Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për PS Erion Veliaj deklaron se Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë mund të jetë çdo burrë ose grua që luan rol përbashkues në vend dhe jo si Presidenti aktual i vendit. Duke folur për News 24 para punimeve të Kongresit socialist, Veliaj foli për karakteristikat që duhet të ketë kreu I ri I shtetit. “Secilit i është propozuar që të propozojë tre emra . Kështu që dhe unë jam duke menduar për tre emrat që unë do të propozoj. Por unë besoj që do të duhet të shkëputemi nga një kontekst, nga një situatë…
Author: tirana
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Mallakastër do të zhvillohen ditën e shtunë, dt 9 prill 2022 te Kinemaja. Procesi I votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do…
Si rezultat i operacionit policor të koduar “Nightwalker”, u bë kapja e shtetasit F. K., 26 vjeç, banues në Peshkopi. Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 26-vjeçari, është autori disa vjedhjeve. Ky shtetas gjatë orëve të vona të natës, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në fshatin Arras dhe në qytetin e Peshkopisë (në një kancelari dhe në banesa) Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
Turisti polak i cili ra ditën e djeshme në greminë në “Kanionet e Gjipesë” është mjekur nga infermieri që ka arritur të zbresë në vendin ku ai ishte bllokuar. Fatmirësisht turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Infermieri së bashku me një alpinist kanë mundur të zbresin në terrenin e vështirë dhe t’i japin ndihmën e parë turistit. Së bashku me ta janë dhe një grup prej pesë personash që do përpiqen të sigurojnë transportin. Mësohet se është duke u përgatitur edhe vendi për të mundësuar transportin e tij me barrelë.
Një zyrtar perëndimor ka konfirmuar se Rusia ka riorganizuar komandën e operacioneve të saj në Ukrainë, me gjeneralin e ri që ka pasur përvojë të gjerë në operacionet luftarake në Siri. Burimi tha për BBC se komandanti i distriktit ushtarak jugor të Rusisë, gjenerali Alexander Dvornikov, drejton pushtimin rus. “Ky komandant ka shumë përvojë në operacionet e operacioneve ruse në Siri“, tha një burim. Vendosja e re u bë në një përpjekje për të përmirësuar koordinimin midis njësive të ndryshme, pasi grupet ruse më parë ishin organizuar dhe komanduar veçmas, tha zyrtari. Rusia deri më tani ka luftuar për të…
Socialistët mblidhen sot në një Kongres krejt ndryshe nga formati tradicional që është ndjekur prej vitesh. Kongresi i sotëm do të ketë një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së Kongreseve. Delegatët do të jenë të ndarë në 3 panele të ndryshme që do të vendosen në Pallatin e Kongreseve, sheshin “Nënë Tereza”, si dhe në sheshin “Italia”. Siç janë të porositur nga Edi Rama, zyrtarë e PS duhet të mbajnë qëndrime kritike për çka është bërë. Kjo pjesë e planifikuar për ndërveprim më qytetarë, zgjatë 2 orë, për t’u zhvendosur më pas në këto ambiente, e për tu fokusuar…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur herët ditën e sotme. Ai ka publikuar një foto në faqen e tij në Facebook, ndërkohë që sot mbahet Kongresi i Partisë Socialiste. Kryesocialisti shfaqet në shkallët e selisë, ndërsa në sfond duket fotoja e Fatos Nanos. Rama u kërkon ndjesë ndjekësve të tij, teksa thotë se “po i zgjon si gogol”, ndërsa kujton se sot PS ka ditën e kongresit. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me ndjesën që po ju zgjoj si gogol në këtë ditë pushimi, teksa #PS🌹e ka ditë kongresi, uroj për të gjithë ju një fundjavë të qetë🙏”, shkruan Rama.
Në orët në vijim parashikohet që në territorin Shqiptar vranësirat të shtohen gradualisht, duke bërë që gjatë mbrëmjes dhe natës të jemi në dominimin e vranësirave të shumta. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë. Kosova mbetet në dominimin e motit të qëndrueshëm për gjatë gjithë ditës duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta deri…
Dashi Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të shqetësohen shumë për çështjet profesionale, pasi gjërat do të ecin vetë mirë. Sa i përket jetës personale, ka gjasa të përballeni me një problem të vogël, pasi një prej familjarëve mund të shprehë hatërmbetje ndaj jush. Demi Demët mund të zhgënjehen në dashuri. Personi që ju mendonit se mund të kalonit jetën, do të dalë jashtë parashikimeve. Demët e martuar mund të dyshojnë në sjelljen e partnerit/partneres. Mos dilni në përfundim pa pasur prova. Binjakët Disa Binjakë do të shqetësohen për shkak të paraqitjes së jashtme. Ndoshta nuk do të ndiheni…
Rritja e çmimit të arit ka nxitur kërkesën për blerjen e floririt të papërpunuar. Drejtues të argjendarive kryesore në Tiranë pohojnë se floriri i papërpunuar në bizhuteri apo në formë monedhash po kërkohet më tepër nga individë që kanë para informale. Shitja e floririt të papërpunuar aktualisht është e lartë në tregun e zi. “Kërkesa për flori në tregun informal gjithmonë ka qenë e lartë, por pas fillimit të luftës është rritur tendenca e blerjes së floririt të papërpunuar në bizhuteri apo në formë monedhash për shkak të çmimit të lartë. Aktualisht çmimi i floririt në formë prokat ka arritur…
Këngëtari i njohur, Tiri Gjoçi, që njihet dhe si miku ngushtë i aktorëve binjakë, Donald dhe Romeo Veshaj, ka treguar detaje nga marrëdhënia mes Beatrix dhe Donaldit. Ai ka thënë se ekziston mundësia që të sjellin një bashkëpunim muzikor me këngëtaret, përfshirë edhe binjakët Veshaj. I pyetur në një nëse ka në plan të ketë një bashkëpunim për ndonjë projekt muzikor me këngëtaren dhe miken e tij Beatrix Ramosajn. Ai tregoi se është i hapur për çfarëdolloj projekti me të duke mos përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi edhe me vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj. “Pse jo, nuk është se e…
Pas Maruo Icardit, që u vendos në qendër të mediave për shkak të historisë së tradhtisë me China Suarez, tashmë thashetheme kanë dalë edhe për partneren e tij, Wanda Narën. Së fundmi është folur se Wanda, ka pasur një lidhje sekrete me badigardin e saj. Përpara disa ditësh, badigardi i argjentinases, Agustin Longueira u shpreh: Wanda është një grua shumë tërheqëse dhe unë e kam shprehur se kam dashur të kisha diçka ndryshe me të. Dy momentet që kemi qenë vetëm, sidomos në ashensor, ishin minuta shumë të gjata…”, duke lënë në dyshim marrëdhënien që kishin me njëri-tjetrin. Por tashmë…