Author: tirana

Bordi i ngritur nga Ministria e Financave ka vendosur të mbajë në monitorim çmimet e disa prej produkteve të shportës, të cilat janë “Mielli, orizi, sheqeri dhe vaji i lulediellit”, me qëllim që ato të mos rriten pa kriter. Gjatë një konference për mediat mbi ecurinë ekonomike në vend, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh se Bordi do të marrë një vendim për çmimet e këtyre 4 produkteve dhe ato nuk do të shiten në treg me çmim më të lartë nga ai që vendos bordi. “Do përcaktojmë formulën për përcaktimin e çmimeve. Bordi i Ushqimeve ka vendosur që…

Read More

Shkrim nga “The Economist” Përpara pushtimit, a jeni përpjekur të kuptoni Ukrainën apo të imagjinoni vuajtjet dhe sakrificat e popullit ukrainas ? Ndoshta Ukraina ka ekzistuar në një cep të imagjinatës suaj, ajo “periferia” e zymtë e Rusisë së Madhe, për të cilën Vladimir Putin pretendon se nuk ekziston në të vërtetë. Dhe mbase nuk jeni të vetmit, sepse deri pak kohësh, as unë nuk e kuptoja plotësisht vendin kam lindur. Shumica e njerëzve flasin dy gjuhë. Vetë historia e Ukrainës është e ndërthurur nga shumë histori: perandoria ruse, sovjetike dhe austro-hungareze, Polonia, Rumania dhe, natyrisht, vetë Ukraina. Kjo rrjetë…

Read More

Deri më tani, prokuroria dhe policia nuk kanë mundur ende të konkretizojnë një emës se cili mund të jetë vrasësi i shtetasit Iljaz Çalit. Që pas ndodhjes së ngjarjes, të paktën dhjetë persona janë marrë në pyetje, ku katër prej të cilëve janë të dyshuar kryesorë dhe ka gjasa që të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Policia ka marrë në pyetje gjatë mbrëmjes së djeshme 50-vjeçarin me inicialet RR.D., pasi familjarët e viktimës u kanë bërë me dije uniformave blu se ai u ka rreth 1 milion euro borxh. Teksa merrej në pyetje, 50-vjeçari e ka pranuar borxhin. Ai…

Read More

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim paraditen e sotme ka shkuar sërish në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa mësohet se po zhvillon një takim me Enkelejd Alibeajn. Takimi ka nisur në 11:30 dhe po vijon ende.Një ditë më parë diplomatja Kim u takua edhe me kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla, por nuk dhanë detaje pas takimit. Ndërkohë që ditën e djeshme u përfol në media se Alibeaj ishte negociator mes PD e PS për emrin e Presidentit të ri. Por kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka mohuar të jetë pjesë e negociatave për zgjedhjen e e…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ballë për ballë dhe sy më sy me presidentin rus Vladimir Putin ka pak gjasa të ndodhë. Në deklaratën e tij më të fundit, Zelensky ka thënë se mundësia për të ndodhur ky bisedim i shumëpritur, është sfiduese, por tashmë, pas masakrës së Buchës ka pak shanse të realizohet. Nga ana tjetër agjencia ruse e lajmeve IFAX, ka raportuar se bisedimet mes dy vendeve janë duke vazhduar përmes një video-linku. E pas masakrës në Bucha ku qindra civilë ukrainas u vranë nga forcat ruse, Zelensky tha se Ukraina do të kërkojë për prova që do të…

Read More

Ditën e sotme, Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 40-vjeçar i cili rezultonte i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh. Falë finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Zall-Herr”, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Alfred Hithi, 40 vjeç, banues në fshatin Dritas, në Zall-Herr. Ky person ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është aktualisht në Bullgari ku po zhvillon një vizitë dy-ditore atje. Sipas mediave bullgare, 2 liderët ballkanas, Ilir Meta dhe Rumen Radev kanë diskutuar rreth integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Lidhur me këtë çështje, presidenti Radev ka nënvizuar zgjerimin e BE-së dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor: “Dua të them qartë qëndrimin që kam shprehur dy vite më parë në Tiranë. Bullgaria mbështet fillimin e negociatave me Shqipërinë, pa kushte”, u shpreh lideri bullgar, duke shtuar: “Bullgaria thotë një “po” pa mëdyshje për fillimin e negociatave për Shqipërinë”. Ndër të tjera, gjatë ceremonisë…

Read More

Prej dy ditësh (4-5 prill) po zhvillohet në Gjenevë Forumi i dytë i Kryetarëve të Bashkive nga e gjithë bota. Forumi i Kryetarëve të Bashkive është një platformë për shkëmbim të vazhdueshëm dhe të ndërsjellë eksperiencash. Në këtë forum, kryetarët e bashkive nga e gjithë bota do të paraqesin përpjekjet që kanë bërë për të trajtuar sfidat në qytetet e tyre. I pranishëm në këtë forum ka qënë edhe kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj ka ndarë foto nga punimet në këtë forum, duke u shprehur se diskutimet kanë patur fokus zhvillimin e qëndrueshëm…

Read More

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka qënë sot prezente në konferencën e IDM-së, me temë promovimin e “shkollës si qendër komunitare”. Teksa mbajti fjalën e saj, Kim u shpreh se të rinjtë duhet të jenë ambiciozë. Kryediplomatja bëri thirrje që të mos përdorin gjuhën e urrejtjes të cilën e shohim shpesh në politikë, pasi sipas saj, urrejtja gërryen enën që e mban. Me këtë krahësim, ambasadorja amerikane u tha të rinjve se urrejta që mbillni brenda vetes është shumë e dëmshme për ju. “T’ja bëni pyetje vetes çdo magjes: kush jam unë, dhe çfarë dëshiroj të bëhem. Respektoni veten, të tjerët!…

Read More

Pas moderatores Eni Vasili, një tjetër figurë e njohur e televizive ka vendosur të largohet nga Top Channel Sidorela Gjoni është moderatorja e radhës e cila mori vendimin të ikte nga televizioni i njohur kombëtar. Ajo ishte një figurë kyçe në Top News si dhe ka qënë moderatore në disa emisione duke përfshirë edhe “Breaking”, format në të cilin ajo trajtonte tema nga aktualiteti, bota, politika etj. Megjithatë, udhëtimi i Gjonit në Top Channel tashmë ka përfunduar. Këto lëvizje ndodhën në një kohë shumë të shkurtër, ku pas ardhjes së Sokol Ballës si drejtues në Top Channel po bëhen disa…

Read More

Presidenti i rizgjedhur i FSHF-së, Armand Duka mund ta ushtrojë tashmë pa asnjë pengesë ligjore detyrën e tij në krye të organit më të lartë drejtues të futbollit shqiptar. Kjo pasi ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra për kreun e FSHF Armand Duka dhe sekretarit të Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulku. Mësohet se ata do të hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë, i pezulluar mbetet vetëm Ardian Haçi. Kujtojmë se pavarësisht se Duka u rizgjodh si president i Federatës SHqiptare të Futbollit më…

Read More

Këtë të martë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka prezantuar Raportin e Tranzicionit 2021-2022 nga BERZH ku mes të tjerash, bie në sy fakti se paralajmërohet një rritje e mëtejshme e çmimeve gjatë javëve të vijim, të cilat do të godasin kryesisht shtresat në nevojë. Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko u ndal gjithashtu edhe tek Borxhi Publik i vendit, i cili ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë dy viteve të fundit për shkak të pandemisë. “Shqipëria dhe rajoni po përballen me një realitet të ri çmimesh dhe pasigurie në tregjet botërore. Si ekonomi të vogla dhe të…

Read More