Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe atyre zërave brenda PS se “Ky i gjati i lëshon njerëzit e tij”. Rama nënvizoi se nuk duhet të çuditet askush kur ta shohin atë tek dera e SPAK-ut duke dërguar vetë ndonjë zyrtar që abuzon me detyrën. Fjala e Ramës Thonë pse po ha vetëm këtej nga ju sharra e SPAK-ut. Këtu unë nuk di ca të hem për sharrën e tyre por di ca të them per ne. Se ne as e kemi kapur drejtësinë as kemi dashur ta kapim drejtësinë se unë as nuk kam bërë shaka kur kam thënë duam…
Author: tirana
Ish-ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama e ka tallur publikisht gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Edi Rama ironizoi me ish-ministrin e qeverisë Berisha, aleatin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Por ky i fundit i është përgjigjur në Facebook, duke thënë se në kohën kur qeveriste Berisha, kishte “reforma dhe jo koncensione”. “O Edo, o toç, në kohën tonë kishte reforma, jo koncesione!”, shkruan Nard Ndoka, ku në një komenton shton se: “Po e falimentoj sistemin shëndetësor me koncesione e PPP dhe ju tregon përralla “kongresmenve” të partisë!”.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për Kongresin e Partisë Socialiste të cilin e ka quajtur si “Kanabo-Kongresin” e selisë rozë. Berisha në një analizë në faqen e tij të Facebook është shprehur se qeveria e Edi Ramës ka një bilanc tragjik, ndërkohë që për këto dështime ai kujdeset të theksojë se nuk fajëson anëtarësinë e PS-së. Berisha ka fajësuar Ramën se u përpoq të asgjesoje Partinë Demokratike: “Ajo u përpoq te marre peng Partine Demokratike dhe te asgjesojë pluralizmin politik shqiptar”. Statusi i plotë i Sali Berishës Dy fjale per Kanabo-Kongresin e Partise Socialiste! Te dashur miq, sot Partia Socialiste…
Kryesocialisti Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS nuk i la menjanë ironitë. Rama i kërkoi publikut që të imagjinojnë si do të ishte situata e pandemisë nëse do të kishte ndodhur në kohën kur vendi qeverisej nga PD, ndërsa tha se për këtë mjafton të përmendë që ministër i Shëndetësisë ka qenë Nard Ndoka. “Merreni me mend sa çfarë qamenti do kishte qenë pandemia në Shqipëri sikur armiku i padukshëm të na kishte ardhura për vizitë në spitalet dhe shërbimet shëndetësore deri të para ca viteve ku njerëzish vareshin në kangjellat e Nënë Terezës duke klithur…
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në këtë mandat qeverisës, të rinjve shqiptarë që duan të martohen dhe të krijojnë familje e të kenë një shtëpi të tyre më vete, do u jepet mundësia për banesa sociale të ndërtuara në masë si modeli i shtëpive të rindërtimit. Rama kujtoi këtu edhe historinë e tij kur tha se “ju e dini që jam martuar i vogël” dhe u dha të drejtë të rinjve që “nuk duan të jetojnë me vjehrrin e vjehrrën”. Edi Rama: Kemi hyrë në këtë mandat me një eksperiencë shumë të madhe e të re fale procedit të rindërtimit,…
Kryeministri Edi Rama gjatë punimeve të Kongresit të PS-së ka vënë theksin tek siguria e qytetarëve, teksa është shprehur se ky mandat është vendimtar në këtë aspekt. Kreu i qeverisë iu drejtua ministrave dhe deputetëve socialistë duke thënë se “është koha që t’i vendosin gishtin kokës dhe të harrojnë faktin që PS ka fituar 3 mandate, s’ka të tjerë përveç nesh që mund ta mbajnë këtë detyrim”. Ky mandat është vendimtar për një ndryshim që është pjesa e rëndësishme e munguar e së tërës, jetësimi i autonomisë spitalore, kush i domosdoshëm për të zhbërë korrupsionin ende problematik i bluzave të…
Një person është gjetur i vdekur ditën e sotme në Milot të Kurbinit. Personi është i aksidentuar, pasi pranë tij janë gjetur copa makinash. Kurbin /Informacion paraprak Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Milot -Kryqëzim i Arbërisë, është gjetur në anë rrugës nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi Z.K. 68 vjeç, banues në Rrëshen. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, dyshohet që të jetë aksidentuar nga një mjet në lëvizje. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale, pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për identifikimin…
Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij me pasojat e luftës ku tha se kanë mbështetur shtresat pensionistët, familjet shqiptare dhe biznesi i vogël nga faturat e shtrenjta të energjisë, por edhe me një paketë të rezistencës sociale. “Askush se kishte menduar që ky Kongres, si një stacion mes përfundimit të këshillimit të parë kombëtar dhe zbatimit të nismave të mbështetura nga qytetarët do të zhvillohej nën peshën e rëndë të një tjetër kohe të jashtëzakonshme, sikur të mos mjaftonte tërmeti, plas dhe një luftë mu në mes të Europës, kjo fatkeqësi e tretë radhazi në 3 vjet, vret,…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ka konsideruar krizën brenda Partisë Demokratike si një fatkeqësi për Shqipërinë. Në Kongresin e PS-së së zhvilluar këtë të shtunë, ministrja Spiropali u shpreh se kush nuk mund të vendosë rregull në shtëpinë e tij, nuk mund të qeverisë Shqipërinë, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve. Duke ju referuar ish-kryeministrit Berisha dhe ish-kryedemokratit Basha si dy “B-të” e PD-së, Spiropali tha se në thelb ata janë të njëjtë, por me forma të ndryshme. Ministrja thotë se asnjë prej tyre nuk mund të bëjë asgjë në ndryshimin e mentalitetit humbës të opozitës.…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e konsideroi Kongresin e PS një ngjarje të rëndësishme që vendosi një standard të ri në jetën politike shqiptare. Në fjalën e tij përshendetese para socialisteve, Balla theksoi se Kongresi ishte sot një ngjarje e të gjithë shqiptarëve, të cilët patën mundësi përmes paneleve të të gjitha fushave të japin mendimet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre të cilët do ti shërbejnë maxhorancess për t’u përmirësuar. Kreu i grupit parlamentar Balla vlerësoi si një proces po kaq të rëndësishëm për të dëgjuar zërin e shqiptareve, veçanërisht Këshillimin Kombëtar që sipas Ballës do…
Ditmir Bushati në kongresin e PS theksoi vlerën që ka marrëdhënia midis qeverisë dhe opozitës në zhvillimin e një vendi, duke theksuar se ‘kompromisi’ në vendet që interesin kryesor e kanë të ecin përpara “nuk ka përse të jetë një fjalë e ndryrë”. “Përgjegjësia e fitores së herës së tretë e vë qeverinë në përgjegjësinë e pashmangshme për të tejkaluar në rrafshin personal si qytetar, në atë publik si socialist dhe si forcë politike në qeverisje”, tha Ditmir Bushati. “Jemi dëshmitarë sesi bota ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë dekatës së fundit, vendosja në sprovë e politikave tradicionale, krizat financiare…
Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është shfaqur sot krah kryeministrit Edi Rama, në Kongresin e Partisë Socialiste. Ruçi, i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit pas zgjedhjeve të 25 Prillit të vitit të kaluar, nuk ka munguar sot, gjatë këtij eventi të rëndësishëm për socialistët, dhe mesa duket atij i kanë rezervuar vendin e veçantë në krah të kryeministrit Rama.