Author: tirana

Pasi ambasadorja Yuri Kim njohu kryetarin e Komanduar të PD-së, Enkelejd Aliabeaj, ish-kryeministri Sali Berisha, e cilësoi këtë një shkelje dhe përpjekje të dështuar për të përcaktuar kreun e PD-së. I ftuar në një intervistë televizive Berisha ka rrëfyer për herë të parë se ambasadorja Yuri Kim i ka dërguar një person në zyrë, ku i propozonte që të hiqte dorë provizorisht nga gara për kryetarin e PD-së, ndërsa i kishte garantuar edhe largimin e Bashës . “Shkelje e parimeve themelore mbi të cilat bazohet demokracia, e statusit të saj por ishte dhe përpjekje e dështuar e radhës e zonjës…

Read More

Anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko,mendon se kampi blu duhet të riformatohet, me qëllim për të fituar betejën kundër kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, e ardhmja e opozitës është pa Berishën dhe Bashën. Pavarësisht rikthimit të ish-kryeministrit, për Bejkon, Berisha nuk munda ta sjellë kurrë PD-në në pushtet apo të bëhet fitues i zgjedhjeve lokale vitin e ardhshëm. “Opozitën shqiptare do të doja ta shikoja të bashkuar. Të ardhmen e opozitës për të mundur Edi Ramën nuk e shikoj as te Berisha, as te Basha. Të dy janë personalitete që e kanë kaluar kohën e tyre. Më vjen keq…

Read More

Shqipëria ka arritur një marrëveshje për të marrë me qira dy anije që shërbejnë si termocentrale për prodhimin e energjisë elektrike. “Është një lajm shumë i mirë, me mbështetje të ambasadores amerikane, por në bashkëpunim me kompaninë që punon për projektin e termocentralit të Vlorës. Kemi arritur një marrëveshje për të marrë me qira dhe për të ankoruar në triport në Vlorë, dy anije prodhuese të energjisë elektrike, të cilat do të prodhojnë këtë energji për një periudhë kohe derisa TEC-i të vendoset në punë. Janë termocentrale lundruese. Këtu nisim fazën e parë të TEC-it të Vlorës. Është një arritje…

Read More

Kreu i Aleancës Ardhmëria e Kosovës, Ramush Haradinaj sëbashku me një grup deputetësh, pas PS-së, kanë zhvilluar takim dhe me grupet parlamentare të PD-së dhe LSI-së. Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se temë e bisedimeve ishin zhvillimi ekonomik dhe forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Postimi i Ramush Haradinajt: Me deputetët e AAK-së dhe kolegë të tjerë, u pritëm sot në takime të ndara nga grupet parlamentare të Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të kryesuara nga Enkelejd Alibeaj, Taulant Balla dhe Monika Kryemadhi. Shprehëm vullnetin dhe gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit…

Read More

Historiani Auron Tare ka publikuar një foto të komunitetit shqiptar në qytetin e Odesës në Ukrainë. Me anë të një postimi në Facebook, Tare shkruan se mbi komunitetin shqiptar të Ukrainës, nuk ka shumë informacione dhe ka theksuar se prezenca e shqiptarëve vërtetohet nga dy luftërat ruso-turke në fund të vitit 1700 dhe në mes të viteve 1800. Postimi i Plotë: Shqiptaret e Odeses. Nje foto historike e komunitetit shqiptar te Ukraines. Fatkeqesisht nuk ka shume informacion mbi origjinen e ketij komunitetit te vendosur ne Odesa dhe ne disa fshatra te Ukraines. Prezenca e shqiptareve ne Ukrainie vertetohet nga dy…

Read More

Moderatorja sportive Enxhi Biba feston sot ditën e saj të lindjes, ku ka marrë një surprizë emocionuese nga stafi i emisionit “Sport News” dhe të afërmit e saj. Moderatorja po zhvillonte emisionin e saj të përditshëm, live kur në mes të transmetimit ajo ka marrë një buqetë me lule nga stafi i emisionit dhe familjarët. Duke lexuar letrën që ata i kishin shkruar, Enxhi u emocionua dhe shpërtheu në lot. Më pas ajo zbuloi se surpriza e stafit është pikërisht për ditëlindjen e saj. “Tani unë nuk di të vazhdoj me skaletën, kemi dalë ndryshe nga ç’ishim pak para insertit.…

Read More

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Greqinë ditën e martë, pas atij 4.6 ballë të rënë një ditë më parë. Tërmeti ka qenë me epiqendër pranë Kretës, forca e tij ishte 4.2 ballë. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kanada. Duke nisur nga data 1 gusht 2022 hyn në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Sipas Ramës kjo marrëveshje u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet Postimi i Ramës: SUPERLAJM😍 Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë 🇨🇦🤝🇦🇱 Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha…

Read More

Blogerja e njohur Armina Mevlani, njëherësh dhe bashkëjetuesja e Shkëlzen Berishës është përfshirë në një aksident në Tiranë ditën e sotme. Mevlani ka qenë duke udhëtuar me një Audi të Bardhë kur është përplasur me një kamion mallrash. Mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Read More

Momenti kur tanket ruse u shfaqën të hapnin zjarr mbi një çiklist në qytetin e Bucha , u kap në video nga një dron, ku provohet edhe njehere krimet e luftës të kryera nga forcat e Vladimir Putinit në Ukrainë. Pamjet e sulmit në qytetin e Oblastit të Kievit tregojnë një burrë duke ecur me biçikletë në një rrugë, me sa duket nuk e dinte se disa tanke ruse ishin në pritë në qoshe.

Read More

Një 60-vjeçare është gjetur e pajetë në një barake në Vlorë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, ndërsa gruaja është ende e paidentifikuar. “Më datë 05.04.2022, rreth orës 16:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një barakë, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje.

Read More