Mariupoli nuk po gjen qetësi nga sulmet ruse. Së fundmi, 7 persona kanë mbetur të vrarë pasi një tank sulmoi godinën e organizatës katolike për bamirësi në qytetin e Mariupolit, në Ukrainë.
Lajmin e konfirmoi vetë organizata bamirëse nëpërmjet një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Twitter”.
“Zyra jonë e Caritas në Mariupol u qëllua nga një tank dhe njerëzit ishin aty në atë kohë. Shtatë persona u vranë, duke përfshirë dy gra anëtare të stafit”, bën me dije organizata në Twitter.
