Author: tirana

Asnjë person nuk ka humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa janë raportuar 87 raste të reja pozitive me virusin. Rastet pozitive me COVID-19 kanë rezultuar në këto bashki: 38 në Tiranë, 7 në Sarandë, 5 në Lushnje, nga 4 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, Korçë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Elbasan, Kuçovë, Delvinë, Divjakë, Fier, Lezhë, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Patos, Himarë, Skrapar, Peqin, Gramsh. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Janë 453 pacientë…

Read More

Vira Makovi, 10.11.2019”, kjo është shkruar në kurrizin e një vajze të vogël vetëm 3 vjeç nga nëna e saj ukrainase. Siç shihet edhe në fotografinë e publikuar nga mediat, mbi kurrizin e vogëlushes nëna ka lënë edhe një numër telefoni. Kjo është një metodë e re që përdorin nënat ukrainase të frikësuara për fëmijët e tyre që nëse humbin jetën të ikin pa pengje, pasi fëmijët e tyre do t’i kthehen familjarëve. “Nëse ne vdesim, të paktën të dinë se kush janë”, kështu kanë thënë disa prej nënave ukrainase që kanë filluar ta praktikojnë atë. Pamjet e luftës janë…

Read More

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha ka mbajtur një fjalim në Këshillin e Sigurimit, duke dënuar sulmet ruse në Ukrainë. Në fjalën e tij, Hoxha u shpreh se Rusia duhet të mbajë përgjegjësie para drejtësisë për ato që po bën. Sipas Hoxhës, Rusia është izoluar, është transformuar brenda 10 ditësh, ndërsa ushtria e saj është përballur me humbje të mëdha. “Rusia duhet të mbajë përgjegjësi para drejtësisë. Rama e ka quajtur një trup të vërtetë. Rusia duhet të ndalojë sulmin në Ukrainë, por Rusia nuk po respekton asnjë rregull. Ligji do të vazhdojë, nuk mund ti shpëtojnë përgjegjësive. Krimet…

Read More

Prokuroria turke ka mbyllur dosjen hetimore në ngarkim të bosit të kompanisë së kriptomonedhave “Thodex” Faruk Fatih Ozer duke e çuar atë në gjykatë. Mediat turke raportojnë se ndaj tij dhe tre bashkëpunëtorëve të tjerë, prokuroria ka kërkuar më shumë se 40 mijë vite burg për secilin. Ozer dhe tre bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi duke futur në të dhjetra mijëra turq që menduan të investonin në kriptomonedha përmes kësaj platforme. Sipas mediave turke, mendohet se Ozer është larguar nga Turqia me 2 miliard dollar në kriptomonedha duke humbur të gjitha gjurmët. 27-vjeçari është person…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdon të listojë mizoritë që ai thotë se forcat ruse kanë kryer gjatë pushtimit. Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ai tha se në qytetin e Buchas “nuk ka asnjë krim të vetëm që ata nuk do të kryenin”. Ai pretendon se njerëzit u qëlluan në rrugë, në shtëpitë e tyre, u hodhën në puse dhe u shtypën nga tanket në mes të rrugës “vetëm për kënaqësinë” e ushtarëve rusë. Zelensky përsërit pretendimin e tij se veprimet e rusëve janë shumë të ngjashme me ato të grupit terrorist, Shteti Islamik, dhe se propaganda e…

Read More

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 5 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi: Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në datë 12.04.2022, si më poshtë:221 Lekë/litri për gazoilin;197 Lekë/litri për benzinën;103 Lekë/litri për…

Read More

Zbardhet itinerari i lëvizjes së 37-vjeçarit, Iljaz Çali përpara ekzekutimit në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Kasharit. Burime për TV Klan bënë me dije se viktima rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të dielës ka qenë në një lokal në afërsi të Liceut së bashku me dy vëllezërit e tij. Teksa ka qëndruar për më shumë se 1 orë e 30 minuta, 37 vjeçari është larguar me automjetin tip Land Rover në drejtim të fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Çali është ndalur në një dyqan fast food përballë këtij universiteti dhe pasi ka marrë ushqim për të ngrënë është nisur…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj bën me dije se ata diskutuan për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, si dhe për dhënien e dyshtetësisë mes vendeve. “Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama. Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë. Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar…

Read More

Në Shqipëri aktualisht po qarkullon mutacioni Delta i Coronavirusit ,Omicron dhe së fundmi edhe nënvarianti i ri tij Ba2 .Predominon Omicron, por në spitalin Covid ka pacientë të shtruar për shkak të infektimit me BA2. “Në 560 mostra 86 % kanë rezultuar Omicron një perqindje më e ulët me Ba2”-tha Silva Bino Bino nuk e shikon shqetësuese situatën me mbërritjen e mutacionit BA2 të Omicron. Sipas Binos Ba2 mund të shkaktojë klinikë të rëndë tek personat e pavaksinuar dhe te ata që kanë bërë shumë herët dozën e dytë të vaksinës. Varianti i Omicron BA2 mund të jetë dominues pas…

Read More

Komisioni i Rithemelimit i mandatuar nga Gjykata Civile Tiranës si organ drejtues në Partinë Demokratike ka reaguar pas takimit të ambasadores amerikane Yuri Kim me kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj te cilin e njohu edhe si kryetar të komanduar të PD. Në deklaratën e saj “Rithemelimi”, thekson se me këtë akt ambasadorja Yuri Kim vërtetoi se është në shërbim të lojërave të kryeministrit Edi Rama për të mbajtur sa më gjatë peng opozitën Deklarata e plotë: Pas një heshtje të zgjatur e të kuptueshme nga zgjedhjet e 6 Marsit, ambasadorja Yuri Kim injoroi themelin e demokracisë së…

Read More

Spanja do të dëbojë afër 25 diplomatë rusë dhe staf të Ambasadës ruse në Madrid, bëri të ditur ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, duke iu bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian në përgjigje të krimeve të pretenduara të luftës të kryera nga trupat ruse në Ukrainë. “Ne kemi vendosur të dëbojmë diplomatë dhe staf nga Ambasada ruse në Spanjë, të cilët paraqes rrezik për interesat dhe sigurinë e shtetit tonë”, tha kryediplomati spanjoll të martën, duke shtuar se nuk përjashton masa të mëtejme ndaj Rusisë. Sipas ministrit Jose Manuel Albares dëbimi i diplomatëve u bë në përgjigje të “veprimeve…

Read More

Sipas një raporti nga Organizata World Population review, (Organizatë që kthen informacionet demografike në raporte mbi popullsinë e vendeve) prevalenca që një fëmijë në Shqipëri të jetë i prekur nga spektri i autizmit për 10,000 banorë është 83.30. (1 në 125 banorë) Eglantina Bajrami, kryetarja e Klubit Kombëtar të Prindërve të Fëmijëve të Çrregullimeve të Spektrit të autizmit, thotë se kjo shifër për Shqipërinë është shumë e ulët dhe jo reale. “Jam skeptike sepse në 2004 ka qenë 1 në 160 dhe për 18 vite nuk mund të ketë ngelur 1 në 125. Mund të jetë një përllogaritje por jo…

Read More