Çmimet e shtrenjta do të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit dhe inflacioni do të jetë mbi objektivat e Bankës së Shqipërisë për shkak të konfliktit ushtarak në Ukrainë. Për pasojë, rritja ekonomike do të përgjysmohet në raport me parashikimet e qeverisë, ndërsa për të ruajtur stabilitetin, guvernatori Gent Sejko thotë se duhet një kombinim i kujdesshëm i politikës monetare me atë fiskale. “Reagimi ndaj shtresave në nevojë bëhet përmes politikave fiskale. Rekomandimet kanë qenë të shihen dhe adresohet kapërcimi i krizës dhe efekteve që do të japë në ekonominë shqiptare, duke ndihmuar shtresat në nevojë dhe duke pasur kujdes në…
Author: tirana
Dashi: Ata që janë të rinj mund të përjetojnë disa aventura romantike. Kënaqësia fillon në punë, veçanërisht nëse sapo keni filluar një punë të re. Demi: Sot do arrini të zbuloni dëshirat dhe ndjenjat tuaja të vërteta. Në punë duhet të keni kujdes që të qëndroni me këmbë në tokë. Mund të ketë vonesa në mbledhjen e borxheve dhe mund të keni shpenzime për shtëpinë. Binjakët: Në dashuri është koha e duhur për të bërë paqe me dikë. Nëse jeni beqarë, është koha të shikoni përreth sepse keni shumë mundësi. Intuita dhe koha janë ideale për të kompensuar gabimet e…
Përveçse kanë një shije më të mirë, besohet se ushqimet pikante mund të ndihmojnë edhe në humbjen e peshës, sëmundjet e zemrës, madje edhe depresionin. Disa kërkime kanë treguar se një vakt i ulët në kapsaicinë (një substancë në specat djegës që i jep një shije të veçantë) mund të ketë edhe një efekt pozitiv në zgjatjen e jetës. Megjithatë, ushqimet pikante nuk janë për të gjithë dhe mund të jenë të dëmshme për ata që i duan nëse mbidozohen me sasinë e gëlltitur. ‘Eat This, Not That’ veçoi disa pasoja të pakëndshme dhe të dëmshme të konsumimit të ushqimeve…
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi priti në një takim të veçantë ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, z. Mario Banožić. Vizita zhvillohet në një moment të shënuar për të dy vendet, të cilat festuan 13 vjetorin e anëtarësimit në NATO. Dy ministrat zhvilluan fillimisht një bisedë “tête-à-tête” dhe më pas një takim mes dy delegacioneve. Në qendër të diskutimeve ishin raportet shumë të mira mes dy vendeve, kontributi i tyre në kuadër të Aleancës si dhe situata e krijuar në të gjithë botën nga agresioni rus në Ukrainë.Në konferencën e përbashkët për mediat, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko…
Pas bllokimit të Ligjit të ri të pronave që prej shkurtit të kaluar nga Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë ka hedhur për konsultim publik një seri ndryshimesh të diktuara prej saj. Në thelb Gjykata Kushtetuese rrëzoi dy nene që kanë të bëjnë me formulën e llogaritjes së vlerës së kompensimit për pronarët, e cila bazohej te zëri kadastral që toka ka pasur në momentin e shpronësimit, në vitin 1945 dhe jo vlerën aktuale të tregut. Por duket se Projektligji i Propozuar nga Ministria e Drejtësisë e lë në fuqi këtë formule, me një ndryshim të diktuar nga Gjykata Ndërkombëtare e…
Një gazetar holandez, i quajtur Robert Dulmers është shpallur nga Ukraina person “non grata” dhe i është ndaluar hyrja në këtë shtet deri në vitin 2032, pasi akuzohet se ka zbuluar sekrete shtetërore pasi filmoi një lëshim rakete nga Odesa. Më 3 prill në orën 6:26 të mëngjesit, Dulmers ngarkoi një video në profilin e tij në Twitter të një sulmi të madh me raketa në depot e naftës afër qendrës së Odesës në Ukrainën jugperëndimore. Rreth orës 8 të mëngjesit, komuna e Odessa lëshoi një deklaratë se gjashtë raketa u hodhën aty, e ky ishte sulmi i parë i…
Gazetarja Anila Hoxha ka bërë një rrëfim prekës për Liljana Gjonajn, nënën e Mariglenit të zhdukur tashmë prej 7 vitesh, në rrethana që nuk dihen edhe sot e kësaj dite. Plaga e Liljanës rihapet sa herë që në media ka lajme për eshtra apo persona të zhdukur, që i shtojnë dhimbjen për Mariglenin, nga i cili nuk ka asnjë shenjë, që nga dita kur u largua për në shkollë. Sipas gazetares Hoxha, Liljana e kishte telefonuar edhe të dielën, me shpresën për të marrë informacion prej saj, në lidhje me zbulimin e disa eshtrave në zonën e Fushë Kuqes në…
Vincent Cassel nuk humbet kurrë një mundësi për të nderuar gruan e tij. Aktori 55-vjeçar francez ka festuar të martën ditëlindjen e bashkëshortes së tij, Tina Kunakey.Modelja, e cila feston ditëlindjen e saj të 25-të është shfaqur në një foto shoqëruar me aktorin, me një dedikim të ëmbël në Instagram nga ylli i kinemasë. “Sot është ditëlindja e zonjës sime, të dashurës sime, jetës time, mbretëreshës time, partneres time në krim, bashkëshprtes time, Tina. ‘Eu te amo’, ‘Të dua’ në portugalisht, sa yjet dhe hëna”, shkruan Cassel, në postimin e tij. Çifti, që janë prindër të vajzës së vogël Amazone,…
Më datë 05.04.2022, rreth orës 13:45, në afërsi të ish-parkut të autobusave, në rrugë, ka ndërruar jetë shtetasi D. K., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.
30 prilli është fati i fundit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2021.Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila rikujton individët rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2021 kanë pagë bruto vjetore mbi 2,000,000 lekë apo ata, të cilët janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit, të plotësojnë “Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave”, si detyrim ligjor i individit, subjekt i deklarimit. Sipas të dhënave zyrtare nga Administrata Tatimore detyrimin për të plotësuar DIVA për vitin 2021 e kanë në…
Kjo është një selfie e Davide Pecorelli, ku shihet me thasë plot me monedha ari nga thesari Montecristo. E njëjta kapele që kishte vendosur Pecorelli në ditën e ‘debutimit’ të tij në prokurorinë e Perugias. “Nuk është fotomontazh” saktëson sipërmarrësi dhe ish-arbitri, i cili rikthehet për të folur pas disa muajsh… reflektimi. “Ku është gjetur thesari?” Për momentin nuk mund të them asgjë”, shton ai. Lanazione.it sjell një artikull kushtuar sipermarrësit që bëri për ca muaj lëmsh Italian dhe Shqipërinë. Fotot e marra brenda vendit misterioz të Porto Santo Stefano, tashmë në posedim të Prokurorisë Publike Grosseto, e cila hetoi…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar përfundimisht gjyqin për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Jorida Tabaku. Gjykata e Apelit ka rrëzuar pretendimet e Tabakut, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, sipas së cilës, Veliaj nuk ka shpifur ndaj saj. Kjo nuk është humbja e vetme e Jorida Tabakut përballë Erion Veliajt. Në zgjedhjet e 25 prillit Tabaku e sfidoi Veliajn me pretendimin se do ta mundte në Tirane. Por, rezultati përfundoi me fitoren e thellë të socialistëve të drejtuar nga Veliaj në Qarkun e Tiranës. Më herët, deputetja Tabaku ka pësuar disfatë edhe në…