Teksa foli në Kongresin e Partisë Socialiste, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se kjo forcë politike e cila është zgjedhur zgjedhur nga qytetarët për një mandat të tretë, nuk është në lartësinë e duhur në terren. Ai tha se nuk duhet të presim çdo gjë nga Edi Rama dhe të mendojmë se votat i merr ai dhe ne te shkojmë thjesht si komisionerë. Duke i’u referuar asaj që tha Ministri i Drejtësisë, ai theksoi se partia ka një nevojë urgjente për ndryshim dhe ristrukturim në bazë. Manja vijoi më tej, duke shtuar se propozimi i tij është “reformimi i…
Author: tirana
Pas plasjes së skandalit të kontaminimit me bakterin e salmonelës ku u infektuan dhjetëra persona në Europë, Kompania “Ferrero” ka vendosur të mbyllë fabrikën e prodhimit të çokollatave “Kinder Surprise”. Gjithashtu, autoriteti i sigurisë ushqimore në Belgjikë urdhëroi tërheqjen e të gjitha produkteve Kinder të prodhuara në fabrikën në Arlon, e cila është në pronësi të kompanisë “Ferrero”. Rastet e dyshuara të salmonelës në çokollatën Kinder janë raportuar në shumë shtete të Europës, duke përfshirë këtu Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën dhe Belgjikën. Lidhur me këtë skandal, kompania Ferrero ka kërkuar falje dhe ka marrë përsipër përgjegjësitë lidhur me dështimin…
Mesditën e sotme, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson po kryen një vizitë surprizë në Kiev. Lajmi është bërë publik nga ambasada ukrainase në Londër, e cila publikoi një foto nga takimi Zelensky-Johson duke e shoqëruar me fjalën “surprizë”, pasi më herët nuk ishte njoftuar asgjë rreth kësaj vizite. Takimi mes 2 liderëve ndodh vetëm një ditë pasi Von Der Leyen shkoi me ekipin e saj në Kiev dhe u takua ballë për ballë me presidentin ukrainas. Surprise 😉 pic.twitter.com/AWa5RjYosD— Embassy of Ukraine to the UK (@UkrEmbLondon) April 9, 2022 Theksojmë se forcat ruse janë tërhequr tashmë nga veriu…
Kryeministri i vendit dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama bëri me dije se Kongresi i radhës i kësaj partie do të mbahet në vjeshtë. Rama tha se ai do të jetë në formë llogaridhënës për ato ç’ka u thanë Kongresin e sotëm. Gjithashtu, kreu i qeverisë theksoi se do të ngihet një mekanizëm i ri, me anë të të cilit të gjithë anëtarët e partisë, do të japin opinionin e tyre në një letër sekrete lidhur me funksionimin e institucioneve vendore dhe qëndrore. “Së pari mendoj se është e udhës që në vjeshtë tjetër Kongres që t’i përkushtohet llogaridhënies…
11 persona janë arrestuar sot nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia njofton se: Shtetasi A. S., 22 vjeç, është arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar vunë në pranga K. M., 67 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Kurse, në…
Kongresi i Partisë Socialiste është drejt përfundimit dhe kryeministri Edi Rama është momentalisht duke komunikuar emrat e rinj në krye të partisë pas ndryshimit të statutit të kësaj force politike, i cili parashikon shtimin e 2 sekretariateve të rinj. Eridjan Salianji është emëruar Sekretar Ekzekutiv, ndërsa Blerina Gjylemeti Sekretare për Organizimin. Ndërkohë, Larter Duraj u emërua si Sekretar për Emigracionin. Gjatë prezantimit të këtyre ndryshimeve, Rama u shpreh se nuk mund të ndodhte në këtë parti që të zgjedhurit të mbroheshin nga persona që janë detyra të rendësishme në parti, ndërkohë që pjesa tjetër që përballet me qytetarët të lihet…
Në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, axhendës së pasur të aktiviteteve në kryeqytetin shqiptar i bashkohen 24 të rinj nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, të cilët do të vijnë në datat 8-12 Prill në Tiranë për një program me në qendër të rinjtë si dhe rolin e tyre për paqen dhe sigurinë. Ky program quhet “Youth Trail” (Shtigje Rinore) dhe vjen në këtë edicion të pestë të tij nën temën “Together for Safety” (Së bashku për Siguri). I pranishëm në ceremoninë e hapjes ishte edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Vincenzo Del Monaco, i…
Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e cilësoi Kongresin e Partisë Socialiste si një show të kushtueshëm në të cilin nuk u tha asnjë gjë e re. Ai theksoi se pas “8 vjetësh mashtrimesh e dështimesh, krizash qeveritare e skamjeje në familjen shqiptare, ky Kongres i sotëm i PS u përdor për të ndërtuar fasadën më të madhe të propagandës.” Statusi i Enkelejd Alibeaj në “Facebook” Edi Rama, pas 8 vitesh mashtrimesh e dështimesh, krizash qeveritare dhe skamjeje te familjeve shqiptare, skandalesh korrupsioni dhe hajdutërie zgjedhjesh, zgjodhi Kongresin e PS, për të ndërtuar fasadën më të madhe të…
Në fjalën e tij që po mban në Kongresin e Partisë Socialiste për Reformën në Drejtësi dhe vështirësitë e saj, Kryeministri Rama nuk la pa përmendur edhe rastin e dënimit me 3 vjet burg të këngëtarit, Bojken Lako. Teksa lëshoi kritika për gjykatat dhe gjyqtarët e vendit, Rama theksoi se ndërkohë që në bregdet zvarriten vendimet për pallate pa leje, gjykatat dënojnë një artist se hapi disa dritare. Sipas kryeministrit, këto raste s’janë të vetmet. “Nuk është faji dhe përgjegjësia jonë që askush përpara nesh nuk e nisi këtë rrugë. Të gjithë u stepën nga Reforma në Drejtësi që do…
Përtej sulmeve dhe ironive ndaj SPAK, Kryeministri Edi Ramadeklaroi se as nuk do të bëhej kurrë kjo reformë në drejtësi nëse nuk do të ishte Partia Socialiste. Madje, sarkazma e kreut të qeverisë u bë edhe më therëse kur tha se nëse nuk do të ishte për PS-në, Grupit i Rithemelimit do të kishte anëtar edhe Prokurorin e Përgjithshëm. “Nivelin e krimeve dhe zullumeve në këtë vend, ku kriminelët nuk janë në PS, por në partitë e tjera. Kështu që ‘bujrum’ çdo kush këtu dhe kudo qoftë që rri nën hijen e PS dhe ka një llogari për t’i dhënë…
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka renditur një nga një arritjet e Partisë Socialiste në 8 vitet e pushtetit, Ilir Meta ka komentuar Kongresin e Partisë Socialiste me një shprehje të ish-kongresmenit amerikan Ronald Ernest Paul. “Në perandorinë e gënjeshtrave, e vërteta është tradhti”, është citati që ka zgjedhur presidenti për të ironizuar Kongresin. “Shumë shpejt e vërteta do t’i shkërmoqë haurin e korrupsionit dhe kotecin e gënjeshtrave”, shkruan Meta bashkangjitur.
Kryeministrti Edi Rama ka kërkuar që SPAK të hetojë Sali Berishën, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli atë non grata disa muaj më parë. Në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha se SPAK duhet të vihet në lëvizje pas asaj deklarate nga DASH, ku ish-kryeministri akuzohet për minim të demokracisë dhe korrupsion. Sipas kreut te qeverisë ajo deklaratë është një “gurë në qafë” për Shqipërinë dhe se nuk mund të rrijë pezull. Rama tha se nuk mund të mbetet pa përgjigjen e drejtësisë për të qartësuar nëse ka apo ko bazë. “Ndërkohë që SPAK vihet në lëvizje edhe nga…