Author: tirana

Më datë 10 nëntor 2020, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.272, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Procedimi penal nr. 272/2020, ka nisur mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, mbi dyshime për përfshirjen e disa prej punonjësve të policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë në veprimtari të paligjshme për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal “Kontrabandës me…

Read More

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste dhe deputeti i kësaj force politike, Arben Pëllumbi ka dhënë një intervistë për emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku, në të cilin ka zbuluar se si pritet të përzgjidhet emri i presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë. Pëllumbi u shpreh se përzgjedhja e emrit do të vijë nga propozimet konkrete që do bëjë çdo deputet i Partisë Socialiste.  “Të 74 deputetëve të Partisë Socialiste do t’u shpërndahet një letër me zarf në të cilin duhet të shkruajnë tre emra si kandidatë të mundshëm që ata mendojnë për të qenë president i Republikës. Në…

Read More

Një person është gjetur i pajetë një ditë më parë në një dhomë hoteli në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lord Bajron”, në një dhomë hoteli, ku është gjetur pa shenja jeta dhe pa shenja dhune, shtetasi H. R., 39 vjeç. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje, policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes “Më datë 07.03.2022, në rrugën “Lord Bajron”, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jeta dhe pa shenja dhune, shtetasi H. R., 39 vjeç. Punohet për sqarimin e…

Read More

Presidenti i Gjermanisë ka bërë thirrje për ngritjen e një Gjykate për të hetuar Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov për krimet e luftës që kanë kryer në Ukarinë. Sipas revistës gjermane De Spiegel kush do që ka përgjegjësi për krimet e luftës duhet të vihet para drejtësisë. “Kjo përfshin ushtarët. Kjo përfshin komandantët ushtarakë. Dhe sigurisht edhe ata që kanë përgjegjësinë politike.”

Read More

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim u takua ditën e sotme me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja. Kryediplomatja amerikane gjeti rastin të urojë gjithë prokurorët dhe hetuesit për punën e bërë në kuadrin e reformës në drejtësi. Me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në “Twitter”, ambasadorja amerikane thekson se asnjë nuk qëndron mbi ligjin, gjë që sipas saj duket nga numri i lartë i hetimeve, ndjekjeve penale dhe konfiskimeve të pasurisë që po kryen nga drejtësia shqiptare. Po ashtu, ambasadorja Kim shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të…

Read More

Të hënën e kaluar, ish-sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runej dhe legjenda e Liverpul, Xhejmi Karagher ishin të ftuar në emisionin “Monday Night Football”, ku ndër komentet që bënë, përmendën dhe yllin portugez, Kristiano Ronaldo duke folur për rolin e tij që ka te “Djajtë e Kuq”. Anglezi Uejn Runej e cilësoi transferimin e Ronaldos në “Old Trafford” si një gabim nga klubi dhe theksoi se do të bënte një gabim akoma dhe më të madh nëse do ta mbante dhe për sezonin e ardhshëm portugezin. Në një postimi të bërë nga Runej pas emisionit, Ronaldo i komenton anglezit, duke…

Read More

Prangosen disa drejtues të policisë shqiptare në pikën kufitare të Kosovës në Vërmicë. Aksioni “Pika” ishte nisur disa javë më parë me arrestimin e 50 zyrtarëve policorë, ndersa ka vazhduar edhe sot. Sipas mediave në Kosovë sot priten të arrestohen rreth 20 efektivë policie të Kosovës dhe 40 të tjerë në radhët e policisë shqiptare. Ata dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore në Shqipëri. NJOFTIMIKomunikatë e përbashkët…

Read More

Sipas zyrtarëve të BE-së, Bashkimi Europian ka ndërmarrë sanksione edhe ndaj 2 vajzave të presidentit rus, Vladimir Putin, shkruan “skynews”. Ato quhen Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova dhe të dyja janë pjesë e listës së sanksioneve të BE-së të cilat lidhen me ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit. Zyrtarët europianë që bënë të ditur lajmin folën në kushte anonimiteti, pasi lista e përditësuar e sanksioneve nuk është publikuar ende zyrtarisht. Rikujtojmë se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se kanë sanksionuar dy vajzat e Putinit.

Read More

Prokurorja që po heton vdekjen misterioze të Georginës në Greqi ka dhënë urdhër për hapjen e varrit të 9-vjeçares e cila dyshohet se është vrarë nga e ëma, Roula Pisporgou. Jo vetëm kaq ka dyshime se 33-vjeçarja ka gisht edhe në vdekjen e 2 vajzave të tjera të saj, Irisi shtatëmuajshe dhe Malena 3 vjeç e gjysmë, të cilat kanë ndërruar jetë në rrethana të paqarta. Christina Salappa ka urdhëruar hapjen e varrit të fëmijës dhe heqjen e tabletit, të cilin e ëma e saj ia kishte vendosur brenda në arkivol. Do të bëhet ekspertizë e tabletit, pasi pritet të…

Read More

Tirana nuk është vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, por dhe i përdorimit të drogës në krahasim me qytetet dhe rrethet e tjera. Gjithashtu në kryeqytet janë bërë dhe operacionet më të mëdha të personave të cilët kanë rënë në pranga për shitje, përdorim të lëndëve narkotike, të ndryshme, që nga ato më të lehtat deri tek ato më të rëndat dhe më të shtrenjtat. Gazetari Isa Myzyraj ka publikuar fotot e një vajze shqiptare, duke pirë marijuanë, hashash, në një nga rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë.  

Read More

Një tjetër rast mashtrimi nëpërmjet “call centre” është goditur sot nga Policia e Tiranës ku për pasojë, 2 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen për mashtrim dhe për fshehje të të ardhurave. Falë finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Trick”, u bë arrestimi në flagrancë, i shtetasve Blerina Kamberaj 37 vjeçe dhe Roland Kamberaj 40 vjeç, të cilët ishihn të dy administratorë në një “call center”. Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, nëpërmjet…

Read More

Nëse do t`ju kalonte në krah në rrugë, nuk do ta kuptonit se ajo që kishit pranë ishte gruaja më e pasur e botës. Kjo për faktin se Francoise Bettencourt Meyers, mbesa e themeluesit të L’Oreal, Eugène Paul Louis Schueller dhe femra më e kamur e globit për vitin 2022, është shumë e thjeshtë. Në përgjithësi lyyhet pak, ose aspak e nuk ka bërë as operacione estetike e as botox, por ka një pamje mjaft natyrale, edhe pse mundësitë për ndërhyrje, nuk i mungojnë. Francoise u bë trashëgimtarja e L’Oreal në Francë në vitin 2017, kur nëna e saj Liliane…

Read More