Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Cërrik-Mollas. Policia bën me dije se në fshatin Klos, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasen H. M. Për pasojë, nga përplasja ka marrë lëndime drejtuesja e mjetit tip “Renault”, shtetasja H. M., si dhe pasagjerja, shtetasja L. M. dy të lënduarat ndodhen në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Rreth orës 09:30, në aksin rrugor Cërrik-Mollas, në fshatin Klos, mjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me mjetin tip “Renault” me…
Author: tirana
Rinovimin e lejes së drejtimit, tashmë qytetarët mund ta marrin në çdo drejtori rajonale të shërbimit të Transportit Rrugor (DRSHTRR), pavarësisht vendbanimit të mbajtësit të lejes së drejtimit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, njoftoi se kjo është një tjetër risë që ofron DPSHTRR, në shërbim të qytetarëve. Sipas DPSHTRR, qytetarët për të marrë lejen e drejtimit, mund të paraqiten në çdo drejtori rajonale me mjetin e identifikimit, certifikatën mjekësore me fotografi; lejen aktuale të drejtimit dhe kryejnë pagesën 3,500 lekë. Për të gjitha rinovimet e lejeve të drejtimit të kategorisë B që janë me afat 3/5-vjeçar, ose…
Nga Auron Tare Duhet kujtuar jo vetëm si një ditë kur Il Duce pushtoi një vend të vogël si Shqipëria, por si një nga ditët më të zeza të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Një mësim se si e gjithë hierarkia ushtarake hodhi pushkët dhe ia mbathi nga fronti i luftës, duke sjellë një faqe turpi për ushtrinë. Kjo datë, së bashku me 1997-ën, janë dy ditët kur shqiptarët panë me sytë e tyre se përtej pompozitetit, gradave dhe spaletave plot shkëlqim, ushtria që ishte krijuar me aq sakrifica, ishte një dru i kalbur nga korrupsioni dhe paaftësia e politikës shqiptare. Ushtria…
Janë zbardhur detaje të reja nga sherri më i fundit i ndodhur në kryeqytet, ku për pasojë mbeti i plagosur një person në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Sipas informacioneve, sherri ka nisur në një lokal nate ku ka qenë duke performuar reperi i njohur “Don Phenom”, i cili e ka konfirmuar gjithashtu ngjarjen në një reagim në rrjetet e tij sociale. Ai ka bërë këtë postim për të qartësuar të gjithë fansat e tij se ai nuk ka qenë i përfshirë në këtë konflikt, duke i garantuar ata se ai është mirë. Përmes një video…
/Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ngritur në një kohë të shkurtër një grup pune për të marrë masat e nevojshme për integrimin e fëmijëve të ardhur nga Ukraina së fundmi. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, e cila thekson se për këta fëmijë, krahas masave për arsimimin e tyre të përkohshëm, do të ofrohet edhe mbështetje psiko-sociale. “Sapo kemi ngritur në MAS një grup pune për marrjen e masave për arsimimin e përkohshëm dhe mbështetjen psiko-sociale të fëmijëve të ardhur nga Ukraina për shkak të luftës. Ky grup do të koordinojë punën me…
Lufta në Ukrainë po bëhet dita-ditës më rrënuese dhe më e rëndë në bilancin e saj, teksa ushtarët ruse kanë vrarë qindra civilë. Sipas zyrtarëve të huaj, nëse ky konflikt do të zgjasë më tej, kjo do të sjellë më shumë masakra njerëzore, shkruan “CNN”. Pushtimi rus i Vladimir Putin ka shkaktuar edhe një valë tronditëse të largimit të qytetarëve nga vendi i tyre për t’i shpëtuar agresionit rus. Kostot e lutës po nxiten nga zhvendosja e strategjisë së Rusisë në përpjekje për të marrë Kievin dhe për të rrëzuar qeverinë . Në ditët e para të luftës dukej se…
Mediat italiane publikuan një lajm ku thuhej se kohëzgjatja e ndeshjeve të futbollit do të rritej, por FIFA nuk ka vonuar të reagojë lidhur me këtë spekulim. Lajmi i publikuar në mediat italiane theksonte se ndeshjet në botërorin “Katar 2022” do të zgjasnin 100 minuta, gjithmonë nëse “IFAB” do ta miratonte propozimin. Sipas asaj që bëhej me dije në lajm, shkak i rritjes së kohëzgjatjes do të ishte ulja e kohës efektive në ndeshjet e futbollit, për shkak të vonesave të shumta. Megjithatë, reagimi i FIFA-s ishte i menjëhershëm duke shuar zërat për një ndryshim të tillë. Madje, organi më…
Sipas asaj që raporton “la repubblica”, Presidenti ukrainas ka deklaruar në një intervistë të dhënë për “Haberturk TV” se Rusia po fsheh “mijëra” njerëz të vrarë në Mariupol. “Unë mendoj se Rusia ka frikë, se nëse ne dërgojmë ndihma humanitare në Mariupol, atëherë e gjithë bota do të shohë atë se çfarë po ndodh. Por Rusia nuk dëshiron që bota të shohë mizoritë e saj përpara se të marrë në kontroll qytetin. Ata nuk do të mund të fshehin mijëra njerëz. Bota e ka parë situatën reale. Ka parë se çfarë i është bërë Ukrainës,” u shpreh Zelensky.
Qyteti i Lezhës dhe pjesa më e madhe e zonave përreth po vuajnë mungesën e energjisë elektrike qe prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Nga sa është mundur të mësohet, kjo gjë ka ndodhur pasi nënstacioni elektrik në Lezhë nuk furnizohet me energji për shkak të një defekti në linjën e tensionit të lartë 110 kv në Dajç. Raportohet se energji kanë vetëm zona e bregut të Matit që furnizohet nga nënstacioni i Rrilës. Nga ana e saj, Operatori i SHpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se po punon për rikthimin e energjisë, ndërkohe presin që OST-ja te riparojë defektin.
Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar parashikohet të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në pothuajse të gjithë vendin tonë. Pritet që reshjet më të fokusuara reshjet të jenë në Veri të Shqipërisë, ndërsa në zonat Qëndrore dhe Jugore reshjet do të jenë në sasira më të pakta. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, POR do ulen ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C. Era do fryjë e mesatare dhe fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare…
Mbrëmjen e djeshme, Real Madridi korri një fitore shumë të rëndësishme 1-3 kundër londinezve të Chelsea-t në përballjen e parë çerekfinale në transfertë, çka i lehtëson mjaft pune “galaktikëve” në ndeshjen e kthimit. Padyshim, heroi i madrilenëve dje ishte bomberi Karim Benzema, që me 3 golat e tij e çoi Realin me një këmbë në gjysmëfinale. Këtë sezon, francezi ka treguar se është një sulmues i padiskutueshëm. Në një intervistë pas përfundimit të sfidës, ai ka folur për mediat për këtë natë magjike ku me tripletën e tij i dhuroi “Los Blancos” një fitore të madhe . “Janë netë magjike,…
Policia e Durrësit kanë vënë në pranga dy persona ndërsa një është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi. Falë finalizimit të operacionit të koduar policor “Thumana”, u bë i mundur arrestimi i shtetasve K. L., 32 vjeç, banues në Gjorm, Kurbin dhe Q. F., 68 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë. Ndërkohë, në kërkim u shpall shtetasi me inicialet A. F., 36 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë, i cili mësohet se është edhe djali i një prej të arrestuarve. Mësohet se gjatë kontrollit në Shkozë-Bardhë në truallin pas banesës së 68-vjeçarit Q. F., kanë konstatuar 10 sera në të cilat ishin të…