojë në të gjitha qëllimet “fisnike” të luftës në Ukrainë. Ai po ashtu tha se sanksionet e Perëndimit po dështojnë që ta gjunjëzojnë ekonominë ruse.

Duke folur për luftën në Ukrainë për herë të parë pasi forcat ruse u tërhoqën nga veriu i Ukrainës, Putin tha se situata në Ukrainë është tragjedi. Megjithatë, sipas tij, Rusia nuk ka zgjidhje tjetër pos të luftojë, pasi siç tha lideri rus, duhet të mbrojnë rusishtfolësit në lindje të Ukrainës dhe për të parandaluar këtë shtet që të bëhet një trampolinë antiruse për armiqtë e Moskës.

Gjashtëdhjetenjë vjet që prej se Yuri Gagarin u bë njeriu i parë që shkoi në hapësirë, Putin, sipas televizionit shtetëror rus, vizitoi kozmodromin Vostochnz.

I pyetur nga punëtorët e agjencisë hapësinore ruse lidhur me luftën në Ukrainë dhe nëse Rusia do të përmbushë qëllimet e saj, Putin tha: “Absolutisht. Nuk kam asnjë dyshim”.

“Qëllimet tona janë krejtësisht të qarta dhe fisnike”, tha Putin. “Nuk ka asnjë dyshim që qëllimet do të përmbushen”.

“Veprimet e shpejta që armiqtë tanë po vazhdojnë të bëjnë nuk po funksionojnë”, tha Putin, teksa Perëndimi ka vendosur sanksione shkatërruese ndaj Rusisë, pasi Putin dha urdhër që më 24 shkurt të niste pushtimi i Ukrainës.

Putin po ashtu bëri një analogji midis fluturimit të parë në hapësirë të Gagarinit dhe situatës në të cilën gjendet sot Rusia.

“Sanksionet ishin të plota, izolimi ishte i plotë, por Bashkimi Sovjetik arriti që i pari të shkonte në hapësirë”, tha Putin.

“Ne nuk kemi për qëllim që të izolohemi”, tha presidenti rus. “Është e pamundur që ta izolosh rëndë dikë në botën moderne, veçmas një shtet të madh siç është Rusia”, shtoi ai./R.E.L

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Netanyahu sulmon ashpër kryebashkiakun e New York-ut: Turp të të vijë që shtrembëron faktet

22:22 / September 24, 2026

Zelensky: Putin nuk do fundin e luftës/ Fjalimi në OKB: Duhet të ndalet, liria e tij rrezikon botën

13:35 / September 24, 2026

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

10:36 / September 24, 2026

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.