Author: tirana

Ngjarja e një ditë më parë ku një i mitur u ra dhe u zhduk në lumin Fan të Mirditës teksa tentoi të merrte topin që i kishte rënë aty ishte mjaft e rëndë. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur sot që në orët e para të mëngjesit kërkimet për gjetjen e trupit të fëmijës 10-vjeçar. Në lëvizje janë vënë forca të shumta policie dhe zjarrfikëse. Megjithatë, si pasojë e rrjedhës së fuqishme të lumit, kërkimet po kryhen me shumë vështirësi. Për të ndihmuar kërkimet pritet të vijnë edhe polumbarët, të cilët do u bashkohen të afërmve, banorëve e policisë lokale që…

Read More

Deri në orët e mesditës dhe pasdites vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe vranësirave të lehta në zonat malore. Por në orët në vijim vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin tonë, duke bërë që gjatë natës vonë të kemi dhe prezencë të reshjeve në zonat Veriore të Shqipërisë, sipas parashikimeve të Meteoalb. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka kërkuar kompanive spanjolle që nuk kanë ndaluar ende aktivitetin në Rusi të tërhiqen nga atje. Gjatë fjalimit në parlamentin spanjoll, Zelensky përmendi gjithashtu bombardimin e vitit 1937 të qytetit bask të Guernikës nga avionët e luftës naziste. Pas fjalimit të tij në OKB, ai u shfaq para deputetëve në Madrid nëpërmjet një video lidhjeje, ku tha se qindra mijëra ukrainas po jetojnë në frikë pa ujë, ushqim dhe pa ilaçe. Zelensky tha gjithashtu se Evropa duhet të vendosë sanksione më të ashpra për të detyruar Rusinë të kërkojë paqe.

Read More

Sali Berisha e ka quajtur gabimin më të madh të jetës së tij mos kthimin fuqishëm në politikë në vitin 2017. Ai thotë se vendimin që mori në 2022 duhet ta kishte marrë 5 vite më parë “Gabimi im më i madh i jetës është ai që mora në vitin 2022, duhet ta kisha marrë që në vitin 2017, këtë e quaj gabimin më të madh.Kam pasur shtytje të shumta, nga miq të thjeshtë dhe sigurisht që ata nuk e bënin për interesat e tyre për karrierën e Berishës, por për interesat e vetë Partisë Demokratike,” tha Sali Berisha

Read More

Rëndohet bilanci i të plagosurve në aksidentin e regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq. Fillimisht u raportua për tre të lënduar, ndërsa aktualisht mësohet se si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë. Në aksident u përfshinë mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin Besnik Cakollari, me mjetin tip “Renault”, që drejtohej nga Jetnor Lumani. Ndërkohë shtetasja Jehona Elmasllari, pasagjere në mjetin tip “Toyota” , aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore . Gjithashtu shtetasi Astrit Muhaxhiri, pasagjer në mjetin tip “Renault” ka mbetur i lëndua dhe së bashku me dy shtetasit e tjerë,…

Read More

Gjatë ditës së sotme në rrjet qarkulloi një lajm ku thuhej se blogerja Armina Mevlani ka pësuar një aksident në kryeqytet. Sipas informacioneve që qarkulluan nëpër media të ndryshme, u raportua se aksidenti kishte ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, ku blogerja po udhëtonte me një makinë tip “Audi” ngjyrë të bardhë. Media ka kontaktuar me Armina Mevlanin në lidhje me rastin e raportuar.“Jam në xhirime, nuk mund të flas”- tha ajo për Panorama Plus, duke mos e mohuar apo pohuar lajmin rreth aksidentit. Ndër të tjera në lajmin që qarkulloi u tha se Armina Mevlani është përplasur me…

Read More

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka publikuar një video në mediat sociale duke iu drejtuar publikut rus në të cilën ai thotë se trupat ruse po kryejnë mizori në Ukrainë, duke përfshirë masakrimin e civilëve dhe përdhunimin e grave. Në videon e publikuar nga Doëning Street No 10 në burimin e saj në Twitter, Johnson inkurajon rusët të përdorin lidhje interneti VPN për të pasur askes në informacione të pavarura dhe më pas të ndajnë të vërtetën. Duke folur në rusisht në fund të videos, kryeministri thotë se Vladimir Putin akuzohet për krime lufte, por se ai nuk…

Read More

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e saj aleate pritet të vendosin të mërkurën një raund të ri sanksionesh të gjera ndaj Rusisë, sipas një burimi që foli në kushte anonimiteti për agjencinë Reuters. Sanksionet do të ndalojnë të gjitha investimet e reja në Rusi, do të rrisin kufizimet ndaj institucioneve financiare dhe ndërmarrjeve shtetërore në Rusi, si dhe do të godasin zyrtarë të qeverisë ruse e familjarë të tyre. “Nesër (e martë) SHBA, në koordinim me G7 dhe BE, do të shpallë një paketë shtesë sanksionesh me kosto të konsiderueshme ndaj Rusisë duke kontribuar edhe më tej në izolimit ekonomik,…

Read More

E ardhmja e Cristiano Ronaldo-s duket se do të jetë larg Manchester United. Kthimi i sulmuesit portugez te Djajtë e Kuq nuk mund të konsiderohet pozitiv, me skuadrën angleze që është eliminuar në Champions dhe që është aktualisht jashtë katër vendeve të para në Premier League. Një situatë që mund të çojë te një lamtumirë e CR7 në fund të sezonit, vetëm një vit pas transferimit të bujshëm nga Juventus verën e kaluar. Sipas Calciomercato.it, portugezi do të jetë zëvendësuesi i Gonzalo Higuain tek Inter Miami i David Beckham dhe duket se negociatat janë në fazë shumë të avancuar. Duket…

Read More

Sali Berisha, duke folur për shpalljen non-grata nga SHBA, tha se do të ketë kosto vetëm për ata që besojnë trillimet dhe gënjeshtrat. Në një intervistë për A2 CNN, Berisha mori shembull kryeministrin aktual të Indisë, për të cilin tha se ka qenë i shpallur non-grata. Ai thotë se ai më pas u ftua në një darkë madhështore nga Presidenti Barack Obama. “Nga marrëdhënie pothuajse inekzistente me SHBA-në, apo me vende të tjera, u arrit në marrëdhënie kulmore. Jo se unë kisha ndonjë fuqi të madh magjike. U arrit në një marrëdhënie kulmore sepse partnerët vlerësuan reformat e qeverisë shqiptare.…

Read More

Ditët e fundit, nëpër studiot e emisioneve po trajtohet gjithmonë e më shumë si temë që ish kryedemokrati, Lulzim Basha mund të jetë një prej propozimeve për t’u zgjedhur në krye të institucionet e presidencës për 5 vitet e ardhshme duke pasuar Ilir Metën në këtë post. Ndërsa ka qenë deputeti socialist Erion Braçe i cili me anë të një postimi në rrjetin e tij social “instagram”, ka ironizuar këtë lloj diskutimi, duke e shoqëruar me disa të qeshura

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë plagosur pesë persona të cilët janë në gjendje të rëndë. Njoftimi i policisë Maliq – Më datë 05.04.2022, rreth orës 19:45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C., me mjetin tip “Renault”. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Renault” dhe një pasagjer i tij, si edhe një pasagjere e mjetit…

Read More