Kancelari Federal Scholz do të presë kryeministrin shqiptar Edi Rama për një vizitë në Kancelarinë Federale të hënën, më 11 prill në orën 18:00. Në bisedimet e përbashkëta me kandidatin për anëtarësim në BE dhe aleatët në NATO, reagimi i përbashkët ndaj luftës ruse kundër Ukrainës do të jetë një temë e rëndësishme. Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe çështje të tjera dypalëshe, ekonomike dhe të politikës së jashtme do të jenë gjithashtu në axhendë. Pas një diskutimi fillestar, është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp. Më pas, kancelari federal fton kryeministrin për darkë.
Author: tirana
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një vizite zyrtare në Itali ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme. Pas takimit në Vatikan me Kardinal Michael Czerny, drejtues i Ministrisë së Zhvillimit dhe Integrimit Njerëzor në Vatikan, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, e shoqeruar edhe nga delegacioni Prof. Arben Gjata, Prof. Xheladin Draçinin, Prof. Anila Godo, Prof. Alma Idrizi, Ministrja Manastirliu ka zhvilluar një tjetër takim të frytshëm me Rektorin e Universitetit të Romës Tor Vergata, Prof. Orazio Schillaci për të formalizuar bashkëpunimin në një marrëveshje konkrete me Universitetin…
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili ka rreshtuar aferat për të cilat akuzon qeverinë dhe kryeministrin. “Do të vazhdojnë vetreformimin e rrëmbimit të parave të shtetit. Do vazhdojnë vetreformimin e përlarjes së qindra milionë eurove të inceneratorëve. Do vazhdojnë vetreformimin e gllabëritjes së qindra milione euro të energjisë elektrike. Do vazhdojnë vetreformimin e zhvatjes së qindra milionë eurove të rilindjes urbane. Rroftë vetreformimi i Ali Babës me shumë hajdutë”, shkruan Vasili.
Presidenti Ilir Meta ka folur për politikën e jashtme të Shqipërisë duke theksuar se ka ardhur koha për një shtysë të re të “Korridorit VIII”. Gjatë intervistës për televizionin publik të Bullgarisë “BNT”, Meta theksoi se Bashkimi Europian ashtu edhe vendet tona mund të keqpërdoret nga Rusia apo aktorët e tjerë, që kanë interes të minojnë këto vlera europiane në rajonin tonë. Intervista e plotë: 1. Si ka ndryshuar arkitektura origjinale e sigurisë në Ballkan që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia? E gjithë arkitektura e sigurisë globale do të ndryshojë dhe do të përshtatet pas këtij agresioni të paprovokuar…
Puntata e sotme e Për’puthen nisi me një diskutim rreth treshes Rrushe-Astirit-Alesja. Kjo e fundit ditën e djeshme ishte shumë e rënduar nga ana psikologjike dhe shëndetësorë pas situatave të fundit. Kërkesa e Astritit për të njohur Alesjan, nervozoi shoqen e saj Rrushen e cila kishte pëlqim për të. Pas diskutimeve në studio Alesja shpërtheu me akuza ndaj Astritit për situatën e krijuar. “Të kujtova ish të dashurën. Ti më ke përdorur”, u shpreh Alesja. “Nuk ka lidhje, nuk është e vërtetë”, u përgjigj Astriti. Ndërsa Astriti u shpreh se Alesja nuk është më ajo që ka qenë në fillim,…
I dorëhequr nga posti i kryetarit të PD, tashmë si deputeti i thjeshtë, Lulzim Basha vijon takimet me demokratët. Basha është ndalur së fundmi në Mat. Jashtë syrit të medias, Basha ka vijuar axhendën e tij, siç ka deklaruar në një dalje për media, me qëllim bashkimin e partisë. Pak ditë pasi dha dorëheqjen në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Basha tha se edhe pse nuk e drejton më PD, nuk ka hequr dorë nga përgjegjësitë e tij ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.“Ajo që dua të them është që unë po punoj e do punoj për një PD…
Dashi Të lindurit e kësaj shenje do të përjetojnë momente shumë të këndshme gjatë kësaj të enjte. Ka gjasa të merrni disa dhurata domethënëse. Nuk rekomandohet të bëni blerje dhe as të dërgoni para nesër. Në mbrëmje mund të mësoni një lajm, i cili mund t’ju trishtojë, por përpiquni me çdo kusht ta kaloni këtë situatë. Demi Do të frymëzoheni nga diçka që do t’ju bëjë të mendoheni gjatë për të ardhmen. Nuk parashikohen evente të veçanta gjatë kësaj dite. Ekziston më shumë mundësia të përfshiheni në punët e shtëpisë dhe nuk do të realizoni ato çfarë kishit planifikuar. Binjakët…
Një 65-vjeçar shqiptar është shpallur fajtor për gjestet e turpshme ndaj djalit 7-vjeçar të bashkatdhetarit të tij. Ai është dënuar me 18 muaj burg pa të drejtë ankimimi. Sipas aktakuzës, që prej muajit shkurt deri në maj të vitit 2017, i akuzuari ka bërë gjeste seksuale duke e prekur të miturin mbi rroba.Djali i cili ishte 7-vjeç në atë kohë, shkonte në një kopsht fëmijësh dhe i akuzuari, i cili njihej nga prindërit e fëmijës. Ata, për shkak se punonin deri vonë i kishin kërkuar që ta merrte fëmijën nga kopshti dhe ta çonte në shtëpi, raportojnë mediat greke. I…
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë. Rama bëri me dije se kongresi i 9 Prillit do të jetë më një kontekst të jashtëzakonshëm për shkak të kohës që jetojmë. “Do të jetë një kongres ndryshe me një format të ri në funskino të një hapje të gjerë dhe të një adresimi të atyre që janë çështjet më të rëndishme të këij moment të vështirë”, tha Rama. Ndërkohë Rama u pyet nga gazetarët për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ndërsa theksoi se është një përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i dhënë Shqipërisë një…
Drejtori i Portit në Lezhë është rikthyer sërish në detyrën që ka mbajtur më parë nga 2017 në 2019. Gjergj Prendi është emëruar si Prefekti i ri i Lezhës pas dorëheqjes se Gjok Jakut. Rikthimi i Gjergj Prendit në këtë detyrë ka ardhur për shkak të vlerësimeve që ai pati pas vendimit të qeverisë që prefekturat të drejtoheshin nga ushtarakë. Gjergj Prendi ka mbajtur detyrën si prefekt për rreth 18 muaj, por në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, kur kishte nje situatë të ndërlikuar politike, ai është shkarkuar duke kaluar si Drejtor i Portit.
Në Shqipëri prej 4 vitesh nuk ka baste sportive. Ato janë të mbyllura ligjërisht me çdo formë nga qeveria Rama dhe prej kaq kohësh nuk ka më salla bastesh, pika grumbullimi ku shqiptarët të provojnë fatin por duket se kësaj situate duan t’i japin fund vetë institucionet sportive në vend. Dy ditë më parë, kreu i KOKSH, Fidel Ylli bëri një tjetër deklaratë ku Federatat e Sporteve po vuajnë uljen e buxheteve nga qeveria dhe për të mos i ulur më tej dinjitetin atëherë qeveria duhet të rihapë bastet sportive në mënyrë që sporti të lehtësohet përmes këtyre financimeve dhe…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, në vijim të operacionit policor të koduar “Rada”, bënë kapjen e shtetasit: – E. D., 51 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e…