Author: tirana

Nga proçesi i votimit në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi siguroi pjesën më të madhe të votave duke duke u zgjedhur sërish në krye të futbollit kosovar edhe për katër vjet të tjera. Me 42 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër, Agim Ademi u zgjodh President i organit më të lartë të futbollit vendor, duke vazhduar kështu mandatin e tij. Kujtojmë se Ademi ishte kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së, duke ia dalë kështu fare lehtësisht të vazhdojë edhe për katër vite të tjera në një votim të hapur. Në këtë konventë punuese…

Read More

Forcat ruse kanë goditur një pikë të shpërndarjes së ndihmave humanitare në rajonin e Donetskut me zjarr artilerie, tha guvernatori rajonal. Të paktën dy civilë u vranë dhe pesë u plagosën në sulmin në qytetin Vuhledar, përcjell abcnews.al. Guvernatori Pavlo Kyrylenko publikoi foto që supozohet se nga vendi i ngjarjes, duke treguar dy gra të shtrira në tokë dhe një tjetër me një plagë të rëndë në këmbë. Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të saj.  Në rajonin lindor të Donetskut ka pasur luftime të ashpra midis forcave separatiste ukrainase dhe pro-ruse që nga viti 2014.

Read More

Pas një vizite dy ditore në Athinë ku zhvilloi takime me 3 ministra të kabinetit qeveritar atje që mbulojnë emigracionin, çështjet e brendshme, qeverisjen lokale dhe policinë, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se mori garanci nga ata se emigrantët shqiptarë do të kenë një trajtim të veçantë në zyrat e emigracionit grek. “Nga ministri për Migracionin dhe Azilin mora premtimin se komuniteti shqiptar në Greqi do të marrë një trajtim të veçantë përsa i përket lejeve të qëndrimi dhe në përgjithësi të gjithë trajtimit në zyrat e emigracionit këtu në Greqi. Vendosëm një komunikim direkt për cdo shqetësim të…

Read More

Një situatë e rënduar ka ndodhur ditën e djeshme në studion e Për’puthen, kjo ka bërë që gjendja shëndetësore e Alesjas të mos jetë e mirë. Pas ballafaqimit me situatat e krijuara midis saj dhe Rrushes, ajo nuk arriti dot ta përballonte. Alesja doli me shpejtësi nga studio, ndërsa Efi dhe Rrushja vrapuan pas saj. Gjendja psikologjike e Alesjas ishte e rënduar që në fillim të pjesës së dytë. Ajo nuk arriti dot të qetësohej derisa gjendja shëndetësore e detyroi të linte studion. View this post on Instagram A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

Read More

Diçka e pazakontë ka ndodhur në Indi ku qielli u zbardh papritur ndërsa në të ndriçonin disa objekte, të cilët binin me shpejtësi të madhe në tokë. Mijëra njerëz pnë të habitur këtë fenomen dhe nxituan të nxirrnin telefonat e tyre për të filmuar atë që po ndodhte në hapësirën qiellore. Asteroid strikes seen in Amravati Maharashtra Today ☄️ pic.twitter.com/YZcO5Ze7U8— sumer (@cyber__punk_) April 2, 2022 Videot të cilat u shpërndanë nëpër rrjetet sociale nga India tregonin disa objekte që digjeshin në atmosferë, çka të jepnin përshtypjen e një asteroidi të madh që po binte. Akoma nuk dihet saktësisht se me…

Read More

Aktori shqiptar është bërë pjesë e kastit të një prej sagës më të ndjekur italiane, ‘Sul piu Bello’. Ai quhet Jozef Gjura dhe është vetëm 25 vjeç. Filmi i njohur italian është xhiruar i gjithi në Torino dhe flet për historinë e Martës, një vajze e cila vuan nga një sëmundje e rrallë. Këto vuajtje ajo i përballon krah dy shokëve të saj Fredericca-s dhe Jacopo, i cili interpretohet nga aktori me origjinë shqiptare. Ndërkohë, aktori Jozef Gjura ka lindur në Shkodër në vitin 1994. Në moshën 6-vjeçare, ai u transferua në Itali së bashku me prindërit. Gjura është diplomuar…

Read More

“Kinder Surprise”, çokollatat e brendit italian të ëmbëlsirave, Ferrero, janë tërhequr nga raftet e marketeve të Kosovës pas dyshimeve për rezultimin e rasteve pozitive me virusin Salmonela në Britaninë e Madhe. Agjencia e Veterinarisë së Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e shitjes së këtyre çokollatave. Republika e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e shitjes në treg të disa produkteve të “Kinder”. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka treguar se pas lajmërimeve për tërheqje nga tregu të produkteve Kinder të rezultuara pozitive në salmonelë në vende të tjera, si masë paraprake është vendosur tërheqja e këtyre produkteve.…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Burrelit. Sipas policisë një 31-vjeçar ka tentuar të shtyp me makinë një person të identifikuar E.P . Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, Burrel. Dyshohet se D. S., 31 vjeç, për shkak të detyrës ka tentuar të godasë me mjetin e tij, shtetasin E.P. Njoftimi: Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. S., 31 vjeç, banues në Burrel. Ky shtetas në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, Burrel, për shkak të detyrës ka tentuar të…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia po përdor urinë si armë në përpjekjen e saj për të fituar terren. Gjatë një fjalimi përpara parlamentit irlandez, ai tha gjithashtu se raketat ruse po “shkatërronin elementët thelbësore të jetesës,” sipas BBC. Ai tha se forcat ruse kishin bllokuar të gjitha portet detare dhe anijet me ushqime për eksport të Ukrainës. “Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të bujqësisë”, tha Zelensky duke theksuar se veprimet e Rusisë do të shkaktonin mungesa në furnzime dhe rritje të kostove për miliona njerëz në të gjithë globin. “Për ta uria është…

Read More

Katër polumbarë dhe dhjetra forca policie janë duke kërkuar për trupin e 10-vjeçarit që ra dje në lumen Fan duke luajtur me top me bashkëmoshatarët e tij. Krahas tyre janë edhe dhjetra të afërm që po ndjekin rrjedhën e lumit me shpresën se mund ta gjejnë 10-vjeçarin. Ky i fundit ra në lumë në fshatin Shtrungaj të Mirditës teksa po merrte topin. Në drejtim të vogëlushit shkoi edhe i vëllai duke tentuar ta ndihmonte por rrjedha e fortë e mori atë duke i lënë vetëm xhupin në dorë. Mësohet se deri më tani, polumbarët kanë gjetur 20 kilometra larg vendit…

Read More

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim vijon me zhvillimin e takimeve në Kuvend. Aktualisht, kryediplomatja e SHBA-ve në vendin tonë po zhvillon një takim me kruyetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit, ka dalë në hyrje të Kryesisë së Kuvendit ku ka pritur personalisht znj. Kim. Ky takim i sotshëm i ambasadores në Kuvend, vjen fill pas atij të zhvilluar dje me Enkelejd Alibeajn, të cilin e njohu si drejtues të komanduar të Partisë Demokratike. Gjithashtu, kujtojmë se vetëm 2 ditë më parë ajo zhvilloi një takim edhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolli.

Read More