Të paktën 13 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi brenda stacionit Sunset Park të metrosë së Nju Jorkut.
Paraprakisht raportohet se një person ka qëlluar në stacionin e metrosë në Bruklin, ku u gjetën edhe lëndë plasëse të pashpërthyera.
Personi i dyshuar ishte i veshur me një maskë gazi.
