Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dokumentuar vdekjen e 1,480 civilëve që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt. 2,195 civilë të tjerë janë plagosur, sipas Rosemary DiCarlo. Megjithatë, DiCarlo, e cila iu drejtua Këshillit të Sigurimit të martën, tha se Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut besonte se numri i të vdekurve në mesin e civilëve ishte shumë më i lartë , pasi një numër i madh viktimash nuk ishte raportuar ende. Rreth 400 banorë të Hostomel, periferi e kryeqytetit ukrainas, Kiev janë të zhdukur pas 35 ditëve të pushtimit rus , tha…
Author: tirana
Është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pasagjerja në mjetin tip Toyota, që mbeti e plagosur rëndë në aksidentin me 4 të plagosur dje në Korçë. E plagosura Jehona Elmasllari ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ngjarja ndodhi në aksin nacional Korçë-Bilisht në kryqëzimin e fshatit Plasë rreth orës 19:45 ndërsa në të u përfshinë një mjet tip Toyota me drejtues Besnik Cakollari dhe një mjet tip Renault me drejtues Jetnor Lumani. Goditja e mjeteve ka qenë aq e fortë saqë edhe nxjerrja e të plagosurve nga mjetet ka qenë e vështirë duke u dashur edhe ndërhyrja…
Të dhënat krahasuese tregojnë se Shqipëria është vendi me normat më të larta reale të interesit në kredidhënie në zonën e Ballkanit Perëndimor. Sipas Bankës Botërore, për vitin 2020, norma reale e interesit të kredive në Shqipëri ishte 6.6%. Norma reale e interesit të kredive shprehet si norma mesatare e interesit të kredive e rregulluar me inflacionin, të matur sipas deflatorit të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pas Shqipërisë, vendi me normat më të larta reale të interesit në rajon është Mali i Zi, me 6.1%, i ndjekur nga Kosova me 5.1%, Maqedonia e Veriut me 4% dhe Bosnje-Hercegovina me 2.9%.…
Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Kuçovës pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase 10-vjeçare. Mësohet se i arrestuari është shtetasi me inicialet T. H., 46 vjeç, banues në Kuçovë. “Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. H., 46 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 10 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Veprime të turpshme”, bëhet me dije në njoftimin e policisë.
Shtetasi 38-vjeçar i cili u gjet i vdekur në aksin rrugor Lushnjë-Fier është identifikuar si Betim Kastrati. Policia bën me dije se ai ka qëlluar veten me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme pasi kishte parkuar mjetin e tij në vendin e quajtur Kolonjë. Ndërkohë, kanë dalë në dritë të tjera detaje për viktimën, ku raportohet se ai ishte banues në qytetin e Durrësit dhe punonte në port. Mësohet se 38-vjeçari kishte shfaqur shenja të depresionit. Viktima ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë të mitur, ndërkohë që u gjet i pajetë në mjetin e tij tip Volvo, i cili…
Policia e Durrësit ka arritur të finalizojë me sukses një tjetër operacion për goditjen e pikave të “call center”-ave që mashtrojnë qytetarët me anë të platformave elektronike duke u marrë atyre shuma të konsiderueshme parash. Operacioni ishte koduar “Call me 3” dhe në kuadër të tij u vu në pranga administratori i subjektit që kryente këtë veprimtari kriminale, duke e mbuluar me aktivitetin e “call center”. Gjithashtu, janë proceduar penalisht edhe 4 shtetas të tjerë. Njoftimi i policisë: Në vijim të operacionit policor të koduar “Call me”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës,…
Ditën e sotme, Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi ka vendosur të dorëhiqet nga detyra e tij. Mësohet se arsyeja e dorëheqjes së tij ka ardhur për arsye personale. Dyrmishi qëndroi në krye të hekurudhës shqiptare nga viti 2018 ndërsa më parë, ai ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Hipotekës Durrës.
Sulmuesi belg, Romelo Lukaku është një nga emrat më të përfolur për t’u transferuar në merkaton e ardhshme. Ai po përmendet shumë kryesisht në Londër si edhe Itali kohët e fundit. Thashethemet të cilat po shtohen dita-ditës për një rikthim të Lukakut te Interi si duket kanë baza të vërteta dhe nuk janë vetëm fjalë në ajër. Edhe vetë belgu 28-vjeçar e dëshiron shumë një rikthim tek klubi ku e dashuruan për dy vite. Kontaktet e vazhdueshme me menaxherët vijojnë dhe shprehja është pak a shumë e njëjtë: “Nëse më do, nëse më kthen, unë jam këtu…” Klubi zikaltër i…
Mediat në Greqi raportojnë se në pavijonin e një spitali në Selanik ka rënë zjarr. Ato theksojnë se në çastin e shpërthimit të flakëve, në pavijon ndodheshin të paktën 20 pacientë. Aktualisht, në vendngjarje ndodhen 11 zjarrfikëse. Dyshohimet janë që brenda godinës të ketë ende pacientë dhe personel mjekësor të bllokuar. Pavijoni ku ka rënë zjarri është mbushur me tym, thotë drejtori i spitalit, Diamantis Chloros. Ndërkaq, mësohet se brigada e zjarrit po ndihmon në evakuimin e pacientëve dhe infermierëve.
Një banor i fshatit Malishevë të komunës së Gjilanit ka dërguar pamje të lumit të fshatit i cili ka marrë ngjyrën e kuqe. I njëjti pretendon se një thertore po i hedh mbetjet në lumë. Lidhur me rastin, shefja e kabinetit të kryetarit të Gjilanit Arbenita Sopi, tha për Gazetën Express se inspekcioni ka dal në vendin e ngjarjes dhe raste të kësaj natyre ka pasur gjatë ditës së djeshme edhe në lokacione tjera në komunën e Gjilanit. “Është e njoftuar për rastin drejtoresha e Inspekcionit dhe e ka dërguar një ekip në vendin e ngjarjes”, tha Sopi për Gazetën…
Teksa ndodhet në SHBA me ftesë të Kongresit Amerikan, kryetari Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një sërë takimesh në Senat dhe Kongres. Ai u takua me Senatorin Jim InhofeN/Kryetari i Komitetit te Mbrojtjes dhe Sigurisë. Senatorin James Lankford anëtar i Komitetit për Sigurinë e Brendshme dhe Energjinë; Senatorin Mike Lee, anëtar i Komitetit të Drejtësisë dhe ekonomisë; Kongresmenin, Pete Sessions në Komisionin e Finacave dhe nën Komisionin e Sigurisë Kombëtare; Mediu u takua gjithashtu me Kongresmenin, Michael McCaul Në komisionin e Jashtëm dhe Kongresmenin Mike Gallageranltar i Komitetit të Sigurisë. Në takime u diskutua për organizimin e një forumi…
Dashi Një çështje e vogël shëndetësore mund t’ju pengojë të merrni një detyrë të rëndësishme. Thjesht mendoni pozitivisht për të kapërcyer situatën. Jepini përparësi nevojave të familjes. Demi Do të keni kohë të mjaftueshme për të bërë gjëra për të përmirësuar shëndetin dhe pamjen tuaj. Sot, mund të mësoni diçka të re në lidhje me jetën tuaj në çift. Shijojeni mbrëmjen me familjen, bëni diçka të veçantë për darkën për ta bërë këtë një ditë të këndshme. Binjakët Vetëm ju e dini se çfarë është më e mira për ju, ndaj jini të fortë, të vendosur dhe përgatituni të jetoni…