Shfuqizohet vendimi për ekstradimin në Itali të kreu i kartelit të drogës Gentian Manaj, i cilësuar si kreu i ‘Los Blancos’. Gjykata e Lartë kishte vendosur ekstradimin drejt shtetit fqinj të Manajt, por Kushtetuesja mori vendimin që çështja të dërgohej për rishqyrtim. Manaj akuzohet se ka drejtuar një kartel droge, ndërsa ai u arrestua mes 5 personave të tjerë në Shqipëri si pjesë e operacionit “Los Blancos” dhe që merrej me menaxhimin dhe transferimin e parave midis grupeve të ndryshme kriminale që përbënin “Kompaninë Bello”. VENDIMIVendim nr. 6 datë 22.02.2022(V-6/22) Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Vitore…
Author: tirana
Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin e koduar “Road Guard 9”. Në pranga është vendosur një shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për veprën penale “dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Më saktë, bëhet fjalë për 20-vjeçarin D. B. Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, e kryer në bashkëpunim. Shtetasi D. B. ishte shpallur në kërkim sepse nga veprimet hetimore ka rezultuar se ishte bashkëpunëtor me shtetasit E. L. dhe L. N. (të arrestuar në…
Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetet në Ukrainën lindore dhe jugore dhe të godasin objektiva me raketa. Qyteti i dytë i Ukrainës, Kharkiv, pati bombardime intensive gjatë natës. Pati gjithashtu sulme artilerie në pjesën e rajoneve të Luhansk dhe Donetsk, ku luftimet pritet të intensifikohen në javët në vijim, pasi Rusia rigrupon forcat e saj. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Rusia shënjestroi pozicionet e ushtrisë ukrainase dhe infrastrukturën civile në Borivske, Novoluhanske, Solodke, Marinka dhe Zolota Nyva në rajonet lindore të Luhanskut dhe Donetskut.
Pas “Fantazmës së Kievit”, piloti ukrainas që arriti të rrëzonte mbi gjashtë aeroplanë rusë, tashmë ka filluar të krijohet një tjetër mit, në mesin e ushtrisë ukrainase. Bëhet fjalë për një snajperiste, që ka pasur tepër sukses në fushëbeteje e për këtë ka marrë nofkën “zonja vdekje”. Fotografitë e snajperistes ukrainase janë shpërndarë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, që e kanë cilësuar si “heroinë të luftës moderne”. Kjo snajperiste iu bashkua marinës ukrainase në vitin 2017, me shpresën se do t’i lë përshtypje të mirë vëllait të saj të vogël – që gjithashtu ishte pjesë e forcave të armatosura…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, iu përgjigj pytjes së gazetarëve nëse ka në vendin tonë asete të rusëve që mbështesin pushtimin e Ukrainës. Ai theksoi se Shqipëria është në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe nëse do të ketë një listë të personave të shpallur si mbështetës të luftës, do të merren masa për të vendosur sanksionet. “Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë. Bën pjesë në shtetet që kanë vendosur sanksione. Është një proces që udhëhiqet nga MEPJ. Jemi në bashkëpunim të ngushtë me aleatët…
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës ditën e sotme për njohjen e statutit të Partisë Demokratike miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit, Berisha ka njoftuar mbledhje të Komisionit të Rithemelimit. Mbledhja nisi në orën 13:00 në selinë blu. Çështjet që do të diskutohen në këtë mbledhje kanë të bëjnë më deklaratën e ambasadores Yuri Kim një ditë më parë e cila njohu Enkelejd Alibeajn si ushtrues të detyrës së kryetarit dhe drejtuesit të Grupit Parlamentar të PD. Një tjetër çështje që pritet të diskutohet ka të bëjë me situatën aktuale të PD dhe mundësinë e bashkimit të saj. Pritet gjithashtu…
Teksa Komisioni i Rithemelimit është mbledhur sot në selinë e PD-së, i fundit që i është bashkuar mbledhjes ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit është pritur nga bashkëpunëtorët e tij në hyrje të selisë blu, dhe më pas është drejtuar për në sallën ku do të mbahet mbledhja. Takimi në fjalë vjen pas zhvillimeve të fundit në kampin opozitar, ku kryefjalë është e ardhmja e PD-së, dhe se kush do të marrë drejtimin e saj. Pas mbledhjes, pritet që Berisha të flasë për mediat. Kujtojmë se dje ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim gjatë një takimi që zhvilloi me…
Në sajë të vizitës zyrtare 2-ditore në Bullgari, Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, Nikola Minchev. Në këtë takim, Meta dhe Minchev diskutuan mbi rëndësinë e forcimit të dialogut politik ndërparlamentar dhe fuqizimit të bashkërenditjes mes Grupeve të Miqësisë në konkretizimin e politikave dhe projekteve qeverisëse, si në rrafshin dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal. Në fjalën e tij, Presidenti shqiptar, Ilir Meta nënvizoi se krijimi i një rrjeti dinamik ndërparlamentar mes Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të mbështetur dhe jetësuar realizimin e Korridorit VIII, si një aks…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka treguar vendimet që janë marrë në mbledhjen e qeverisë. Në dikasterin që ai drejton, ishin marrë tre vendime. E para kishte të bënte për miratimin e nivelit të pagave në rrjetin e koordinatorëve të njësisë anti-korrupsion. E dyta me ndryshimet në rregulloren e burgjeve dhe e treta me vendosjen e një standardi të ri për përkthyesit. “Vendimi i parë ka të bëjë me njësinë antikorrupsion. Është miratuar niveli i pagave për rrjetin e koordinatorëve antikorrupsion. Kjo është një shprehje e vullnetit të qartë e qeverisë për të goditur korrupsionin. Vendimi i 2, ka të…
Ashtu siç paralajmëroi edhe Meteoalb të hënën, vendi pritet të përfshihet nga reshje shiu si edhe rrufe gjatë ditës së nesërme. Reshjet pritet të nisin gjatë orëve të para të ditës në veri-perëndim, ndërsa me kalimin e orëve do të shtrihen thuajse në të gjithë territorin. Për t’u theksuar vlen fakti se gjatë ditës së nesërme, reshjet do të shoqërohet edhe me rrufe kryesisht në pjesën e Ultësirës Perëndimore. Pjesa me te verdhe dhe blu, zona qe pritet te perfshihet neser nga reshjet e shiut Sa i përket temperaturave të ajrit, pritet që gjatë kësaj pjese të javës të jemi…
Kylian Mbappe është padyshim emri më i përfolur në Europë teksa shumë klube ëndërrojnë shërbimet e tij. Por “lufta” më e madhe është mes Real Madrid dhe PSG-së, ku lojtari luan aktualisht. Në Francë thonë se ai do të rinovojë me parizienët, ndërsa në Spanjë mendojnë krejt ndryshe. Sipas spanjolles “El Chiringuito”, Real Madrid ka caktuar edhe datën e prezantimit të Mbappe-së si lojtar i “Los Blancos”, pasi francezi të ketë pranuar ofertën e presidentit Florentino Perez. Sipas informacioneve që vijnë nga Spanja, shpallja e zyrtare e transferimit të tij në stadiumin “Santiago Bernabeu” do të bëhet në fund të…
Rusia është akuzuar për krime lufte në Ukrainë, teksa këto akuza janë amplifikuar pas zbulimit të dhjetëra trupave në zonat e rimarra nga forcat ruse në afërsi të kryeqytetit, Kiev. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Moskën për “gjenocid” pas zbulimit të trupave të civilëve në Buça, ndërkaq ka thënë se rrethimi i qytetit-port të Mariupolit është “krim kundër njerëzimit”. Në këtë artikull do të mund të mësoni për kategoritë e ndryshme të krimeve më të rënda që njeh njerëzimi, për ndjekjen penale të të cilave është krijuar Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC). As Rusia dhe as Ukraina nuk janë pjesë e…