Del foto e gruas së re që u masakrua me thikë nga vjehrri i saj në fshatin Vidhishtë të Roskovecit në Fier. Merushe Hazizi, 30 vjeçe, u vra barbarisht me thikë nga vjehrri Xhevair Hoxha, 61 vjeç i cili kundërshtonte bashkëjetesën me djalin e saj. Pas krimit Xhevair Hoxha në gjendje të rënduar psikologjike ka varur veten në një pemë të banesës. Merushe Hazizi rezulton e martuar dhe me tre fëmijë të cilët jetojnë me burrin e parë. Në çastin e krimit ata kanë qenë të dy të vetëm në banesë.
Author: tirana
Dashi Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet t’i gjykojnë të tjerët nga pamja e jashtme. Ka gjasa që pas një personi të thjeshtë në dukje, të jetë dikush me shumë autoritet ose mund të jetë një person mjaft i përshtatshëm për të qenë partneri juaj. Është e rëndësishme të mbani nën kontroll emocionet. Demi Demët nuk duhet të mendojnë nesër për të ardhmen. Do të jetë e pamundur nesër të parashikoni rezultatin e kësaj dite. Mund të nisni një histori të re dashurie ose t’i thoni lamtumirë partnerit/partneres suaj. Qëndroni të qetë pavarësisht gjithçkaje. Binjakët Binjakët do të përjetojnë…
Ataku kardiak që pësoi Cristian Eriksen në Kampionatin Europian 2020 në ndeshje që Danimarka luante kundër Finlandës është ngulitur në mendjen e të gjithë, si një nga ngjarjet më të dhimshme që mund të ketë ndodhur në futboll. Për disa minuta ish-mesfushori i Interi luftoi me jetën dhe nëse sot është mirë, kjo sigurisht është edhe falë kapitenit të Danimarkës, Simon Kjaer, i cili menjëherë kur pa shokun e tij në tokë vrapoi për t’i dhënë ndihmën e parë. Një gjest për t’u vlerësuar ky nga mbrojtësi i Milan, i cili me plot gojën mund të themi se i shpëtoi…
Vijon me debate të forta mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila ka nisur që në orën 13:00. Berisha dhe Alibeaj kanë 50 minuta që debatojnë, ky ish-kryeministri i ka kërkuar llogari kryetarit të komanduar se përse e quajti “pushtues”. Berisha mësohet t’i ketë thënë Alibeajt se demokratët që pranojnë atë kryetar partie nuk janë as sa gishtat e njërës dorë. Ndërkohë, Alibeaj është shprehur Berisha u soll si pushtues me selinë e PD-së, gjë që ka acaruar jo pak ish-kryeministrin, i cili ka kërkuar llogari edhe për kërkesën e Alibeajt ndaj Gjykatës…
Nuk donte ta pranonte për nuse prandaj vendosi që të vrasë atë të parën dhe më pas veten. Ky është motivi i krimit të rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku vjehrri Xhevair Hoxha, 61 vjeç, ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi, 30 vjeçe. Babai i djalit nuk donte që i biri të martohej me Merushen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec. Pasi ka vrarë 30 vjeçaren me thikë në ambientet e shtëpisë, 61 vjeçari ka varur veten në një pemë pas banese. Policia fillimisht e lajmëruar për krimin, kur ka shkuar…
CNN ka bërë 6 sugjerime për destinacionet turistike për sezonin veror 2022, ku mes tyre ndodhet edhe Shqipëria me Kosovën. Mes të tjerash, vendi ynë dhe Kosova janë përzgjedhur pasi konsiderohen si vende me risk të ulët rreziku nga pandemia e Covid-19. “Njerëzit që duan të bëjnë një udhëtim në Evropë, por duan të shmangin destinacionet me rrezikun më të lartë, kanë vetëm disa zgjedhje : Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të gjitha në Gadishullin Ballkanik ose Armenia, në rajonin malor të Kaukazit”, ka shkruar CNN. Prestigjozja amerikane e ka bërë këtë artikull bazuar në analizat e Qendrave Amerikane…
Presidenti i Ukrainës Zelensky ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të ndalojë importin e naftës dhe gazit rus në paketën e ardhshme të sanksioneve, sipas BBC. Gjatë një fjalimi në paralamentin lituanez, ai shprehu vlerësimin për ndalimin e importeve të gazit rus, por kritikoi BE-në për hezitimin e vendosjes së sanksioneve shtesë kundër Rusisë. Liderët e BE-së u takuan të hënën për të diskutuar grupin e gjashtë të sanksioneve, të cilat mund të përfshinin naftën dhe gazin rus, por nuk arritën në nëjë marrëveshje.
Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot në mbledhje Grupin Parlamentar të PD, që ka nisur që prej orës 13:00. Bëhet me dije se në mbledhje mungon sërish Lulzim Basha dhe po ashtu edhe 7 deputetë të tjerë. Në mbledhje mësohet se Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj si kryetar të Grupit Parlamentar të PD. Sipas Berishës, Alibeaj po mbron interesat e Lulzim Bashës. “Përbashkimi i PD-së ka patur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë, si në bazë, si te deputët për të zhbërë për një periudhë të shkurter perçarjen por po ju them në këtë kontekst u shpreh publikisht…
Sot, Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbajti seancën e radhës në të cilën ka vendosur riçeljen e hetimit gjyqësor ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Mësohet se në këtë proces nuk do të pranohen dëshmitarë, ndërsa raportohet se do të paraqiten prova të reja në shkallën e dytë të vettingut. “Pasi dëgjuam parashtrimit e komisionerit publik e atë te subjektit te rivlerësimit, vendosi te riçelë hetimin e te merren provat e depozituara nga Imeraj. Riçelet hetimi gjyqësor. Është rrëzuar kërkesa për thirrjen e dëshmirarëve. Si dhe refuzohet kërkessa për të thirrur si dëshmitar anëtaret e KLPK të shkallës…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Fierit mesditën e kësaj të marte. Krimi monstruoz në familje ndodhi rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, ku shtetasi Xhevair Hoxha, 61 vjeç, raportohet se ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi, 30 vjeçe. Pasi ka kryer krimin e rëndë në shtëpi 61 vjeçari ka varur veten në një pemë pas banese. Policia njofton: “Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten…
Një ditë më parë, Donald Veshaj bëri reagimin e parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Me anë të një postimi në “Instastory”, Veshaj la të kuptohej se ai e ka mbyllur kapitullin me Beatrixën dhe po mundohet që të rifitojë ishin e tij, moderatoren Bora Zemani. “Jam i lumtur për eksperiencën por i penduar për humbjen time aty. Një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Big Brother ishte fun dhe unë mendoj që i mora dhe i dhanë maksimumin tim. Kam kërkuar falje…
Pas luftës së nisur në Ukrainë që në 24 shkurt të 2022, Italia së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje me Algjerinë për të forcuar lidhjet energjetike dhe për të rritur eksportet e energjisë të shtetit të Afrikës së Veriut drejt saj. Mediat vendase bëjnë me dije se lajmin e ka bërë me dije kryeministri italian Mario Draghi, duke shtuar se ato ishin një hap i rëndësishëm në përpjekjen e Italisë për të reduktuar varësinë e saj nga gazi rus. “Të tjerët do të pasojnë,” tha Draghi nga kryeqyteti Algjer, pas një takimi me presidentin algjerian Abdelmadjid Tebboune. Italia, e cila është…