Në një intervistë për kryeredaktorin e The Atlantic, Jeffrey Goldberg, ish-presidenti i SHBA-së në vitet 2008-2016, Barak Obama thotë se pavarësisht se nuk po arrin ta njohë Putinin e sotëm. Ai e cilëson tragjik pushtimin rus të Ukrainës, dhe shton se shumë gjëra mund të ishin bërë ndryshe 8 vite më parë. Por sipas tij SHBA kishte asokohe dyshime mbi vendosmërinë e ukrainasve për të luftuar, ndërsa evropianët ishin të përçarë në raport me Putinin. Çfarë mendoni për luftë në Ukrainën, gjykuar nga njohuritë që keni mbi Vladimir Putin. Ju jeni takuar shumë herë më të… Është një tragjedi me…
Author: tirana
Si e vlerëson Fatbardh Kadilli, gjuhën e Sali Berishës sot, me akuzat dhe më pas tërheqjen nga epitetet ndaj Bashës etj? “Një nga gjërat që unë kam pas distancë gjithmonë me Berishën, që kur ishte president dhe unë këshilltar, është gjuha e ashpër e qëllimtë, për të trimëruar detashmentin e tij, dhe për të ngjallur urrejtje. E djathta nuk urren, e djathta bashkon”, thotë ish-deputeti demokrat për emisionin “Intervistë”. Ai shton edhe diçka tjetër, duke marrë shembuj ndër vite. “E dyta, mungesa e konsekuencës. Ish- komunisti fanatik, u bë antikomunist fanatik. Shumë mirë. Në 1994 ishte fanolisti që përzuri Lekën…
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në fjalën e mbajtur në panelin e Kongresit të PS, foli për nismën e 1 qershorit për heqjen e qeseve plastike. Kumbaro tha se në 17 mars Parlamenti miratoi ligjin për ndalimin e prodhimit dhe tregtimit të qeseve plastike, pasi ka rezultuar si ndotësi kryesor i mjedisit. Sipas saj, të gjithë shqiptarët nuk duhet të përdorin më qese plastike, po duhet t’i kthehen zakonit të torbave, por kjo nuk është një nismë që mund ta bëjë vetëm qeveria dhe bashkia, por kërkon që edhe të rinjtë e gjithë qytetarët ta ndjekin më përpikmëri.…
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në panelin rajoni, Evropa dhe siguria gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste. Në fjalën e tij ministri Peleshi vuri në dukje kërcënimet e sigurisë në Evropë si pasojë e ngjarjeve të fundit si dhe domosdoshmërinë që FA duhet të jenë të afta për ruajtjen e integritetit territorial të vendit. Në këtë kuadër, ministri Peleshi solli në vëmendje procesin e reformimit dhe modernizimit të FA shqiptare, i cili do të konsolidojë aftësitë reaguese dhe ndërveprueshmërinë me forcat aleate. Më tej, ai njoftoi për herë të parë nisjen e procesit të shpejtë të ngritjes…
Njëzet persona u arrestuan nga policia në Bari dhe në qytete të tjera puliane me akuzën e shoqatës kriminale që synonte skllavërimin, shfrytëzimin e prostitucionit dhe krime të tjera kundër personit. Të arrestuarit, disa prej të cilëve përfunduan në burg dhe të tjerë në arrest shtëpie, akuzohen se kanë shfrytëzuar të rejat nga Rumania sipas skemës “djalë i dashuruar”, duke u shtirur si të dashuruar me to për t’i joshur. Më pas ata i fusnin në kurth duke i detyruar që të prostituonin.
Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar në Itali, pjesë e gruput të Ergys Dashit në Itali, i vrarë në janar të këtij viti në Ekuador. Grupi u godit para disa ditëve gjatë një operacioni policoir në Torino. Të arrestuarit janë : Astrit Bajraktari, Andi Prifti, Alfred Mucaj, Rako Plaku, Edmond Dashi, Odisea Lela, Ismet Ceka, Mariglen Haderi, Stivi Filolli, Rigels Yzeiraj dhe Alban Yzeiraj. Gjatë operacionit u sekuestrua dhe një sasi e madhe droge, që kapte vlerën e 4.5 milionë eurove. Policia sekuestroi 80 kg kokainë dhe 7 kg kanabis. Droga kishte si destinacion Zvicrën, Sllovenin, Holandën dhe Gjermaninë. Droga…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se shëndetësia sot është shumë herë më e zhvilluar në krahasim me më parë. Duke sqaruar se objektivi i qeverisë është që çdo qytetar të mund të marrë shërbim shëndetësor cilësor pranë vendbanimit të tyre, Manastirliu shtoi se “Për më shumë se 400 mijë qytetarë janë siguruar barna të rimbursueshme dhe do të vijojmë ta zgjerojmë këtë listë”. “Do të mundësojmë për pensionistët dhe qytetarët në pamundësi për t’i përballuar, një listë pajisjesh mjekësore falas” deklaroi ministrja. Manastirliu premtoi se vëmendja ndaj stafit të kujdesit shëndetësor do të vijojë. “Ajo që mësuam nga pandemia…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ambicien për të rikandiduar në krye të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2023. Në një intervistë për Klan News nga sheshi “Italia”, aty ku zhvillohet një prej panele të Kongresit të PS, i pyetur nga gazetarja Klesiana Omeri, Veliaj tha se do të kandidojë sërish për kryetar të Bashkisë së Tiranës për të vazhduar projektet për kryeqytetin. Pyetje: Meqënëse është edhe një ndezje motorësh për zgjedhjet vendore të 2023, a do të kemi një kandidaturë tjetër, një përpjekje tjetër për të kërkuar ju votën e qytetarëve të…
Luana është një vajzë transgjinore e cila ka rrëfyer për emisionin “Zonë e Lirë” se ka vendosur që të mos bëhet një vajzë tamam, duke thënë se vetëm organi e ndryshon nga një femër. Po ashtu, Luana ka rrëfyer se nuk ka ndërruar dhe mbiemrin për respekt të familjes teksa ka shtuar se në momentin që të martohet do ta ndryshojë. Arian Çani: Domethënë të mos bëhesh vajzë tamam? Luana Myrtollari: Unë ndihem, vetëm organi na ndryshon nga një femër. Arian Çani: Ka persona të tjerë që duan të bëhen totalisht vajza. Luana Myrtollari: Patjetër. Arian Çani: Ndërsa ti ke vendosur të rrish kështu siç…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në fjalën e mbajtur ditën e sotme në panelin e Kongresit të PS, foli për situatën energjitike në vend, krizën energjitike që e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe ambicien e Shqipërisë për ta prodhuar vetë energjinë që i nevojitet. Balluku tha se Shqipëria prodhon 100% energji të rinovueshme nga Kaskada e Drinit dhe nga hidrocentralet e vogla në vend. Qeveria, tha ajo, ka në plan të ndërtojë të tjera burime të rinovueshme. “Në të ardhmen Shqipëria do të bëhet një vend që do të mbulojë të gjitha nevojat e tij për energji…
Ministri Niko Peleshi i pranishëm në një prej 5 paneleve të hapura për publikun *atete sigurise) në Kongresin e Partisë Socialiste ka deklaruar se: Vokacioni historikisht perëndimor i shqiptarëve u materializua 13 vjet më parë me anëtarësimin në NATO Sot Shqipëria është eksportues sigurie në misionet paqeruajtëse dhe faktor stabiliteti në rajon. Rreth 8000 efektivë të FA kanë shërbyer në misionet e NATO, BE, OKB, nga Afganistani, Iraku, Letonia, Mali, Sudani e deri në Bosnje-Hercegovinë e padyshim në Kosovë. Si asnjëherë më parë, FA ndërvepruan me rreth 6000 forca amerikane dhe të vendeve të tjera të NATO-s Si rezultat i…
Autori, një 18-vjeçar i identifikuar si Zyhiem Hartman, qëlloi me armë ndaj 3 civilëve duke i lënë të plagosur, përpara se të futej në një shtëpi dhe prej andej të hapte zjarr ndaj policisë të premten. Polici me origjinë shqiptare Ervis Onuzi dhe kolegu i tij ishin të parët që ju përgjigjën thirrjeve pasi dëgjuan të shtënat me armë. Ata ndoqën me vrap të dyshuarin deri kur ky i fundit u fut me forcë në katin e dytë të një shtëpie. Prej andej ai hapi zjarr ndaj oficerëve të policisë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbeti i plagosur polici Ervis Onuzi…