Të shtunën Partia Socialiste mbledh organin kryesor vendimarrës, kongresin. Pasi të vetëkritikohen, do të vendosen objektivat për garën e ardhshme elektorale, zgjedhjet vendore të 2023-it. Çeljen e kongresit do ta prijë një diskutimi në pesë tryeza të ndryshme që do të vendosen në mjediset e jashtme të Pallatit të Kongreseve. Në sheshin “Skendërbej”, atë “Italia” dhe në bulevardin para zyrës së presidentit, do të ngrihen pesë pikëtakime mes socialistëve, kryesisht ministra dhe grupeve të interesit për të diskutuar për integrimin, energjinë, mjedisin, shëndetësinë apo bujqësinë. Në vëmendje do të jetë edhe situata në të cilën gjendet vendi për shkak të…
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Kasharit. Bëhet me dije se soleta e një pallat është shembur dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një punëtor. Shtetasi P.A, 50 vjeç, ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar, menjëherë ai është nisur drejt spitalit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga informacionet paraprake mësohet se soleta është shembur gjatë hedhjes së betonit. “Tiranë/Informacion paraprak Më datë 08.04.2022, në Qafë Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. A., 50 vjeç, i cili si pasojë është…
Flamingot janë rikthyer në habitatin e tyre të preferuar në lagunën e Kune Vainit të Lezhës. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila postoi një foto të flamingove që pushtojnë lagunën. “Mirëmëngjes me një çast nga spektakli i flamingove në Kune Vain”, tha ministrja Kumbaro. Laguna e Kune Vainit është rreth 8 kilometra larg qytetit të Lezhës dhe shumë pranë atij të Shëngjinit. Në përbërje të lagunës hyjnë mjedise detare, lagunore, ligatinore, pyje, shkurre dhe livadhe, që ndërthuren hijshëm midis tyre. Laguna dallohet për larmi të madhe të botës së gjallë me rreth…
Është dënuar me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau mësuesen e shkollës fillore teksa viktima po shëtiste në një park në Londër. 36-vjeçari Koçi Selamaj do të vuajë të paktën 36 vjet burg për sulmin brutal ndaj Sabina Nessa. Emigranti shqiptar ka sulmuar në mënyrë barbare mësuesen angleze, duke e qëlluar 34 herë në kokë me një send metalik. Prokurorja Alison Morgan ka deklaruar se Sabina Nessa është goditur me një objekt rreth 60.96 cm dhe se sulmi ishte i paramenduar. Koçi Selamaj është me origjinë nga Elbasani. Ai punonte në Angli si shpërndarës picash. Ai u arrestua gjatë një…
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka dënuar sulmin rus në stacionin hekurudhor në Ukrainën Lindore. Në një deklaratë, Zelensky akuzoi forcat ruse për sulmin e qëllimshëm sipas tij në Kramatorsk, ku dhjetarë qytetarë mbetën të vrarë dhe qindra të tjerë u plagosën. Të paktën dy fëmijë u raportuan mes viktimave, nga kreu i hekurudhave të Ukrainës. Nga ana tjetër kryetari i bashkisë së Kramatorsk tha se rreth 4 mijë njerëz ndodheshin në stacion në kohën e sulmit. “Në mungesë të forcës dhe guximit për t’u përballur me ne në fushën e betejës, ata po shkatërrojnë në mënyrë cinike popullsinë civile.…
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar SHqiptar, Fidel Ylli, ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme me Ministrinë e Arsimit dhe të Sporteve, ku ndër të tjera ka prezantuar edhe idenë e tij për rihapjen e basteve sportive. Teksa u shfaq i pezmatuar nga buxheti i qeverisë për sportin, ai tha se rikthimi i basteve të kontrolluara nga qeveria mund të sjellë shumë të ardhura për shtetin, ku një pjesë e të atyre që do mblidhen nga taksat të shkojnë për sportin. “Ne duam që këto para t’i kontrollojë qeveria, jo Federata, as KOKSH-i, por vetë qeveria sepse mbledh të ardhura…
Ish-kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e këngëtarit Bojken Lako, i cili u arrestua se hapi një dritare në studion e tij. Berisha dënoi vendimin, duke e cilësuar si hakmarrje nga Rama për këngëtarin “Çështja e tretë që desha të sjellë, është dënimi me 3 vjet burg i këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Bojken Lako. Një akt i pashembullt, i paprecedente, një urrejtje e neveritshme e sëmurë e Edi Ramës, ndaj një njeriu, një këngëtari të mirënjohur, i cili nuk pranoi ndonjëherë t’i thur këngë brendit të Milva Konomit, Skënvervuçit të Spiropalit, pothuaj Zuesit të Bilalit. Një artist i…
Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në liqenin e Kastriotit. Blutë e Dibrës bëjnë me dije se është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar e moshës rreth 45-vjeçe. Dibër/ informacion paraprak Rreth orës 14.00, datë 08.04.2022, në rezervuarin e fshatit Rrenxë, Dibër është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar e moshës rreth 45-vjeçe. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e saj.
Teksa foli para gazetarëve, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka komentuar zhvillimet e sotme në vend. Ai u ndal si fillim në shprehjet diskriminuese krahinore. “Unë jam krenar që jam malësor”, u shpreh ministri. Mes të tjerash, Manja deklaroi se e mbështet punën e bërë nga organet e vettingut, por sa i përket gjuhës së urrejtjes, ai tha se e dënon atë dhe nuk ka më asnjë koment më shumë se kaq. Gjithashtu, Ministri i Drejtësisë foli edhe për vendimin e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore, ku nënvizoi se nuk ka asnjë shqetësim në këtë drejtim dhe janë shumë vende…
Sali Berisha deklaroi se Këshillimi Kombëtar i ngritur nga qeveria shqiptare është agjenci mashtrimi dhe se INSTAT është angazhuar në mbledhjen e statistikave pa marrë miratim nga parlamenti. Për këtë arsye Berisha tha se EIROSTAT mund të mbajë qendrim të dëmshëm kundrejt vendit tonë.“Është gjëja më qesharake që ka ndodhur. Agjencia e Këshillimit në mënyrë të kundraligjshme dhe shkatërruese ka angazhuat pa autorizim të paralmentit INSTAT.INSTAT është institucion që varet direkt nga parlamenti. INSTAT ka përdorur statistika të një agjencie që nuk ka tagër për prodhim statistikash. Këshillimi kombëtar është agjenci e mashtrimit kombëtar të plotësuar në zyrat e PS,…
Lidhur me aksionin e përbashkët policor kundër korrupsionit dhe kontrabandës mes Shqipërisë dhe Kosovës në pikën Kufitare të Morinës, ka reaguar edhe Ministria e Brendshme e vendit tonë. Ka qënë vetë Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ai që në reagimin e tij thekson se ky ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Më tej, Çuçi tha se në Policinë e Shtetin nuk ka vend për punonjës të korruptuar. “Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA) për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetra punonjës policie të Pikës Kufitare në Morinë. Ishte një hetim model për ndëshkimin e…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë një prononcim për mediat ku ka folur lidhur me aksionin e SPAK të zhvilluar ditën e sotme në pikën kufitare në Morinë, nga i cili u arrestuan 31 policë dhe punonjës shqiptarë dhe 25 policë të Kosovës. Teksa ndodhej në Kakavijë, Nano njoftoi se ai qëllimi i tij primar që në fillim ka qënë pastrimi i figurës dhe uniformës së policisë. Sipas tij, aksioni i uniformave blu do të vijojë ndaj çdo efektivi e punonjësi që abuzojnë me detyrën. “Në këtë operacion policia e shtetit është ndaluar dhe që…