Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në zonën e TEG në Tiranë. Sipas policisë mjeti në pronësi të V.K ka marrë flakë në lëvizje, dyshohet se shkak ka qenë një defekt në mjet. Njoftimi i policisë: Me datë 06.04.2022, në afërsi të TEG-ut, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin V. K. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Author: tirana
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi thotë se Sali Berisha e ka marrë peng Partinë Demokratike për qëllime personale. Ai shkruan se Berisha po e përdor grupin e WhatsApp për të shpërndarë deklarata kundër SHBA-së. “Vijimi me kokëfortësi në rrugën e njëanshmërisë, të përjashtimit dhe mbylljes së partisë, nuk është rruga drejt bashkimit, por është rrugë me vetëm një drejtim: përçarjen. Kjo rrugë i shërben vetëm Edi Ramës dhe forcimit të regjimit të tij. Në vend të reflektimit një grup individësh të vetëzgjedhur, dhe të vetëshpallur si drejtues të partisë, nën emrin Komisarë të Komisionit të Rithemelimit, janë duke…
Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’u vijë sërish në ndihmë bizneseve të vogla, të cilat janë prekur nga situata e krijuar prej luftës në Ukrainë, e cila ka prekur ekonominë e të gjitha vendeve të botës, duke sjellw lëvizje të çmimeve edhe në vende të vogla si Shqipëria. Nisur nga kjo, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin për shtyrjen e afatit të pagesës për tarifën e pastrimit, taksën e tabelës dhe taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore për në datën 20 maj 2022. Gjithashtu dhe shtyrjen e afatit të pagesës së këstit të parë për taksat mbi pasurinë…
Incidenti tronditës, i cili ndodhi të shtunën në Saksoni, Gjermania Lindore, u nxit nga flamuri i vogël ukrainas që valëvitej nga makina e priftit Sergey Kosyak. Situata u vu nën kontroll pasi një grup kalimtarësh dhe një pasagjer në automjetin e vetë sulmuesit ndërhynë mes tyre. Kosyak tha se rusi i dhunshëm vuri re flamurin e Ukrainës që valëvitej nga makina e tij dhe bërtiti në rusisht, “Hiqeni atë nga makina juaj!” përpara se të hidhej në sulm. Prifti shtoi se tani është i shqetësuar me çfarë mund të përballen refugjatët ukrainas.
Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen prindër për herë të tretë. Të paktën kështu u la të kuptohej nga promo e emisionit “Ëndërrtjerrësit”. Video paralajmëruese e episodit të 12-të të emisionit tregon një sekuencë ku të ftuari urojnë Ledion Liçon “me një gocë”, gjë që do të thotë se Sara është në pritje të ëmbël. Gjinia nuk dihet, por nga përgjigja Ledioni dukej entuziast për t’u bërë baba i një vajze. Çifti kanë dy djem, London dhe Roman.
“Partia Socialiste do të fitojë nëse do të vijojë të jetë opozitë e vetvetes”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS. Gjithashtu Rama theksoi se Partia Socialiste do të vazhdojë reformimin. “Sfida më e madhe ende e pazgjidhur e një marrëdhënie të re organike të përfaqësuesve të zgjedhur dhe zgjedhësve të tyre. Sesioni tjetër do jetë seksioni organizativ, ku sekretari i përgjithshëm do prezantojë të gjithë punën e bërë nga sekretariati. Të gjithë sekretarët do flasin për punën që kanë bërë por edhe për vizionin e tyre lidhur me rolin që…
Kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i PS gjatë mbledhjes së Asamblesë kishte një kërkesë të veçantë për deputetët socialist. Ai tha që të gjithë duhet të jenë të angazhuar ditën e shtunë gjatë Kongresit për të shprehur dhe mendimet e tyre kritike për të parë se çfarë nuk funksionon. “Shpresoj të kësaj fjalë të shkurtër unë do ju kërkoja të gjithë deputeteve të PS atë që ju kam kërkuar organizatorëve dhe drejtuese të paneleve, gjë për të cilën e gjithë kryesia ka pasur të njëjtën frymë, që të angazhohen aktivisht gjatë gjithë ditës së Kongresit qoftë në panelet sipas zonës…
Damian Gjiknuri hap mbledhjen e Asamblesë: PS në mandatin e tretë, momenti për inovacion! Ditën e Kongresit do të ‘shkrihemi’ me grupe qytetarësh Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bëri dhe hapjen e punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS e cila po zhvillohet online. Gjiknuri prezantoi agjendën e diskutimeve të takimit të sotëm teksa theksoi se mandati i tretë i PS duhet të jetë inovativ dhe në nivelet që presin qytetarët nga mazhoranca. Gjiknuri tha se Kongresi, i cili pritet të mbahet më 9 prill, do të fokusohet jo vetëm në aspektin organizativ, pro edhe në të tjera, duke…
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, ka dha detaje për Kongresin e Partisë, qe siç u shpreh kreu i qeverise kete here do te jete ndryshe. Në fjalën e tij hapëse, Rama deklaroi se sesioni i pare i Kongresit do te jete i hapur per grupet e interesit. Edi Rama: Pas pak ditësh do të mblidhemi në Kongresin e PS dhe nuk e pamë të udhës që të angazhonim dy herë brenda 2-3 ditësh të gjithë ju për të bërë lëvizje dhe për të kaluar një pjesë të madhe të kohës këtu në Tiranë.…
Në Greqi këtë të mërkurë u ndal përkohësisht transporti publik në Athinë dhe shërbimet shtetërore mbetën të mbyllura ndërsa punëtorët u larguan nga puna në një grevë të përgjithshme 24-orëshe për të protestuar ndaj rritjes së çmimeve. Mediat bëjnë me dije se greva e nisur mëngjesin e sotëm ka lënë pezull tragetet që lëvizin nga ishujt grekë të lidhur në port dhe la Athinën pa metro, tramvaj apo hekurudhë periferike, ndërsa autobusët do të lëviznin për 12 orë nga ora 9 e mëngjesit. Spitalet shtetërore po trajtonin rastet e urgjencës vetëm pasi punonjësit e kujdesit shëndetësor iu bashkuan grevës, të thirrur…
Një çantë e dyshimtë e vendosur pranë një biznesi në Fier në lagjen “15 Tetori” alarmoi banorët të cilët njoftuan policinë. Njësia e anti- eksploziv, ka mbërritur në ambientet e jashtme të një lokali në Fier, aty ku dhe ku ndodhet një çantë e dyshimtë. Mësohet se është bllokuar qarkullimi i automjeteve dhe i këmbësorëve. Burimet për mediat bëjnë me dije se çanta është gjetur në biznesin e 40-vjeçarit Henrik Hoxha, i cili u arrestua në të njëjtën natë me Nuredin Dumanin, jashtë apartamentit ku fshihej i shumëkërkuari. Në momentin e arrestimit Hoxhajt ju kap edhe një armë në brez.…
Seanca plenare e datës 7 prill, nesër, nuk do të zhvillohet. Kuvendi i Shqipërisë përmes një njoftimi zyrtar, bën me dije deputetët nuk do të mblidhen nesër. Në kuadër të javës së gjelbër, ata zhvillojnë takime me qytetarët në zonat e tyre dhe për këtë shkak seanca e parashikuar për nesër nuk do të zhvillohet. Ajo do të mbahet javën që vjen. “Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se seanca plenare e ditës së enjte, datë 7 prill, nuk do të zhvillohet sepse, në kuadrin e javës së gjelbër, deputetët po zhvillojnë takime me qytetarët. Faleminderit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë…