Mesditën e sotme, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson po kryen një vizitë surprizë në Kiev. Lajmi është bërë publik nga ambasada ukrainase në Londër, e cila publikoi një foto nga takimi Zelensky-Johson duke e shoqëruar me fjalën “surprizë”, pasi më herët nuk ishte njoftuar asgjë rreth kësaj vizite.
Takimi mes 2 liderëve ndodh vetëm një ditë pasi Von Der Leyen shkoi me ekipin e saj në Kiev dhe u takua ballë për ballë me presidentin ukrainas.
Surprise 😉 pic.twitter.com/AWa5RjYosD
— Embassy of Ukraine to the UK (@UkrEmbLondon) April 9, 2022
Theksojmë se forcat ruse janë tërhequr tashmë nga veriu i Ukrainës për t’u pozicionuar në lindje dhe jug, ndërsa autoritetet vendase paralajmëruan një ofensivë të tyre në rajonin e Luhanskut duke kërkuar nga qytetarët që të largoheshin prej atyre zonave.
