Ditën e sotme, Kryeministri britanik, Boris Johnson zhvilloi një vizitë surprizë në Kiev ku u takua me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Nga sa është mundur të mësohet, Johnson e takoi presidentin Volodymyr Zelensky për t’i treguar atij mbështetjen e plotë për popullin ukrainas. Mes të tjerash, mësohet po ashtu se një zëdhënës i “Downing Street” ka deklaruar se udhëheqësit diskutuan për mbështetjen afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, si dhe folën për paketën e re prej 100 milionë paundësh të ndihmës financiare dhe ushtarake për vendin. Gjithashtu, armët antitank dhe anti-ajror, të quajtura ndryshe edhe si “dronë vetëvrasës”,…
Author: tirana
Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen e saj të 29-të dhe sigurisht që në urimet e marra sot, nuk mund të mungonte edhe ai i bashkëshortit të saj, Bes Kallakut. Xhensila ka marrë një urim të veçantë nga aktori i humorit, si ç’ndodh çdo vit në fakt. Besi e uroi shpitin e tij binjak për ditëlindjen e saj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku vëmendjen më të madhe e mori mbishkrimi që ai bëri krahas fotos. “Urime Ditëlindjen “mama”! Qoftë buzëqeshja jote e shndritshme si dielli n’Pranverë. (Edhe tani që po shoh foton, qenke veshur si Donaldi në…
Lufta në Ukrainë po rëndon çdo ditë e më shumë bilancin e rusëve, ku ushtrisë së Putinit vazhdon që t’i rriten viktimat. Siç u njoftua ditën e premte, varrimi i kolonelit të vrarë Aleksandër Bespalov u bë në rajonin e Ozerskut. Burime lokale thanë se Bespalov u vra në Ukrainë gjatë një “operacioni special ushtarak”. Gjithashtu, njoftimi bën me dije se koloneli ka qenë komandant i Regjimentit të 59-të. Si ç’duket dhe në foton e kolonelit të vdekur, ai ka të varur në gjoks dy radhë medaljesh. Colonel Alexander Bespalov, the commander of the 59th Guards Tank Regiment (part of the 144th Guards Motorized…
Ndeshja e radhës e boksierit shqiptar, Florian Marku do të zhvillohet në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë boksieri. Me anë të një postimi në “Facebook”, Marku njoftoi se janë në bisedime për të zhvilluar një ndeshje në Tiranë dhe së shpejti do të publikojë edhe datën. Më tej, boksieri i njohur dhe shumë i suksesshëm falënderoi shqiptarët për mbështetjen që i kanë ofruar në ndeshjen e tij të fundit. “Jam shumë i lumtur. Faleminderit të gjithë shqiptarëve për përkrahjen. Në Newcastle u duk sikur isha në Shqipëri. Ndeshja e radhës jemi në diskutim që të zhvillohet në…
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të Kongresit të PS-së, ku deklaroi se gjatë tij nuk u dha asnjë alternativë për zgjidhjen e krizës. Këlliçi e cilësoi Kongresin e socialistëve që u zhvillua sot si një Kongres anti-SPAK, duke theksuar se është kriminale mënyra se si Edi Rama i bëri sot presion drejtësisë. “Në vend që të tregonte investimet, Rama kërcënoi me burg opozitën. Sot shqiptarët panë se si imitimi i praktikave komuniste sot kaloi në perfeksion. Sot Ramën do ta kishin zili dhe diktatorët më famëkeq të globit për shfaqjen e…
Situata e koronavirusit në 24 orët e fundit në vend paraqitet normale. Nga 1088 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 55 persona, ndërsa nuk raportohet për humbje jete. Të infektuarit janë konstatuar në këto bashki: 22 në Tiranë, 9 në Fier, 3 në Patos, nga 2 qytetarë në Korçë, Konispol, Sarandë, Vlorë, Mallakastër, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Vorë, Roskovec, Finiq, Gjirokastër, Tepelenë, Maliq, Elbasan, Gramsh, Lushnjë. Janë 382 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 11 pacientë, nga të cilët dy janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët…
Ish-deputetja Rudina Hajdari ka folur sot rreth situatës aktuale në Partinë Demokratike dhe si e sheh ajo të ardhmen e saj. Gjatë një interviste për “abcnews.al”, Hajdari u pyet se kë shikon në krye të PD-së. “Kjo varet nga anëtarësia”, u përgjigj ajo. Gjithashtu, Hajdari komentoi edhe kandidimin e Berishës për këtë post. Sipas saj, nuk do të ishte normal kandidimi i tij, për shkak se krijohen kushte të pabarabarta për të tjerët. “Nëse Berisha kandidon, ai duhet t’u japë kandidatëve të tjerë mjaftueshëm kohë për të bërë fushatë në vende të ndryshme për t’u afruar me anëtarësinë dhe për…
Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi këtë mbrëmje që, nëse populli e kërkon, ai është i gatshëm të legalizojë kanabisin edhe për përdorim vetjak. Kreu i qeverisë bëri me dije se në procesin e radhës të Këshillimit Kombëtar mendohet të përfshihet në mesin e pyetjeve edhe çështja e përdorimit personal të kanabisit. “Vitin tjetër do shtrojmë pyetjen: a doni të keni përdorimin vetjak në atë gramaturën e vogël? Unë s’kam opinion. Tani jemi shumë të qartë. Nëse do të thonë shqiptarët që përdorimi personal të lejohet, na vjen keq për të gjallët që kanë vdekur, por do e bëjmë”, u…
Partizani ka marrë sot fitoren e dytë radhazi në kampionat duke e parë tashmë veten në vendin e katërt, me vetëm 4 pikë larg vendit të tretë i cili të çon në Evropë. Skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti përmbysën me rezultatin bindës 3-1 Teutën, në një ndeshje mjaft të luftuar të luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”. Në fillim ishin durrsakët ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 27-të me anë të Ivanov, i cili i gjeti kohën e duhur topit me një goditje me kokë, duke bërë të pavlefshme daljen e portierit Hoxha. Por në fundin…
Pas Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë me gazetarët, ku foli edhe për deklaratat e Presidentit Ilir Meta pasditen e sotme. Teksa komentonte këtë çështje, Rama nënvizoi se Gjykata Kushtetuese ka rënë dakord me Parlamentin që ai e ka shkelur Kushtetutën. Megjithatë, vazhdoi Rama duke ironizuar, diferenca qëndron në faktin që sipas Kushtetueses, “shkeljet e Presidentit na qenkan të lehta”. “Gjykata Kushtetuese ka rënë dakord me Parlamentin që Presidenti ka shkelur Kushtetutën. E vetmja gjë që e ka ndarë nga Parlamenti është se, sipas saj, shkeljet e Metës na qënkërkan të lehta. Nuk dua të komentoj…
Në konferencën për mediat të ditës së sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u pyet edhe lidhur me legalizimin e kanabisit në Shqipëri, për të cilin Meta u shpreh se kjo nismë ka për qëllim të legalizojë krimin në vend. Kreu i shtetit viijoi më tej duke shtuar se, një veprim i tillë do të shkatërronte bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare. “Kjo e kanabisit nuk është e re. Ajo ka filluar që me vizitën tek nënë Feridea. Tani kërkon të ligjërojë kriminalizimin e shtetit dhe organeve ligjëzbatuese. Ti vihet kazmën bujqësisë dhe blegtorisë. Kjo është e qartë. Por besoj është shumë…
Pasditen e sotme, një i ri në Tiranë është rrahur me sende të forta. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në afërsi të shkollës “17 Shkurti”, ku në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta shtetasi E. Ç., 33 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethabave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve.