Author: tirana

Ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë thirrje që NATO të vendosë anije në Detin e Zi. Nëpërmjet një intreviste në Sky News Vadym Prystaiko i bëri thirrje NATO-s dhe forcave të tjera ndërkombëtare që të jenë më aktive në Detin e Zi, duke thënë: “Duhet të zhbllokojmë Detin e Zi. Rusët na bllokojnë detin. Ky është deti ynë. Ne kemi nevojë për këtë që ndihma. Ne jemi përgjegjës për një pjesë të konsiderueshme të sigurisë ushqimore në mbarë globin. Shumë kombe në Afrikë ushqehen për shkak të grurit ukrainas. Dhe ky drith na ka ngecur në magazina,…

Read More

Këshilli i Ministrave të Bjellorusisë ka miratuar së fundmi një listë ku renditen vendet e shpallura si jo mike. Ky vendim i qeverisë bjelloruse u publikua në Portalin Kombëtar Ligjor të Internetit. Përveç vendeve të BE-së, në listë përfshihen edhe 12 shtete të tjera, të cilat janë: SHBA, Briania e Madhe, Australia, Kanadaja, Norvegjia, Zelanda e Re, Shqipëria, Islanda, Maqedonia e Veriut, Lihtenshtajni, Mali i Zi dhe Zvicra. Theksohet se vendimi në fjalë hyn në fuqi nga dita e publikimit zyrtar. Ndërkohë, ditën e djeshme, më 7 prill, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko nënshkroi një dekret që synon “mbrojtjen e…

Read More

Çmimet e konsumit në Republikë u rritën me 6.7% deri në mars 2022, norma më e lartë vjetore e inflacionit që nga nëntori i vitit 2000. Çmimet u rritën me 1.9% vetëm në mars, rritja më e madhe mujore që nga fillimi i serisë mujore të Indeksit të çmimeve të konsumatorit në 1997. Gjatë vitit të kaluar, kostot e transportit janë rritur me 18.7%, ndërkohë që rritja e faturave ka rritur me 17.4% kostot e “Strehimit, Ujit, Energjisë Elektrike, Gazit dhe Karburanteve të Tjera”. Pijet Alkoolike dhe Duhani janë 7% më të shtrenjta. Gjithashtu çmimet e naftës dhe benzinës u…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:05, një elektriçist 61-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa ishte duke rregulluar linjën e tensionit të mesëm në fshatin Midhë në Burrel. Shtetasi me inicialet S. Gj., 61 vjeç, banues në Komsi, Mat është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Mat Më datë 07.04.2022, rreth orës 23:05 në urgjencën e spitalit Burrel, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi S. Gj., 61 vjeç, banues në Komsi Bashkia Mat ( elektriçist) i cili duke rregulluar linjën e tensionit të mesëm në fshatim Midhë, dyshohet se nga shkarkimi…

Read More

Grupi britanik, Pink Floyd ka publikuar projektin e tij të parë pas gati 30 vjetëve, për të mbledhur para si ndihmë humanitare për Ukrainën. Në projektin muzikor është përfshirë edhe zëri i një këngëtari ukrainas, i cili ka hequr dorë nga një turne ndërkombëtar për të luftuar për shtetin e tij dhe më pas është plagosur. “Hej, hej, ngrihu” është këngë e anëtarëve të grupit Pink Floyd, David Gilmour dhe Nick Mason, me vokalet e këngëtarit ukrainas, Andriy Khlyvnyuk. Khlyvnyuk këndon një këngë patriotike ukrainase nga një projekt që ka realizuar para Katedrales Shën Sofia në Kiev dhe e ka…

Read More

Sot shënohet dita e tretë që nga zhdukja e 10-vjeçarit i cili ra në lumin Fan në Mirditë teksa shkoi të merrte topin. Ditën e sotme kanë rinisur sërish kërkimet për gjetjen e tij, megjithatë nuk ka asnjë gjurmë deri më tani. Polumbarët e RENEA-s janë duke punuar intensivisht përgjatë rrjedhës së lumit në mënyrë që të gjejnë trupin e vogëlushit. Ndërkohë, dje bë edhe devijimi i pjesshëm i ujit pranë një ure ku dyshohej se mund të ishte trupi i pajetë, por kjo përpjekje rezultoi pa sukses.

Read More

Shtatzënia po mbaron dhe duhet shumë pak, që Georgina Rodriguez të sjellë në jetë binjakët e saj, që ka nga lidhja me Cristiano Ronaldon. Modelja është në pritje të një djali dhe një vajzë, duke zgjeruar kështu familjen tashmë të madhe të CR7. E veshur gjithmonë me shumë stil dhe e mësuar me një jetë ekstra luksoze, Rodriguez, e cila është një personazh i famshëm në Spanjë, merr një “rrogë” të majme dhe shumë të endërruar nga futbollisti, për menaxhimin e fëmijëve të saj, një shifër që arrin rreth 100 mijë euro në muaj. Sipas revistës El National, e cila…

Read More

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka publikuar një foto, me sa duket nga fushata e një viti më parë për zgjedhjet e përgjithshme, teksa jep dhe një mesazh me të cilin shigjeton ambasadoren e SHBA-ve. Paloka shkruan se ‘ne besojmë tek parimet e demokracisë dhe drejtësisë, jo tek ata që në emër të tyre i shkelin në çdo hap’. “Si sot një vit më parë.Ne besojmë tek parimet e demokracisë dhe drejtësisë, jo tek ata që “në emër të tyre”, i shkelin në çdo hap që hedhin!”, shkruan Paloka.

Read More

Ndërtimi i lagjes më të re në Ndroq duket se është drejt përfundimit. Pas ndërtimit të 61 shtëpive të para të cilat u ringritën po aty ku u shembën, tashmë edhe lagjja e re e cila p0ërmban 74 banesa ka hyrë në fazën e fundit të ndërtimit të saj. Tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit të vitit 2019 la pa strehë plot 350 banorë të Njësisë Administrative Ndroq në Bashkinë Tiranë, të cilët tanimë do të sistemohen në një lagje të re, të urbanizuar, me shtëpi të reja. Në ditët në vijim, një bllok tërësisht i ri banimi me 74…

Read More

Policia ka arrestuar sot një 38-vjeçar në Tiranë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, uniformat blu sekuestruan një armë zjarri “Sharrs”, një armë gjahu shotgun, tre armë zjarri pistoleta me mulli, një pushkë sportive, tre armë antike, një krehër me municion luftarak, shtatë shpata antike, dy thika dhe një palë dylbi ushtarake. Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim xhaxhain e tij për moskallëzim krimi. Njoftimi i plotë i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje,…

Read More

Sot, në orën 12:00 në kryeqytet, komuniteti ukrainas ka thirrur një manifestim te madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila po përballet me agresionin rus. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit nga ora 12:00 deri në orën 15:00. Kufizime do të ketë në segmentet e mëposhtme: • Bulevardi “Bajram Curri”, segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Ibraim Rugova” deri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmentin nga kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri” deri…

Read More

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një shtetase 41-vjeçare e cila u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm me makinë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “ROAD GUARD 12”, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetases E. Sh., 41 vjeçe, banuese në Sarandë. Në aksin nacional Tepelenë – Krahës, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasja E. Sh. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e saj tip “Honda”, nga Saranda për në Tiranë, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Njoftimi i policisë: “Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD…

Read More