Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri hapi fjalën në kongresin e PS-së, i cili tha se vendimmarrja e sotme i hap rrugë gjithë procesit të rinovimit në çdo degë të PS-së në të gjithë Shqipërinë. “Ne socialistët e dimë mirë se suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal, ajo që ka rëndësi është vullneti dhe kurajo për të vazhduar, për të parë të kaluarën dhe për të parë nga e ardhmja.” Nëse do të doja të përkufizoja ethosin e socialistëve është pikërisht, vullneti dhe kurajo për të vazhduar përpara pavarësisht vështirësive. Kjo është ajo që i karakterizon…
Author: tirana
Faqja e internetit e qeverisë finlandeze u hakua në të njëjtën kohë kur Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim përpara parlamentit vendas dhe vetëm disa orë pasi ligjvënësit në Finlandë nisën një shtysë të re për anëtarësimin e vendit në NATO. Websitet e qeverisë, ministrisë së mbrojtjes dhe asaj të punëve të jashtme u bënë papritur të padisponueshme për përdoruesit. Pak më herët, zyrtarë të ministrisë finlandeze të mbrojtjes kishin raportuar një shkelje të hapësirës ajrore finlandeze nga një avion shtetëror rus, një IL-96-300, për tre minuta jashtë bregut jugor të vendit. Si për t’i shtuar edhe më tej tensionet në…
Ombrellës të aktiviteteve për Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, i bashkohen 24 të rinj nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që vijnë në Tiranë në datat 8-12 Prill për një program me në qendër të rinjtë dhe rolin e tyre për paqen dhe sigurinë. Ky program, i quajtur “Youth Trail” (Shtigje Rinore), vjen në këtë edicion të pestë të tij nën temën “Together for Safety” (Së bashku për Siguri). Duke përshëndetur ceremoninë e hapjes, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Vincenzo Del Monaco, theksoi se: “Bashkëpunimi me të rinjtë është një aspekt thelbësor në përpjekjet tona drejt demokratizimit,…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fotografinë e postuar mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë u shfaq herët sot duke zbritur shkallët e selisë së PS, ndërsa në sfond pas tij shfaqej një foto e vjetër e paraardhësit të tij Fatos Nano. Kryesocialisti u kujdes të kërkonte ndjesë në Facebook, ku tha se po i “zgjonte si gogol”. Ndërsa kjo foto nuk ka kaluar pa komentin e Sali Berishës. “Rama në përpjekje për të retushuar imazhin e tij të nxirë, poston foton me Fatos Nanon në sfond. Sb”, shkruan ish-kryeministri.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ka dhënë sot lajmin se pas Italisë e Greqisë tashmë edhe Gjermania do të njohë patentat e Shqipërisë. Në fjalën e mbajtur në panelin për transportin në Kongresin e PS ai tha se ky është falë investimeve të DPSHTRR. “Natyrisht nuk është e lehtë të flasësh për shumë punë në shumë pak kohë, do doja të isha shumë konciz. Ajo që dua të them është që modernizimi i një vendi shpesh ngatërrohet dhe mendohet si një çështje patentash apo targash apo ca makinash apo kolaudimi. Në fakt nuk është kështu.…
Furnizimet e armëve dhe municioneve të Perëndimit për Ukrainën shkaktojnë “gjakderdhje të mëtejshme”, janë “të rrezikshme dhe provokuese” dhe mund të çojnë “Shtetet e Bashkuara dhe Federatën Ruse në rrugën e konfrontimit të drejtpërdrejtë ushtarak”: Kjo ishte deklarata që dha për Newsweek ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov. Qëndrimi u mbajt pasi Biden nënshkroi ndihmën në armatime që SHBA do t’i dërgojë Ukrainën ku përfshihen drone vetëvrasëse, antitanke dhe armatim tjetër modern që po përdoret nga ukrainasit kundër Rusisë.
Një debat ka pasur mes dy socialistëve, Arben pëllumbi dhe Erion Braçe. Pëllumbi i ka kërkuar Braçes që fjalimin ta përmblidhte shumë shkurt, por ky i fundit i është kthyer duke thënë se po jep disa zgjidhje që duhet të zbatohen në të kundërtën do të jetë shumë vonë, jo vetëm për PS, por edhe për bujqësinë. Arben Pëllumbi: Të lutem, përmbylle se duan të flasin dhe të tjerë/ Erion Braçe: Unë me thënë të drejtën dëgjova deri tani, i pranoj lavdërimet, po do dëgjoja disa sugjerim që duhet t’i marrim, se vitin tjetër do jetë vonë, për PS dhe…
Etleva Kondit, në kërkim për aferën e inceneratorit të Elbasanit, është ndaluar nga policia ditën e sotme. Mësohet se ajo ndodhej në Itali. Masa e sigurisë ndaj saj ka qenë ‘arrest shtëpie’, në mungesë, ndërsa do të dalë sot para gjykatës. Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet për “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.
Deputeti i PS Erion Braçe ka vënë theksin në fjalën e tij sot në panelin për bujqësinë tek plaga e madhe e prodhimit vendas të goditur edhe nga importi. “Bujqësi jo aq sa duhet e nevojitet dhe importe te shtrenjta të produkteve të gatshme që na vijnë nga Evropa e më gjerë e kjo është kriza jonë, këtë krizë ne duhet ta adresojmë për ta zgjidhur”, theksoi Braçe. Sipas tij, kompanite e importit te inputeve bujqesore kane abuzuar duke shitur 50% me shtrenjte se sa e kane sjelle ne Dogane kete vit dhe ate qe kaloi. Erion Braçe: Pandemia, lufta…
Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me deklaratën që bëri në një intervistë për ‘News24’ kryebashkiaku Erion Veliaj. Ky i fundit tha se vendit i duhet një figurë që shëron plagë dhe jo një president që kalon banaqeve dhe gjysmë i dehur. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Blushi shkruan se; “Organizata Kriminale e inceneratorëve përmes një keqbërësi të interesit publik, që përdoret si qen sulmi nga Brigadieri i kësaj organizate sulmoi sot figurën e Presidentit të Republikës me shpifje të denja për një rrugaç”. Ndërkohë, zëdhënësi ka njoftuar se pasdite Meta do të…
FIFA ka vendosur të reduktojë numrin pauzave për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve nga pesë në katër, çka do të thotë se ka rënë poshtë plani radikal, i mbështetur nga Arsen Wenger për vetëm dy pauza të gjata në një vit kalendarik për fushatat eliminatore. Si pjesë e planit për të rivizatuar kalendarin global, organi qeverisës botëror propozoi dy alternativa vitin e kaluar: të gjitha ndeshjet kualifikuese të zhvillohen çdo tetor ose gjatë dy pushimeve trejavore në tetor dhe mars. Shumë federata futbolli i kundërshtuan propozimet, pasi ato do të zhvlerësonin ndeshjet ndërkombëtare, duke e bërë më të vështirë shitjen…
Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zekiri, është arrestuar nga policia. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest në burg 30 ditë nga gjykata. Ai akuzohet nga prokuroria për shpërdorim detyre. Klan Maqedonia mëson se Zekiri ka abuzuar me një kontratë shërbimi. Së bashku me dy persona të tjerë me shtetësi kroate, në periudhën Prill 2021 – Janar 2022, ka nënshkruar marrëveshje për shërbime konsulente me person juridik në të cilën i kanë ndihmuar me paramendim dy shtetasit kroatë. “Me propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për caktimin…