Will Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në Academy Awards për 10 vitet e ardhshme. Ky vendim vjen pas incidentit që ndodhi me Chris Rock në ndarjen e çmimeve Oscar. Aktori gjuajti me shuplakë komedianin pasi ky i fundit bëri një shaka për gruan e tij, Jada. Akademia mori vendimin e saj të premten, gati dy javë pas shuplakës famëkeqe që u dëgjua në mbarë botën. Bordi i Guvernatorëve prej 54 personash u mblodh të premten në mëngjes për të marrë vendimin.
Author: tirana
Në Gjermani nuk do të ketë më vaksinim të detyruar për personat mbi 60 vjeç. Personat e infektuar me COVID do të duhet të bëjnë vetëm një karantinim vullnetar prej pesë ditësh. Nuk do të ketë më vaksinim të detyruar anti COVID për personat mbi 60 vjeç në Gjermani. Parlamenti gjerman tha JO. Projektligji i koalicionit qeverisës, në favor të të cilit ishte shprehur dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, u refuzua nga 378 deputetë, 296 votuan pro dhe 9 abstenuan. Nuk është miratuar në këtë mënyrë as versioni i zbutur i ligjit, një kompromis mes atyre që ishin pro dhe…
E ardhmja e Erling Haaland nuk është vendosur akoma, por ndërkohë kanë filluar të ravijëzohen skenarë pak më të saktë me përjashtimet e klubeve të ndryshëm të interesuar për norvegjezin. Manchester City, skuadra ku ka luajtur edhe babai i tij, mbetet deri më sot ai që është i pozicionuar më mirë në garën për sulmuesin e Borussia Dortmund. Avantazhi i klubit të Premier League është ekonomik, por edhe sportiv, duke parë se vetë Haaland e shikon me sy të mirë idenë për të punuar me Pep Guardiola-n. Ndërkohë, pasi Barcelona është tërhequr publikisht nga gara për arsye ekonomike, sulmuesi duket…
Këngëtarja e njohur, Eranda Libohova është mjaft e dashur për publikun shqiptar. Së fundmi Eranda ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites në Abc News dhe ka folur për karrierën e saj artistike dhe ka cekur fare pak atë private. Ndër të tjera, ajo ka përmendur edhe motrën e saj teksa ka treguar me nostalgji kur ka kënduar në festival me Irmën.”Krajka, kur na ka dëgjuar me Irmën ne të këndonim duet ai na ka thënë do t’ju bëj juve një këngë që të tingulloni si Abat. Ai ishte avangard dhe këngë mbaj mend që ka qënë për këngën…
Evi Reci ka bërë me dije përmes një postimi në Instagram se ka humbur gjyshen e saj. Këngëtarja dhe moderatorja ka publikuar një fotografi ku ishte kapur për dore me të shtrenjtën e saj, krahas së cilës ka shkruar dhe disa fjalë prekëse. “Durrësi dhe Saranda nuk do të jenë më kurrë njësoj për mua. Nana duhet të prisje dhe pak. Unë e di që çdo pasdite më shihje në televizor dhe çdo koncert timin, por ne kishim akoma për të kërcyer vallet dhe të këndonim polifoninë e jugut. Ja kështu dorë për dore do të kujtoj. Tek porti i…
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka cilësuar shpifje të ulëta disa lajme të përhapura në Shqipëri, se ai do të jetë kandidat për President të republikës së Shqipërisë. Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj shkruan se disa media të shitura përhapin lajme të rreme kundër Shqipërisë, Kosovës dhe vetë atij. Postimi i Haradinajt: Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e…
Rreth orës 13:30, në Sallen e Komandës dhe Kontrollit DVP Vlorë, është marrë një telefonatë nga një shtetas Polak, turist, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe ka pësuar frakturë në një këmbë. Menjëherë në drejtim të tij janë nisur shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë dhe një mjet i Urgjencës Mjekësore. Gjithashtu janë nisur forca policie më të specializuara, konkretisht Delta Forcë, pasi terreni ku ka mbetur turisti polak është shumë i vështirë.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë muajit mars u thye një rekord i ri, teksa niveli i inflacionit ka arritur vlerën më të lartë që nga viti 1982. Sa i përket çmimeve të konsumit, rritja e tyre parashikohet të rrisë inflacionin deri në 9% në pjesën tjetër të vitit, teksa bizneset i kalojnë kostot e tyre të shtuara tek konsumatorët. Pas goditjes që ekonomia pas pandemisë, situata me luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë krijon pasiguri edhe më të madhe në të gjithë botën si në lidhje me inflacionin ashtu edhe me ndikimin në ekonominë e familjeve, por…
Organet e drejtësisë në Kosovë, posedojnë dëshmi me video se reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, është i përfshirë në një rast të përdhunimit të një vajze të mitur. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në Prishtinë, pasi që fillimisht sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën. Në aktakuzën që e ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se e mitura ka qenë banore e SOS Fshatit dhe se Gjikolli e kishte mashtruar se do ta bënte këngëtare. Ekzistojnë edhe prova të tjera që dëshmojnë se Gjiko ka kryer edhe tri vepra të tjera penale. “Gjatë kohës sa…
Mbyllet fabrika e çokollatave Kinder, ku u dyshua për përhapjen e rasteve të salmonelës në disa vende evropiane dhe në SHBA. Vendimi i rëndë për komapninë Ferrero, prodhuesit italiane të vezëve Kinder, vjen pak para festës së Pashkëve kur çokollatat Kinder janë produktet më të kërkuara në supermarkete. Ferrero tha në një deklaratë se është e shtangur dhe se “kërkon ndjesë” për rastet e salmonela, dhe se po mbyll fabrikën e saj në qytetin juglindor të Arlon. Autoritetet shëndetësore në Belgjikë thanë se kishin urdhëruar mbylljen e fabrikës pas zbulimeve se “informacionet e dhëna nga Ferrero për çështjen ishin të…
Drejtoria Hetimore e Antimafies Italiane ka publikuar një raport që fokusohet tek krimet që lidhen me trafikun e drogës. Sipas këtij raporti, i cili përfshin periudhën e gjashtëmujorit të parë të vitit të kaluar, kokaina është në duart e peruanëve, ndërsa heroina menaxhohet nga turqit dhe shqiptarët. Raporti thekson se importi i heroinës menaxhohet nga turqit, “të cilët e eksportojnë atë në tregun evropian nëpërmjet kanaleve shqiptare”. Për sa i përket kokainës, “peruanët kanë një pozicion me rëndësi absolute në importimin e drogës. Me kalimin e viteve, ata kanë përsosur një kapacitet të caktuar në transferimin e drogës nga vendet…
Ukraina ka publikuar numrin e humbjeve që ka pasur që nga fillimi i luftës. Pretendohet se 19,000 trupa ruse janë vrarë dhe 1,891 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar. Pajisjet e tjera ushtarake që janë zhdukur përfshijnë 135 helikopterë, 700 tanke dhe 150 avionë. Muajin e kaluar, Rusia pretendoi se 1,351 nga trupat e saj kishin vdekur. Kjo erdhi pasi NATO vlerësoi se deri në 15,000 trupa ruse ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit të Moskës më 24 shkurt. Shifra e fundit vjen pasi zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, pranoi dje një humbje “të konsiderueshme” të trupave…