Author: tirana

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, i krahasoi luftimet e zhvilluara në rajonin e Donbasit me Luftën e Dytë Botërore. Teksa foli në një konferencë për shtyp në selinë e NATO-s në Bruksel, ai tha se situata po vështirësohet. “Kjo do t’ju kujtojë Luftën e Dytë Botërore, me operacione të mëdha, përfshirjen e mijëra tankeve, automjeteve të blinduara, avionëve, artilerisë.” Donbasi është zona e vjetër e Ukrainës që njihet për prodhimin e qymyrit dhe të hekurit.

Read More

Një 13-vjeçare ka rënë nga dritarja e katit të tretë të pallatit ku jetonte pranë rrugës së Shtrausit në Lezhë. Vajza është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Read More

Ditën e nesërme, në orën 12:00 në kryeqytet, komuniteti ukrainas ka thirrur një manifestim te madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila po përballet me agresionin rus. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit nga ora 12:00 deri në orën 15:00. 1-Kufizime do të ketë në segmentet e mëposhtme:• Bulevardi “Bajram Curri”, segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Ibraim Rugova” deri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmentin nga kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri”…

Read More

Partia Socialiste nuk ka zhvilluar asnjë negociatë me grupet parlamentare sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri. Kështu ka pohuar Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri në një intervistë për Report TV. Gjiknuri tha se ka zhvilluar vetëm mbledhje të brendshme me Kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën dhe përfaqësuesen e qeverisë Elisa Spiropali, si grupi i mandatuar për negociatat për presidentin e ri.Gjiknuri u shpreh se pa u përcaktuar kalendari i votimit është ende herët për negociata.“Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë negociatë me asnjë grupim, kemi zhvilluat takime mes vetes…

Read More

Një 40-vjeçar u arrestua nga policia e North Yorkshire në Britaninë e Madhe pasi dyshohet se përndiqte një grua prej ditësh. Një grua ka lajmëruar policinë pasi është ndjerë e rrezikuar për jetën e saj. Sipas BBC, gruaja kishte parë se një mashkull rreth moshës 40 vjeç po e ndiqte në rrugët e Britanisë së Madhe. Ajo telefonoi policinë dhe porositi një picë. Operatori i policisë e kuptoi menjëherë që diçka nuk shkonte dhe e pyeti gruan nëse ishte në rrezik, ku ajo iu përgjigj “po”. Pas gjurmimit nga policia, u zbulua se gruaja, e cila nuk është identifikuar, po…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pezullimit të Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, një vendim i marrë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Në postimin e tij, Rama shkruan se bota nuk do ta tolerojë agresionin rus. “Këshilli i të Drejtave të Njeriut promovon respektimin universal të të gjithë të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, dhe adreson shkeljen e tyre. Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe krimet e saj të tmerrshme janë kundër gjithë kësaj. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, tregoi sërish sot se bota nuk do ta tolerojë” – shkruan Rama.

Read More

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sapo ka pezulluar Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut gjatë një sesioni në Nju Jork. Ky vendim pason akuzat për krime lufte nga trupat e Kremlinit në Ukrainë. Para se të hidheshin votat, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme” – duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në qytetin e Bucha.

Read More

Burri kërkon 600 mijë euro nga dashnorja e ish-gruas me pretendimin se i ka shkatërruar jetën. Në momentin kur trekëndëshi i një dashurie ka përfunduar në gjykatë, bashkëshorti ka kërkuar kompensim. Ai tentoi të provojë tradhtinë edhe duke sjellë si provë postimet me të cilat çifti, sipas tij, e kanë tallur lirshëm në Facebook. Por fatkeqësisht jo vetëm që nuk i ka marrë 600 mijë eurot që i ka kërkuar, por do të detyrohet të paguajë mijëra euro për shpenzimet ligjore, thuhet në historinë e publikuar nga Il Messaggero. I tradhëtuar, baba i dy fëmijëve të mitur, u përpoq të…

Read More

Zbardhet dëshmia e Kryesekretares së Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku në polici. Marku mësohet se ka thënë në polici se ishte larguar nga banesa pas një debati me bashkëshortin. Ajo ka sqaruar se ka qëndruar në një hotel në Lezhë dhe se nuk kishte menduar se çështja do të shkonte deri në denoncimin se ajo ishte zhdukur. “U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë dhe më ishte bllokuar dhe celulari. Kam mbajtur kontakte me…

Read More

Shëndeti i syve është një nga ato gjëra për të cilat nuk mendojmë shumë derisa diçka të shkojë keq. Ekspertët paralajmërojnë se duhet të kujdeseni në kohë për zakonet e mira që do t’ju mbajnë shikimin të shëndetshëm. Ka gjëra që mund të bëni çdo ditë që mund të rrezikojnë shëndetin e syve tuaj dhe potencialisht madje të çojnë në verbëri, shkruan Eat This. Pirja e duhanit “Tymi në ajër irriton drejtpërdrejt sytë”, thotë Howard R. Krauss, neuro-oftalmolog amerikan. “Pirja e duhanit, përfshirë pasiv, është fajtor për kataraktin progresiv të hershëm dhe më të shpejtë, dhe për rritjen e rrezikut…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 1075 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë, në këto bashki:23 në Tiranë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, nga 2 qytetarë në Kuçovë, Divjakë, Lushnje, nga 1 qytetar në Shkodër, Mirditë, Durrës, Mallakastër, Delvinë, Maliq, Berat, Dimal, Elbasan.Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.Aktualisht…

Read More

Kryeprokurori Olsian Çela ka publikuar raportin vjetor, në të cilin thuhet se gjatë 2021 janë përgjuar me vendim Gjykate ose urdhër prokurori mbi 3400 qytetarë. Në këtë shifër që mesatarisht tregon se çdo ditë janë përgjuar 9 persona, nuk përfshihen interceptimet e kryera nga SPAK që tashmë ka një zyrë përgjimesh të vetën dhe përgjimet parandaluese të policisë që kryhen pa vendim Gjykate. Qytetarët janë përgjuar gjatë vitit të kaluar në kuadër të hetimeve të kryera nga prokuroria, ndërsa në dokument thuhet se në kuadër të 655 procedimeve penale janë përdorur metodat e posaçme hetimore duke arritur në arrestimin e…

Read More