Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin Opinion, kur ndërkohë që po diskutohej për çështjen e inceneratorëve, kreu i qeverisë u çua nga karrigia dhe u afrua tek publiku. Kryeministri Edi Rama është përpjekur t’ju shmanget pyetjeve mbi inceneratorët dhe kete here zgjodhi nje menyre tjeter, duke u marre me publikun. Fevziu: Sipas letrës që kompania ju ka sjellë juve kostoja e fitimit do ishte 120 mln euro për 30 vjet. (Rama çohet nga karrigia) Fevizu: A do të ikësh tani?! Rama: Do bëj edhen unë muhabet tani. Si keni qenë? Fevziu: Shpenzimi i trajtimit të plehrave është 12.5 euro dhe…
Author: tirana
Historia e sherrit mes kryesekretares së Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku dhe bashkëshortit të saj, Oltion Leka ishte vetëm një justifikim. Sipas News24 në të vërtetë 34-vjeçarja ka qenë rrëmbyer. Deri më tani mësohet se policia e ka gjetur Markun duke ecur rrugëve të qytetit dhe jo në hotel, siç edhe vetë ajo ka deklaruara para autoriteteve. Paraprakisht dyshohet se Marku është rrëmbyer nga persona që kanë lidhje me dosjet e pronësisë në Lezhë dhe se burrë e grua janë kërcënuar e janë detyruar që të inskenojnë sherrin e historinë e largimit të 34-vjeçares nga shtëpia pas debateve. Kujtojme se…
Presidenti i Republikës Ilir Meta procesin për zgjedhjen e presidentit të ri e shikon me skeptizicëm. Sipas kreut të shtetit, negociatat me opozitën nuk ezksitojnë, pasi sic u shpreh ai cështja e zgjedhjes së presidentit është çështje gustosh, cilit do ti pëleqejë Edi Rama. “Çështja e presidentit nuk përbën interes për negociata dhe nuk ka për të qenë çështje reale negociatash, por është çështje gustosh, se cilit do ti shijojë me shumë për ketë detyrë të vetmit person që merr vendime në mazhorancën aktuale. I gjithë ky proces më duket një fars. Unë jam kundër farseve dhe opozita në tërësi…
Garry Kasparov, shahisti më i mirë në histori, ka kritikuar Vladimir Putinin dhe njëkohësisht Perëndimin për luftën në Ukrainë. Me banim në Nju Jork, Kasparov tha për një emision televiziv spanjoll se Putin mund të bëjë ç’të dojë nëse nuk ndalet. “Mendoj se jemi një hap larg Luftës së Tretë Botërore. Nuk e them unë këtë, por e thotë Putini. Është e rëndësishme të dëgjojmë se çfarë thotë ai diktator. Diktatorët nuk pyesin “pse?”, por pyesin “pse jo?”. Putin është i aftë të bëjë çdo gjë nëse nuk e ndalim”, tha Kasparov për “El Objetivo de La Sexta”. Kasparov gjithashtu…
Këtë të enjte, Ministria e Jashtme e Malit të Zi shpalli si persona të padëshiruar edhe katër diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Mal të Zi. “Nota formale për këtë vendim, ku parashikohet një afat prej shtatë ditësh për t’u larguar nga territori i vendit tonë, i është dorëzuar sot ambasadorit rus”, thuhet në njoftimin e ministrisë. “Ministria Jashtme malazeze e ka marrë vendimin në bazë të vlerësimit të organeve përkatëse të sigurisë në Mal të Zi për veprimtarinë e diplomatëve rusë dhe sipas nenit 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, bënë të ditur kjo ministri. Në…
Plani i qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri, ka sjellë debate të shumta dhe të gjithë po shpalosin idetë lidhur me këtë çështje. Spartak Ngjela thotë se babai i tij, kur ishte ministër i Ekonomisë, e ka propozuar që në komunizëm legalizimin e bimëve mjekësore, mes të cilave edhe kanabisit, që sipas tij do t’i sillnin vendit të ardhura 2 miliardë dollarë në vit. Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, njoftoi se kanabisi mjekësor do të legalizohet, sepse kjo është edhe dëshira e 61% të qytetarëve, që sipas tij kanë marrë pjesë në nismën e “Këshillimit Kombëtar”.
Kongresi i 9 prillit, i Partisë Socialiste do të jetë ndryshe nga çdo herë tjetër. Nuk do të jetë vendosur vetëm në Pallatin e Kongreseve, por do të jetë i shtrirë dhe në sheshet e kryetyetetit. Jo vetëm kaq, në to mund ta marrin pjesë dhe qytetarë. Ministrja e Shtetit për Standardet Milva Ekonomi ka folur dhe mbi hipotezën e ndryshimeve në qeveri. “Siç ka thënë Rama nuk priten ndryshime në qeveri në këtë kongres. Pritet të kemi një raport të mirëbërë dhe ndryshime në statut. Mandati i tretë kërkon energjizim të brendshëm dhe PS e ka pasur si udhëheqës…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja u regjistrua në rrugën Fortuz në kryeqytet, ku siç shihet edhe nga pamjet në aksident janë përfshirë disa makina. Sikurse shihni edhe nga pamjet, dëmet në automjete janë të konsiderueshme. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Kanabisi do të testohet si një ilaç për qetësimin e dhimbjeve te mijëra britanikë – të cilët, nëse janë të suksesshëm, mund ta shohin ilaçin të përshkruar në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS). Kanabisi do të merret çdo ditë nga pesë mijë pjesëmarrës me dhimbje kronike, të shkaktuara nga sëmundjet, përfshirë artritin. Instituti Kombëtar për Ekselencën e Shëndetit dhe Kujdesit (Nice) do të vlerësojë më pas nëse kanabisi duhet të bëhet një trajtim i miratuar për deri në 15 milionë të rritur. Rreth një në tre të rritur në Angli kanë dhimbje kronike, të përcaktuara si dhimbje që zgjasin më shumë…
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Sukth-Maminas, në rrugën dytësore ku shtetasi E. Sh., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjeti i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Zëdhënësi i Presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, ka pranuar se Rusia ka pësuar humbje të konsiderueshme trupash. “Po, kemi humbje të konsiderueshme të trupave ushtarake dhe kjo është tragjedi për ne”, tha Peskov. I pyetur nga Sky News nëse lufta në Ukrainë është një “poshtërim” për ushtrinë ruse për shkak të tërheqjes nga Kievi, Peskov u shpreh se ky është keqkuptim. Sipas tij, tërheqja e trupave ruse nga Kievi është shenjë për të ulur tensionet pas bisedimeve të paqes. “Ky është një akt i vullnetit të mirë për të ulur tensionet gjatë bisedimeve të paqes”, tha zëdhënësi i Kremlinit.
Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta është shprehur kundër nismës së qeverisë për legalizimin e kanabisit. Në një reagim gjatë ditës së sotme, pas deklaratave të kryeministrit Rama ai thotë se “nuk dua të besoj se një nismë e tillë është dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit të lëndëve narkotike”. Në reagimin e tij, Meta e konsideron legalizimin e kanabisit si Kalë Troje i drogave më të rënda në jetën e shumë të rinjve. “Ky legalizim mund të jetë gjithashtu paradhoma e shumë fenomeneve të tjera të dëmshme për shoqërinë, sikurse monopolet apo logjikat mafioze. Personalisht më çudit fakti…