Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 846 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:10 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Lushnje, nga 2 qytetarë në Elbasan, Divjakë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Mallakastër, Delvinë, Pogradec, Berat, Dimal, Kuçovë.Janë 372 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas finalizimit të operacionit të SPAK në Pikën Kufitare të Morinës. Në një postim në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë përgëzon bashkëpunimin mes Prokurorisë së Posaçme dhe SHÇBA, duke e cilësuar operacionin që çoi në arrestimin e dhjetëra policëve si shembullor. “Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë”, shkruan Rama. Me 26 zyrtarë policorë të arrestuar ka përfunduar aksioni “Pika…
Kryetari I Bashkisë së Tiranës Errion Veliaj deklaron se Presidenti I ri I vendit duhet të jetë një njeri dinjitoz dhe q ënuk investon në përccarjen e vendit. Në një intervistë për TV Klan, Veliaj thotë se çdo figurë që është e kundërta e Ilir Metës dhe konsiderohet dinjitoze, do të vlerësohej me seriozitet. “Ka një grup pune në Partinë Socialiste si partia qeverisëse dhe partia më e madhe sot në Shqipëri dhe parlament që po mbledh rekomandime dhe dua t’i ftoj të gjithë qytetarët që nëse duan të rekomandojnë personalitete, njerëz që ata mendojnë që janë dinjitozë, që nuk…
Vladimir Putin ka marrë pjese në funeralin politikanit të ekstremit të djathtë në një katedrale në Moskë sot. Udhëheqësi rus shoqërohej nga një burrë me kostum që mbante çantën e cila mund të sulmojë nga distanca, gjatë ceremonisë së hapur të arkivolit për ultranacionalistin Vladimir Zhirinovsky. Te pranishmit u larguan gjithashtu kur presidenti bëri nderimet e tij për Zhirinovsky, duke treguar frikën e tij për një atentat në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar. “Për Vladimir Putinin, salla ku njerëzit i dhanë lamtumirën Zhirinovskyt u zbraz plotësisht nga njerëzit madje edhe nga të afërmit në karrige”, raportoi kanali Telegram VCHK-OGPU. Në të…
Guvernatori i rajonit Sumy në veri-lindje të Ukrainës ka bërë me dije se ushtria ukrainase ka rimarrë kontrollin e plotë të zonës. Dmytro Zhyvytskyy ka shkruar në rrjetet sociale se forcat ruse janë tërhequr nga Sumy, por ka paralajmëruar banorët që të mos ktheheshin përpara se të pastroheshin minat. Qyteti, i cili është afër kufirit rus, ishte skena e bombardimeve dhe luftimeve të rënda në fillim të pushtimit. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha këtë mëngjes se forcat ruse tani janë tërhequr plotësisht nga veriu i Ukrainës
Një grup shkencëtarësh britanikë arrijnë për të parën herë të rinojnë lëkurën e njeriut. Arritja e madhe shkencore në fushën e mjekësisë është bërë nga një grup shkencëtarësh në Kembrixh, të cilët kanë arritur në kthejnë 30 vite pas lëkurën e një 53-vjeçareje. Teknika që është ende në zhvillim dhe që do kohë të shndërrohet në mjekim, mund të kurojë plakjen. BBC shkruan se shkencëtarët e Institutit Babraham përdorën teknikën e ripërpunimit qelizor të qelizave të ashtuquajtura “Fibroblaste”. Ato kanë si funksion sintetizimin e materialeve jashtëqelizore dhe kolagjenit për të kuruar dhe rigjeneruar lëkurën pas hapjes së plagëve. Shkencëtarët i…
Humbja e njerëzve të dashur është një frikë me të cilën ukrainasit jetojnë përditë. Ky djalosh i vogël ka humbur nënën e tij. Ai nuk i kupton arsyet e luftës, mbase as nuk alarmohet kur sirenat bien mbi qytetin e tij, por e ndjen që nënën…nuk do e shoh më kurrë. Në këtë fotografi nga Kievi, duket i vogli teksa me një tufë me lule në dotë i jep lamtumirën e fundit nënës së tij, mbi varrin e improvizuar. Sa dhimbje në një fotografi…
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje se Shqipëria do t’u bashkohet vendeve që kanë legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore. Bazuar në këtë deklaratë, gazetari investigativ, Artan Hoxha deklaroi se sa herë është folur për këtë çështje nga politikanët e lartë, “është përkthyer me idenë këtë vit më duket do na lënë të mbjellim”. “Tre herë është folur për legalizimin e kanabisit e të tre vitet janë shoqëruar me bum të kultivimit të kanabisit rekreativ, është folur për qëllime mjekësore por është përthyer në leje verbale të kultivimit të kanabisit e çuditërisht kanë qenë vite parazgjedhore. Në 2016, 2020, e këtë radhë…
Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur ndjeshëm aktivitetin ushtarak në Mesdhe, ku NATO ka aktualisht tre aeroplanmbajtëse me avionë, helikopterë bashkë me anijet e tyre shoqëruese. Po ashtu edhe Rusia ka rritur prezencën në zonë duke futur disa anije dhe të paktën një nëndetëse të klasit “Kilo”. Konkretisht, në Mesdhe tani ndodhet aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry Truman”. Kjo e fundit ndodhet aktualisht në detin Jon dhe pranë saj ndodhet anija ruse “Admiral Kulakov”. Ndërkohë në ujërat italiane ndodhet aeroplanmbajtësja “ITS Cavor”, e cila ndodhet në portin e Tarantos. Prej disa javësh në Mesdhe ishte edhe aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle”,…
Në Kosovë mendohet se janë mbi 20 mijë burra dhe gra të dhunuara seksualisht gjatë luftës së fundit. Një prej historive më të rënda, për RTV Dukagjinin e ka rrëfyer njëra prej të mbijetuarave, që përveç tmerrit të përjetuar, tregoi edhe për ndikimin e ngjarjes në marrëdhëniet me familjen, që nuk e kishin pranuar të kthehej në shtëpi. Ishte marrë me dhunë nga forcat paramilitare serbe për t’u dërguar në një objekt larg shtëpisë, vend ku më pas u dhunua seksualisht. “Kanë qenë tre veta… Njëri e kreu… i dyti, i treti. Unë kam qenë shtatzëne duke pritur çikë… I…
Gjykata e Tiranës ka bërë me dije se për statutin e PD-së do të pritet vendimi i formës së prerë. Kjo përgjigje vjen pasi në Gjykatën e Tiranës ekziston ende Basha kryetari PD-së. “Duke marrë parasysh interesimin e lartë të mediave, shtypit të shkruar, por edhe portaleve të ndryshme në lidhje me kërkesat e depozituara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe nga Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, si dhe paqartësive në lidhje me procedurat gjyqësore dhe administrative të këtyre kërkesave, informojmë sa vijon: Kërkesa me Nr.…
SPAK ka lëshuar urdhërarrest për urdhëruesin e dyshuar për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia. Burime bëjnë me dije se SPAK kërkon arrestimin e shtetasit Jemin Sheraj, si i dyshuar për urdhrin. Gjatë hetimeve të kryera nga SPAK, Sheraj rezulton të jetë ulur në kafe me Skënder Vathin, i arrestuar më herët si i dyshuar për vrasjen e Sofisë.