Author: tirana

Përtej variantit klasik, gjatë kësaj kohe janë krijuar edhe një sërë mutacionesh të tjera të cilat do ndikojnë që vaksina të bëhet jo vetëm e përvitshme, por të ndërtohet një universale. Mësohet se tashmë, shkencëtarët janë duke menduar seriozisht që të krijojnë një vaksinë me të gjitha variantet e koronavirusit që kanë dalë deri më tani. Kjo nevojë ka lindur pasi, sipas asaj që deklarojnë ekspertët, vaksina ekzistuese mbron imunitetin tonë por jo në ato nivele që duhet. “Brenda tetorit mund të kemi një vaksinë universale për të pritur dimrin”, u shpreh Skënder Brataj. Është normale që viruset të pësojnë…

Read More

Andrea Petagna nuk po përjeton një moment të mirë në karrierë, shpesh duke kaluar nga një huazim te tjetri. Nuk po arrin të gjejë hapësira as te Napoli, por jashtë fushe sulmuesi “azzurr” ka gjetur qetësi dhe stabilitet në krahë të bashkëshortes të tij Caroline. Ndryshe nga Andrea, Caroline, po shkëlqen në rrjetet sociale teksa tani numëron afro 100 mijë ndjekës.Bukuroshja po bën prova për një verë të nxehtë teksa në profilin e saj nuk nguron të tregojë linjat perfekte, shpesh duke pozuar me bikini.

Read More

Vijojnë për të tretën ditë radhazi kërkimet për Sebastianin e vogël, të cilin e mori rrjedha e lumit Fan në Mirditë para dy ditësh, teksa ishte duke luajtur me top me shokët. Për të gjetur trupin e 10-vjeçarit janë angazhuar forcat e RENEA-s dhe struktura të tjera private, si dhe banorë të shumtë, si vendas, por edhe të zonës përreth.

Read More

Presidenti ukrainas ka përsëritur thirrjet e tij për vendet në Perëndim që të “vendosin Rusinë para drejtësisë” duke refuzuar naftën ruse dhe duke bllokuar plotësisht bankat ruse nga sistemi financiar ndërkombëtar. Volodymyr Zelensky deklaratat i bëri përmes një përkthyesi në Parlamentin grek në Athinë. BE-ja po propozon një ndalim të qymyrit rus. Por disa shtete anëtare po rezistojnë për të shkuar më tej, sepse ata mbështeten shumë në energjinë ruse. Ndalimet e naftës dhe gazit nuk janë pjesë e propozimeve të fundit të sanksioneve. “Ata që shantazhojnë Evropën me krizën ekonomike dhe energjetike gjithmonë humbasin”, tha Zelensky. “Le të jemi të…

Read More

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh. Policia bën me dije se shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Sipas uniformave blu bëhet me dije se të arrestuar janë shtetasit M. T., 34 vjeç, K. S., 25 vjeç, Y. S., 31 vjeç dhe T. S., 32 vjeç, banues në Turqi. “Goditen nga Policia Kufitare, 4 raste të tentativës për të kaluar kufirin me dokumente…

Read More

Në qytetin e Fierit ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, ku 46-vjeçar pasi i ka shkuar në zyrë një avokati, e ka dhunuar dhe e ka kanosur këtë të fundit. Raportohet se agresori është shtetasi me inicialet E. Xh., 46 vjeç, banues në Fier, i cili për për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij, shtetasin A. O., 38 vjeç, (avokat). Sipas policisë, ka nisur puna për kapjen e shtetasit E. Xh. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin E. Xh., 46 vjeç, banues në Fier,…

Read More

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” u diskutua se kush duhet t’i mbante lekët në shtëpi, burri apo gruaja. Blogerja e njohur, Armina Mevlani, bëri një deklaratë që e habiti Fatma Haxhialiun. Ajo u shpreh se burri duhet të punojë dhe të sjellë lekë. “Unë jam tradicionale, burri duhet të punojë të sjell lekë, unë të rris fëmijët në shtëpi, tu përkushtohem atyre”, tha Armina duke qeshur, por Fatma u habit nga kjo gjë dhe e kundërshtoi. Mevlani sqaroi më pas se edhe gruaja duhet të punojë, por në momentin që do ketë fëmijë do u dedikohet më…

Read More

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata është një prej artisteve që publiku shqiptar e do dhe e dëgjon shumë. Në koncertet e Elvanës, lokalet e natë apo sallat ku ajo performon mbushen ne kapacitetin e tyre të plotë dhe të gjithë këndojnë një zëri hitet e saj. Por, së fundmi ka ndodhur diçka shumë e këndshme. Në një video të publikuar nga një koncert i saj, shihet një fans i cili bërtet me të madhe duke e konsideruar Elvanën si më të mirën dhe i kërkon asaj një puthje. E ndodhur para kësaj kërkese të fansit të saj, këngëtarja nuk ka…

Read More

Efektivët e Policisë së Tiranës kanë vënë në pranga 2 persona në sajë të finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Dark”. Shtetasit e arrestuar janë identifikuar si Valon Muçiçi dhe Elvis Ndoja. Burime policore bëjnë me dije se dy të rinjtë, përkatësisht 26 dhe 24 vjeç janë autorë të disa vjedhjeve në Tiranë, të cilat i kryenin zakonisht gjatë orëve të natës. Gjithashtu, uniformat blu kanë sekuestruar veshje dhe pajisje të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur për kryerjen e vjedhjeve, dy laptopë dhe sende të tjera të vjedhura. Njoftimi i policisë: Finalizohet me sukses operacioni policor i…

Read More

Një aksident tjetër është regjistruar mesditën e kësaj të enjtje në qytetin e Fierit. Raportohet se për shkak të përplasjes, njëri prej automjeteve devijoi rrugën dhe për pasojë, u përplas me shtyllën e ndriçimit para drejtorisë së patentave në Fier. Ndërkaq, në një prej automjeteve ndodheshin edhe fëmijë, megjithatë raportohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Ky aksident ka shkaktuar gjithashtu shumë trafik makinash në këtë aks rruge, por policia ndodhet vendngjarje për të rregulluar qarkullimin e mjeteve dhe gjithashtu për të ndonjë incident tjetër pasi ky aks…

Read More

Në qoftë se dëshironi që të mbeteni anonim në Instagram, veçanërisht kur shikoni ‘story-t’ e të tjerëve, atëherë ky tekst është për ju. Opsioni “Stories” në Instagram është jashtëzakonisht i popullarizuar në platformën sociale sepse përdoruesit mund të postojnë foto dhe video që zhduken pas 24 orësh. Por si të veproni kur doni të hapni ‘story-n’ e një personi që nuk e ndiqni dhe nuk dëshironi që emri juaj të shfaqet në listën e emrave që e kanë parë postimin? Ka një zgjidhje të thjeshtë për këtë. Hapni Instagramin në mënyrë që aplikacioni të përditësojë story-t më të fundit. Më…

Read More

Është konfirmuar një rast tjetër i ri i gripit të shpendëve, këë herë në qytetin e Shkodrës. Sipas informacioneve që vijnë, mësohet se 70 krerë pula janë groposur në një stabiliment në njësinë Dajç të bashkisë Shkodër pasi kanë rezultuar pozitive me këtë grip. Ka qënë vetë prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni ajo që e ka bërë me dije këtë gjë nëpërmjet një deklarate. Mes të tjerash, prefektja garantoi se janë marrë të gjitha masat që në atë rreze nga 3-10 km është tamponuar e gjitha zona.

Read More