Deputeti Erion Braçe fton socialistët që banojnë në zonat rurale dhe merren me bujqësinë që të vijnë në Tiranë të shtunën e 9 prillit, kur PS do të mbajë Kongresin e radhës, e të flasin për problemet me të cilat po përballen në kushtet e një krize çmimesh dhe ushqimesh. Braçe shprehet se ka tre muaj që flet për rëndësinë e fermerëve dhe produkteve bujqësore në vendin tonë, por sipas tij duhet që të gjithë socialistët që merren më këtë fushë të flasin njësoj. Reagimi:
Author: tirana
Mishi i viçit dhe derrit, djathi dhe vezët, patatet, arra, bananet janë rritur në mënyrë të paparashikuar në Serbi, përveç mollëve dhe limonëve, të cilët sipas statistikave zyrtare ishin pak më të lira këtë mars. Edhe djathi, qumështi dhe vezët janë më të shtrenjta. Një kokërr vezë vitin e kaluar ka qenë nga 12,5 dinarë deri në 16 dinarë, këtë vit çmimi varion nga 15 deri në 20 dinarë. Në mars 2021, një kilogram djathë i bërë në shtëpi kushtonte në dyqane nga 240 dinarë në Kraljevë në 557 dinarë në Zrenjanin dhe Zajeçar. Qumështi i sterilizuar këtë vit varion…
Qytetarët të cilët vendosin që të përdorin taksi në kryeqytet do të paguajnë më shumë. Sipas vendimit të marrë dje në Këshillin Bashkiak, nisja nuk do të jetë më në nga 250 lekë, por 300, ndërsa kilometrat e përshkuar varen nga zona.Të trija të rritura, krahasuar me vitin 2013 kur u bë ndryshimi i fundit i tarifës për shërbimin taksi.“Politika e ndjekur ka nxitur organizimin e strukturave të shërbimit taksi, të cilat kanë siguruar një shërbim të shpejtë, cilësor dhe të sigurt, si edhe një organizim në sistemin e kontrolluar të tarifimit, që është i prirur të kontrollojë shërbimin ndaj…
Gazetarja dhe drejtuesja e emisionit “Open”, Eni Vasili ka lajmëruar se transmetimet do të nisin së shpejti në ekranin e “News 24”. Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se “po realizohet një super studio ekskluzive me të cilën do ju njoh së afërmi”. “Kthimi në News eshtë një kthim në shtëpi aty ku programi u formësua dhe u bë një brand. Aty ju pres për beteja të reja”, shkruan Vasili. Pak ditë më parë Eni Vasili ka firmosur një kontratë disavjeçare me këtë televizion. POSTIMI I PLOTE I GAZETARES ENI VASILI NE INSTAGRAM Emisioni Open në Top Chanel…
Në Romë është nënvlerësuar fuqia e mafias shqiptare, pohon eksperti i kriminalistikës Vincenzo Musacchio për Rai News. “Sot ata veprojnë në terren duke alternuar dhunën me korrupsionin, janë diskretë dhe të orientuar drejt tregut, pra shumë të vështirë për t’u luftuar. Kushdo që mendonte se ishin vetëm të dhunshëm, të shëmtuar dhe të ndyrë e kishte gabim. Ata janë inteligjentë, të këqij dhe oportunistë”. A ekziston mafia shqiptare në Romë? “Jo vetëm që ekziston, por në Qytetin e Përjetshëm tani nuk po luan më rol si ndjekës si në të shkuarën. Të shtënat në plazhin e Romës (Torvaianica) të ndodhura më 20 shtator 2020,…
Deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka folur për Kongresin e Partisë Socialiste dhe diskutimet që do të përfshihen në këtë Kongres. Gjatë bisedës në studio, Gjylameti u ndal edhe tek ndryshimet në qeverinë Rama, si edhe rritjen e çmimeve. Ajo theksoi se gjithashtu është krijuar paketa e plotë për grupet vulnerabël. “Sfidat me të cilat do të duhet të përballej PS janë po aq të rëndësishme sa janë edhe ato të qeverisjes. Sot kemi një krizë që nuk është vetë me Shqipërisë por e ndikuar nga agresioni rus në Ukrainë. Tani Kongresi është i fokusuar në diskutime dhe panele të…
Ekzekutimi mafioz i kryer të dielën në mbrëmje te kthesa e Rinasit është ende pa autor dhe pa motive të qarta për grupin e hetimit. Janë një mori pistash, personazh të dyshuar, të marrë në pyetje dhe pse jo shumë prej tyre edhe të mbajtur tashmë nën hetim si persona që së paku kanë dijeni për rrethanat e atentatit që tronditi Tiranën. Policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të mjetit nga i cili doli breshëria e kallashnikovit që i mori jetën djalit nga Rinasi i Ri, ndërkohë që përgjatë dy ditëve të fundit, kanë mundur vetëm të fiksojnë…
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi disamujor, finalizuan operacionin e koduar “Green Forest”, gjatë të cilit bënë ekzekutimin e masave të sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuar me vendimin e datës 28.03.2022, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit: -G. P., 54 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve Korçë); – F. T., 28 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë (me detyrë drejtore e…
Kryesekretarja 34-vjeçare e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku e cila u zhduk në mënyrë të mistershme ditën e djeshme ka marrë sot vëmendjen mediatike në vend. Ndërkohë, një detaj i ri i bërë publik së fundmi, tregon se Klaudia Marku ka dhe një pozicion tjetër të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë. Vetëm pak ditë më parë, ajo fitoi konkursin për oficere të policisë gjyqësore. Kujtojmë se 34-vjeçarja është larguar mbrëmë gjatë natës dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e saj deri më tani. Denoncimi në polici për zhdukjen e saj është bërë nga bashkëshorti, i cili për shkak se…
Ditën e sotme, një 54-vjeçar është rrëzuar nga kati i dytë i banesës së tij në rrugën “Dritan Hoxha” . Nga sa bën me dije policia, 54-vjeçari dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, grupi hetimor i cili shkoi në vendngjarje është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Informacion paraprak Më datë 07.04.2022, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka rënë nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. P., 54 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të…
Gianni De Biasi, ashtu si edhe Edy Reja, janë gjithnjë prezent në mediat italiane, mendimi i tyre kërkohet në çdo kohë, për çdo temë. Së fundmi ish trajneri i Shqipërisë, aktualisht në krye të Azerbajxhan, në një intervistë për TuttomercatoWeb, u ndal fillimisht te eliminimi i bujshëm i Italisë: “Maqedonia bëri lojën e tyre, praktikisht vetëm duke u mbrojtur, e kam bërë edhe unë me Shqipërinë, në 2015 në sfidën me Portugalinë. Italia është në një proces ndryshimi, duhet më shumë cilësi dhe shpejtësi”, theksoi ndër të tjera De Biasi, duke bërë në fund dhe një krahasim ndërmjet Shqipërisë dhe…
Një ndër aktivitetet e shpeshta të Policisë së Kosovës është konfiskimi i armëve dhe municionit. Gazeta Express raportoi për një bastisje që ka kryer policia në një shtëpi në Prevallë të mërkurën, ku u kap sasi e konsiderushme armësh dhe municioni. Por, çfarë ndodh me armët e konfiskuara? Këtë çështje e shpjegon ish-drejtori i Policisë së Kosovës, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, Rashit Qalaj, në një bisedë për Gazetën Express. Gazeta Express ka pyetur Policinë e Kosovës se sa është numri i armëve dhe municionit të konfiskuar viteve të fundit dhe në bazë të statistikave të dërguara del të jetë…