Nëse deri sot, një litër naftë kushtonte 228 lekë për litër, pas orës 6 të mbrëmjes së sotme çmimi i saj do të shkojë në 219 lekë. Ndërkohë, benzina do të shitet me 205 lekë për litër dhe gazi 115 lekë për litër. Ky vendim i Bordit hyn në fuqi ditën e sotme, më datë 08.04.2022, ora 18.00 p.m dhe do të mbetet i tillë deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Njoftimi: “Bordi i Transparencës i mbledhur në…
Author: tirana
Duke i’u referuar “News Medical”, njerëzit që mbajnë syze janë më pak të rrezikuar për t’u infektuar me Covid-19. Por, sipas një studimi të madh britanik, e njëjta gjë nuk është e vërtetë për lentet e kontaktit, të cilat nxjerrin në pah rëndësinë e syve kur koronavirusi hyn në trup. Disa studiues të Kolegjit Universitar të Londrës analizuan të dhënat për 19,166 njerëz dhe duke marrë parasysh faktorë të tjerë rreziku, ata dolën në përfundimin se risku i infektimit është 15 % më i ulët për ata që mbajnë syze. Theksohet se efekti mbrojtës i syzeve zvogëlohet tek ata që…
Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat lidhur me nismën për legalizimin e kanabisit. “Është vendim për legalizimin e krimit, drogës, vrasjeve, dhe drogimin e të rinjve. Rrënimin e shëndetit fizik dhe mendor si dhe të identitetit të shqiptarëve.” u shpreh Berisha. “Vaj i kësaj bime apo nënprodukte të tjera përdoren. Për lehtësimin e disa rrethanave, si ankthi dhimbjet apo rrethana të tjera. Por studimet kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore dhe në procese të trurit. Shumëfishon psikozat më të rënda.” Kjo sipas Berishës do të bëjë kanabisin si simbol të Shqipërisë. “Shqipëria ka dhjetëra herë…
Mjeku Dritan Ulqinaku ishte i ftuar sot në emisionin “Wake Up” në Top Channel ku foli për pacientët që duan t’i japin fund jetës apo familjarët që kërkojnë mosndërhyrje nga mjekësia për zgjatjen e jetës së tyre. Gjatë intervistës, mjeku zbuloi se aplikohet eutanazia pasive thuajse çdo ditë pasi pacientët ose familjarët e tyre zgjedhin që të mos vijojnë me mjekimet ekstra në mënyrë që të mos torturohen. “Ndonëse mjekët kanë bërë Betimin e Hipokratit, në jetën e përditshme ndeshemi me një realitet që është i prekshëm çdo ditë. Përditë ka raste të tilla. Nga familjarët janë të shpeshtë. Shpesh…
Shefja e re e “Co-op”, koperativës konsumatore britanike, një sipërmarrje e shitjes me pakicë e shumicë të ushqimeve në Mbretërinë e Bashkuar njofton se çmimi i ushqimeve do të rritet mes mungesës së furnizimit. Shirine Khoury-Haq ka paralajmëruar se ndërprerja e furnizimit vazhdon të jetë një sfidë e madhe mes mungesës së brokolit, marules dhe vajit të lulediellit në raftet e shitësit me pakicë. “Ana e ofertës së gjërave është ende një sfidë e madhe globalisht. Për shembull, përmbytjet në Spanjë kanë ndikuar tek perimet jeshile si brokoli dhe marule. Në mënyrë të ngjashme, situata në Ukrainë ka ndikuar në…
Të paktën 39 persona raportohet të kenë vdekur dhe mbi 100 janë plagosur, pasi raketat ruse goditën një stacion hekurudhor në Ukrainën lindore. Mes viktimave kishte gra edhe fëmijë. Sipas autoriteteve ukrainase, dyshohet se stacioni hekurudhor ishte shënjestruar qëllimisht. Një mesazh i shkruar në rusisht në anën e raketës përforcuese të raketës, duket se lexonte: “Për fëmijët”. Sulmi erdhi pasi Presidenti Zelensky paralajmëroi se së shpejti do të zbuloheshin mizoritë e tjera nga forcat ruse në Ukrainë. Zelensky reagoi në lidhje me sulmin rus. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Zelensky shkruan se Rusia po shkatërron në mënyrë cinike popullin ukrainas,…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar ankorimin e kroçeres së parë me turistë në Sarandë. “Ndalet në Sarandë dalladyshja e parë që lajmëron ardhjen e sezonit më të bukur e më të pastër turistik deri më sot! Mbarësi🙏”, shkruan kreu i qeverisë.
Ditën e sotme, në kryeqytet po zhvillohet një protestë kundër diskriminimit krahinor në vendin tonë. Pjesë e kësaj proteste ka qënë edhe aktori i njohur Mehdi Malkaj i cili bëri përgjegjëse politikën për këtë përçarje mes shqiptarëve. “Unë jam malok , por unë kam edhe miq malok këtu. Miq të dashur njeriu nuk zgjedhe dot familjen. Nuk qëndron problemi se u grindën dy zyrtarë, por po bëhet një luftë e madhe për veriu , jug për të përçarë atë që quhet Shqipëri. Unë e dua shumë Shkodrën, e dua shumë Dibrën kam qenë më shfaqje , e dua vendin tim,…
Marshimit që po zhvillohet sot në Tiranë mbështetje të Ukrainës i është bashkuar edhe mbasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Një numër i konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë të cilët ishin bashkë me komunitetin ukrainas, e nisën marshimin e tyre nga sheshi “Skënderbej” dhe ai pritet të zgjasë rreth tre orë. Në të mori pjesë edhe Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Volodymyr Shkurov. Marshuesit janë ndalur te ambasada ukrainase, ku do të ketë edhe fjalime. Gjithashtu, pjesë e programit ishte edhe transmetimi i një mesazhi nga kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko i cili tregoi mirënjohje dhe vlerësim për këtë gjest mbështetjeje…
Është bërë i mundur identifikimi i autorit të plagosjes së 39-vjeçarit, Shpëtim Metoli në Tiranë. Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm tek rrethrrotullimi i Saukut. Sipas policisë, është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet D. A., 26 vjeç dhe aktualisht po punohet për kapjen e tij. Uniformat blu sqarojnë se pas një konflikti për motive të dobëta, i riu ka plagosur më armë zjarri në këmbë 39-vjeçarin. Njoftimi i policisë: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja…
Ka nisur me një videomesazh të kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, manifestimi i Tiranës në mbështetje të popullit të Ukrainës që prej javësh po përballet me agresionin rus, i cili ka shkaktuar deri tani mijëra viktima. Kryebashkiaku Klitschko në mesazhin e tij falënderon Tiranën zyrtare e cila po e mbështet në këto momente të vështira vendin e tij. Mesazhi i plotë i kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko: Të dashur qytetarë të Shqipërisë!E dashur Tiranë!I dashur miku dhe kolegu im, Erion! Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E…
Gjatë muajit mars të këtij viti, rritja e çmimeve të ushqimeve në vendin tonë ka kulmuar duke bërë që inflacioni të shkojë në 5.7%. Bazuar në një raport të publikuar nga INSTAT, aty thuhet se ‘Ushqimet dhe pijet joalkoolike’ u shtrenjtuan me 9.3% krahësuar me një vit me parë. Gjithashtu, të dhënat tregojnë se Indeksit të Çmimeve të Konsumit, në muajin Mars 2022, arriti 108,9 kundrejt muajit Dhjetor 2020. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Mars 2022 është 5,7 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,2 %. Sakaq, ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve…