Ditën e sotme, Policia Rrugore bërë publik bilancin e saj për 3-mujorin e parë të lëtij viti. Sipas burimeve policore, në këto tre muaj të parë të vitit janë konstatuar, ndaluar, arrestuar dhe proceduar për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të tjera, 577 shoferë. Njoftohet gjithashtu se 2,173 patenta janë pezulluar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe qarkullim në sens të kundërt. Gjatë kontrolleve parandaluese, janë goditur 38 raste të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe janë…
Author: tirana
Gjatë konferencës së mbajtur sot, Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka bërë një apel të gjithë të arrestuarëve për aferën e Inceneratorëve që të bëhen të penduar të drejtësisë dhe të tregojnë të gjitha lidhjet sa i takon kësaj shkeljeje të rëndë. Në fjalën e tij, Meta tha se ka qënë dikush pas tyre, i cili u ka dhënë garanci për të shkelur ligjin. Madje, Presidenti vazhdoi më tej duke hedhur akuza se pavarësisht se Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë në kërkim, ata vazhdojnë të marrin pagesat e tyre. “Kanë frikë se mos bëjnë ndonjë gabim dhe populli…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, mbajti para pak minutash një konferencë për shtyp, nga ku u shpreh se qëllimi kryesor i zhvillimit të Kongresit të Partisë Socialiste ishte që kryeministri Rama t’u bënte të ditur shqiptarëve së të gjithë do të shkojnë në qelitë e burgut, përveç atij. Kreu i shtetit nuk ngurroi t’i përgjigjej edhe kryebashkiakut Erion Veliaj, kur tha se Presidenti ka ndaluar firmosjen e ambasadorëve. Lidhur me këtë, Meta u shpreh se kjo gjë është e pavërtetë. “Koka e vërtetë e kësaj afere dhe organizatë mblodhi sot një kongres për t’u thënë të gjithë socialistëve…
Kryetarja e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste, Etilda Gjonaj mbajti fjalën e saj në Kongresin e PS-së, teksa komentoi arritjet dhe sfidat e kësaj force politike vitet e fundit si dhe përparimin që po bëhet në çdo organizatë apo bashki të vendit.Gjithashtu, deputetja ndau edhe vizionin për të cilin po punohet aktualisht.“Gjatë kësaj periudhe sëbashku me gratë dhe vajzat anëtare dhe mbështetëse kemi zhvilluar në të gjitha Qarqet e Shqipërisë takime për të ndarë vizionin e Partisë Socialiste si dhe për të ideuar bashkarisht prioritetet dhe objektivat e strategjisë së re për gruan në Partinë socialiste për rivitalizimin dhe…
Pas përfundimit të Kongresit të Partisë Socialiste, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar një foto në rrjetin social “Twitter” me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Krahas fotos, Veliaj shkruan: “Me motrën e lalit vet Belinda Balluku dhe si thonë tironcit: Kush na ka inot, kshu na paftë përnot 😍 #KongresiPS”. Ndërkaq, kujtojmë se më herët, Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi sot në një intervistë televizive se ai është i gatshëm të vijojë punët e mira në Tiranë nëse qytetarët do t’i besojnë një mandat të tretë në zgjedhjet e ardhshme vendore. Me bindje, Veliaj tha se projektet për…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një drejtues mjeti pasi ky i fundit tentoi t’i korruptonte ata me 10 mijë lekë të vjetra. Policia njofton se shtetasi me iniciale R. R, lëvizte gjithashtu pa patentë dhe pa rrip sigurimi. Ndalimi i tij u bë në rrugën “Konferenca e Pezës” në Tiranë. Njoftimi i policisë: Gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Konferenca e Pezës”, efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë ndaluar automjetin me targë AA 489 XA, drejtuesi i së cilit është konstatuar se drejton mjetin pa vendosur rripin e sigurisë si dhe pa u pajisur me leje…
Mançester Junajtid ka pësuar një humbje të papritur në ndeshjen e kësaj të shtune ndaj ekipit të Everton, i cili renditet në vendin e 17-t në “Premier Ligë”. Skuadra e drejtuar nga Frenk Lampard befasoi “Djajtë e kuq” me një gol të Gordon në minutën e 17’, gol i cili ishte vendimtar në këtë përballje. Pas pësimit të golit, Junajtid nuk arriti dot të regaonte dhe të thyente mbrojtjen e Everton, çka tregon se skuadra e drejtuar nga Ralf Ragnik ndodhet në një situatë mjaft të vështirë. Theksojmë se Mançester Junajtid tashmë gjendet në vendin e 7-t në renditje, me…
Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka dedikuar një urim bashkëshortes së tij dhe kryetares aktuale të Lëvizjes Socialste për Integrim, Monika Kryemadhit, me rastin e ditëlindjes së saj. Teksa ka postuar një foto të vjetër të tyre, në të cilën ata duken shumë të rinj, Meta ka shkruar krahas fotos: “Edhe 💯 pranvera SuperMonës! 💐 Siç thotë një thënie e vjetër skandinave: “Nuk janë vitet në jetën tonë ato që kanë rëndësi, por mënyra si i jetojmë vitet tona është e rëndësishme”, shkruan Meta.
Një fjalë në Kongresin e PS-së e mbajti edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh se partia duhet hapur për të rinjtë. Veliaj u shpreh se të rinjtë duhet të jenë më aktiv në politikë dhe jetën sociale, pasi kjo do t’i bëjë ata që të jenë më të fortë. “Nuk ka urrejtje organike të qeverisë ndaj pushtetit vendor. Edhe për faktin që jemi socialist ne sillemi më mirë me kundërshtarët. Tirana është këtë vit kryeqyteti Europian i rinisë. Si ka mundësi që shumë të rinj, nga shqiptaria, ia dalin me sukses kudo, por ende jo këtu.…
Para pak minutash, Presidenti i Republikës, Ilir Meta njoftoi se do të mbajë një konferencë për mediat në orën 18:00. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i shtetit theksoi se është i hapur për çdo pyetje që do t’i vijë gazetarët. “Të dashur miq! Në ora 18:00, ju lutem më ndiqni live, sipas mundësive, në një konferencë për mediat. I hapur për çdo pyetje!”, ka shkruar Meta. Presidenti i vendit njofton këtë konferencë menjëherë pas Kongresit të PS-së që u mbajt ditën e sotme.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi mbajti fjalën e tij në Kongresin e PS, ku ndër të tjera i’u përgjigj edhe Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, pas deklaratës që ky i fundit dha lidhur me situatën aktuale të partisë me strukturat në terren. Manja u shpreh se partia ka rënë në gjumë në terren dhe gjithçka e pret nga Edi Rama, por Çuçi nuk e la pa thumbuar kolegun e tij për këtë deklaratë duke i thënë se me këtë fjali, ai i ishte dukur sikur ishte anëtar i “Grupit të Rithemelimit” . Sipas Bledi Çuçit, strukturat e Partisë Socialiste në Dibër thuajse…
Një 75-vjeçare në fshatin Lus të Kavajës është gjetur e mbytur sot në një pus pranë banesës së saj. Sipas policisë, viktima është shtetasja me inicialet L. X., 75 vjeçe, e cila është gjetur në pus nga familjarët e saj, ndërsa dyshohet se e moshuara është vetëhedhur në pus duke gjetur kështu vdekjen. Njoftimi i policisë: Më datë 09.04.2022, në Kavajë, në fshatin Lus i Vogël, nga familjarët, është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj, në dukje pa shenja dhune, shtetasja L. X., 75 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus. Grupi…