Author: tirana

Konsumimi i çokollatave “Kinder Surprise” ka shkaktuar të paktën 63 persona të infektuar në Evropë me bakterin e rrezikshëm të Salmonelës. Pjesa më e madhe e të infektuarve janë nën moshën 5 vjeç, pasi dihet se këto çokollata konsumohen kryesisht nga fëmijët, por ka gjithashtu edhe të tjerë më të rritur, shkruan “Reuters”. Në fakt, ky skandal shpërtheu pak javë para pashkëve, ku kompania “Ferrero” u detyrua që të tërhiqte nga tregu miliona produkte që kanë datën e skadencës nga 11 korriku deri në 7 tetor 2022 pasi u vu re se disa persona ishin infektuar me Salmonelë. Shumica e…

Read More

Një konflikt fizik ka ndodhur në qytetin e Fierit ku një vajzë 19-vjeçare është zënë me një gjimnaziste të moshës 16vjeç. Sherri mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e forcës, ku 19-vjeçarja ka rrahur me grushte dhe shkelma vajzën 16-vjeçare. Ka qënë e nevojshme ndërhyrja e policisë që të ndalet sherri mes dy vajzave. Pas qetësimit të situatës, uniformat blu kanë vënë nën hetim 19-vjeçaren me inisciale tS.G.

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar disa foto nga punimet që po zhvillohen në Qendrën e Kontrollit Teknik numër 2 në Tiranë. Krahas pamjeve, Rama tha se Koncensionari që dikur thithi para nga xhepi i shqiptarëve pa ofruar shërbime, është kthyer në dorën e shtetit dhe po i nënshtrohet një rikonstruksioni për përmirësimin e tij. Në postimin e tij, Rama thekson se po punohet për një përmirësim rrënjësor, për rritjen e sigurisë në proceset teknike, modernizimin e sistemit të kolaudimit të mjeteve dhe përmirësimin e kushteve të shërbimit. Postimi i kryeministrit Edi Rama: Vijon puna për rindërtimin e qendrave…

Read More

Ditën e sotme, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë nisur një aksion që prej orëve të para të mëngjesit për goditjen e ndërtimeve pa lejë në vijën bregdetare të Vlorës. Mesa kemi mundur të mësojmë, ky aksion po përqendrohet kryesisht në zonën e bregdetit në Radhimë dhe Orikum.

Read More

Si ç’shkruan “CNN”, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë në një deklaratë se numri i viktimave civile mund të jetë shumë më i lartë në Borodyanka dhe qytete të tjera sesa në Bucha. “Kemi informacione se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë në Borodyanka dhe në disa qytete të tjera. Në shumë fshatra të rajoneve të Kievit, Chernihiv dhe Sumy, pushtuesit kanë bërë masakra që vendasit nuk i kishin parë as gjatë pushtimit nazist 80 vite më parë. Pushtuesit do të mbajnë përgjegjësi për këtë”, raportohet të ketë thënë Zelenskyy. Në Bucha, Zelensky deklaroi se kishte…

Read More

Një shtetas me inicialet A. M., 55 vjeç, është arrestuar nga policia e Sarandës pasi një ditë më parë, në një banesë të marrë me qira nga ky i fundit humbi jetën punëtori, pasi i ra një tullë në kokë. Për rrjedhojë, 55-vjeçari akuzohet për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Njoftimi i policisë: “Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, duke punuar në ambientet e brendshme të një banese të…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po zhvillon aktualisht një vizitë zyrtare në shtetin bullgar. Ai ka mbërritur në Bullgari ditën e diel kurse sot ka publikuar disa pamjet nga pritja që i është bërë në Bullgari. Kreu i shtetit shqiptar është pritur atje me nderime nga homologu i tij bullgar, Rumen Radev. Postimi i Ilir Metës:I nderuar nga ceremonia shtetërore e pritjes së Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev! Faleminderit! Благодаря!

Read More

Falë bashkëpunimit mes FAST Albania dhe FAST Italia, është finalizuar me sukses një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ky operacion policor ndërkombëtar ishte koduar “BERGAMO”. Në kuadër të tij, është bërë i mundur arrestimi i një 1 shtetasi shqiptar në Bergamo të Italisë, i cili rezulton i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”. Ai identifikohet si Renato Numani, 54 vjeç, nga qyteti i Fierit. Njoftimi i plotë i policisë: Në kuadër të bashkëpunimit që FAST Albania ka me kolegët e rrjetit ENFAST, është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion për kapjen…

Read More

Vrasja e Iljaz Çalit tek mbikalimi i Rinasit në Tiranë dyshohet se ka ardhur për shkak të konflikteve që buronin nga biznesi i kromit që posedonte viktima. Kjo pohohet edhe nga rrëfimet e familjarëve dhe miqve të tij të cilët thonë se ai ka pasur konflikte të hapura vetëm për shkak të biznesit të kromit, duke e përjashtuar kështu pistën e konflikteve për shkak të drogës. Nga verifikimet paraprake të policisë, rezulton se viktima, Iljaz Çali kishte kohë që i kishte dhënë biznesin e tij të kromit një tjetër personi për shfrytëzim, por ai nuk ka paguar detyrimin dhe kjo…

Read More

Sipas asaj që raporton “CNN”, qeveria japoneze ka vendosur të akordojë një fond prej 100 milionë dollarësh shtesë si ndihmë humanitare për Ukrainën dhe vendet fqinje. Pas këtij veprimi, shuma totale e ndihmës humanitare e ofruar nga Japonia për Ukrainën ka shkuar në 200 milionë dollarë që nga miratimi i paketës së parë më 11 mars. “Qeveria e Japonisë do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe të qëndrojë pranë popullit të Ukrainës që po përballet me vështirësi, në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, përfshirë anëtarët e G7-ës”, bëhet me dije në deklaratë. Po ashtu, disa nga nëntë organizatat ndërkombëtare por edhe…

Read More

Dy shtetas shqiptarë në qytetin e Vicenza-s janë arrestuar nga policia italiane me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë hetimeve, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Vicenzës, në orët e para të pasdites së datës 31 mars 2022, u urdhërua ndalimi i një makine me dy persona në bord, e cila në vend që të ndalonte, u nis me shpejtësi të madhe, në një arratisje të shpejtë përmes rrugëve të Vicenza-s. Makina u ndoq menjëherë nga një patrullë policie, të cilëve iu bashkuan ekuipazhe të tjera të policisë. Pas një ndjekjeje të gjatë me shpejtësi të madhe, të arratisurit…

Read More

Në seancën përkatëse pritet të marrin pjesë si Serbia ashtu dhe Kosova. Shqipëria është që prej janarit 2022 anëtare e Këshillit e Sigurimit (KS) dhe Kosova është për të një nga çështjet me interes të veçantë. Këshillin e Sigurimit e drejton këtë muaj Mbretëria e Bashkuar. Takimi i fundit i KS është mbajtur në tetor 2021, gjashtë muaj më parë dhe që nga ai takim nuk ka pasur ndryshime të mëdha në raportet midis Kosovës dhe Serbisë. Një nga çështjet që ka preokupuar palët muajt e fundit ka qenë pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet që u zhvilluan në…

Read More