Franca njoftoi më 4 prill se do të dëbojë diplomatë rusë, si pjesë e veprimit të përbashkët evropian, pas pushtimit rus të Ukrainës. “Franca ka vendosur sot që të dëbojë një numër të personelit rus me status diplomatik të vendosur në Francë, aktivitetet e të cilëve janë kundër interesave tona të sigurisë”, tha të hënën Ministria e Jashtme franceze. AFP raporton se një burim brenda kësaj ministrie ka bërë të ditur se 35 diplomatë rusë do të dëbohen. “Ky veprim është pjesë e qasjes evropiane”, tha ministria franceze. “Përgjegjësia jonë e parë është gjithmonë që të garantojmë siguri për popullin…
Author: tirana
Nga Jordan Fearn “History of Yesterday” Përgjatë gjithë historisë, janë ngritur dhe rrëzuar shumë diktatorë. Në të gjitha kulturat, fetë dhe kontinentet ne shohim burra që përpiqen ta centralizojnë pushtetin në duart e tyre, dhe të sundojnë mbi fisin, qytetin apo perandorinë e tyre. Nga bëmat e hershme të tiranëve shekujve VII-VI Para Erë Sonë, Kipselusit dhe Kleistenit në Greqinë e Lashtë, deri tek historitë legjendare të Kornel Sulës, Jul Çezarit dhe Augustit në Romën e Lashtë gjatë shekujve II dhe I Para Erës Sonë. Më pas kalojmë në shekullin XII-të të Erës Sonë me udhëheqësin mongol Xhengiz Khan, tek diktatorët si Simon Bolívar, Antonio Blanko dhe Rafael Karrera, të gjithë diktatorë të famshëm të Amerikës së Jugut që sunduan në shekujt XVIII-XIX. Në kohët më moderne kemi pasur diktatorë si Josip Tito, që drejtoi Jugosllavinë gjatë viteve1944–1980; Idi Amin, që sundoi brutalisht mbi Ugandën në vitet 1971–1979; Li Kuan Ju, udhëheqës i Partisë së Veprimit Popullor në Singapor në vitet 1959–1990, edhe pse shpesh vlerësohet si një sundimtar dashamirës. Pastaj vijmë tek diktatorët më të famshëm:Muamar Gadafi, që sundoi Libinë…
A mendoni se jeni shofer i mirë? Klubi i njohur gjerman i automobilave ADAC ka publikuar një ilustrim që ka bërë konfuzë shumëkënd, ngase gjykuar nga përgjigjet, del se shumë shoferë nuk e meritojnë patentë shoferin që e posedojnë. Siç mund ta shihni nga ilustrimi, në kryqëzim ndodhen 6 automjete, shikoni mirë foton dhe përgjigjuni se sipas cilit rend duhet të shkojnë, Kush duhet të kalojë i pari? Keto janë opsionet dhe ju duhet ta gjeni përgjigjen e sakte. Makina e gjelbër – Makina e kuqe dhe furgoni – autobusi.Makina e kuqe dhe furgoni – vetura e gjelbër – autobusi.Makina…
Bashkimit Europian duket se i ka sosur durimi duke pritur që Serbia të rreshtohet me politikën e jashtme të Bashkimit Europian dhe me sanksionet europiane kundër Rusisë. Ka patur disa apele të bëra nga zyrtarë europianë në adresë të autoriteteve serbe duke i dhënë një afat disa javorësh për t’u rreshtuar me vendimet dhe qëndrimet e BE-së për dënimin e agresionit rus në Ukrainë, si një hap moral të domosdoshëm. Eshtë grupimi I socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian, që i kërkon presidentit serb Alekdandar Vuçiç, që pas fitores në zgjedhjet e 3 prillit, të bëjë më në fund një…
Njerëzit që kanë një pikëpamje më optimiste mbi botën, mund të jetojnë më shëndetshëm dhe më gjatë se të tjerët, sepse përjetojnë më pak situata stresuese. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri. Shkencëtarët zbuluan se ndërsa optimistët reagonin dhe e merrnin veten nga situatat stresuese në të njëjtën mënyrë si pesimistët, ata ia dilnin më mirë në aspektin emocional, për shkak se kishin më pak ngjarje stresuese në jetën e tyre të përditshme. Mbetet ende e paqartë se si optimistët e minimizojnë dozën e tyre të stresit. Por studiuesit besojnë se ata ose i shmangin debatet, nuk e prishin gjakun nga humbja e çelësave të shtëpisë apo nuk nervozohen kur bllokohen në trafik, apo thjesht nuk arrijnë t’i perceptojnë këto ngjarje si stresuese. Studimet e…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u takua këtë të hënë me përfaqësues të Bankës Botërore, aty ku u diskutua mbi ndikimin që ka shkaktuar konflikti Ukrainë-Rusi edhe në ekonominë shqiptare. Lidhur me ecurinë e çmimeve, Guvernatori theksoi se ajo do të përcaktohet nga intensiteti dhe kohëzgjatja e këtij konflikti, nga ndikimi që ai do të ketë mbi çmimet e tregtinë ndërkombëtare. Sejko u shpreh se veprimtaria e sektorit bankar po zhvillohet në kushte normale dhe treguesit e këtij sektori paraqiten të qëndrueshëm. Përfaqësuesit e Bankës Botërore vlerësuan pozitivisht reagimin e menjëhershëm të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë,…
Debati midis librave elektronikë dhe atyre të printuar, ka shkaktuar prej kohësh diskutime familjare dhe midis miqsh, së bashku edhe me mendimet e kualifikuara të ekspertëve. Në një artikull të fundit, faqja e internetit Book Riot e ka rihapur këtë temë. Në fakt, një studim i kryer që në fillimin e viteve 1990, kishte treguar se leximi në ekran ishte më i ngadaltë dhe më pak i saktë sesa ai tradicional. Tani le të shohim se si librat elektronikë,po e ndryshojnë perceptimin që kemi mbi një tekst kur lexojmë një libër. Kuptimi i një teksti Në vitin 2014, një eksperiment tregoi se fëmijët preferojnë më shumë librat e printuar, në vend të atyre që lexohen nëpërmjet një ekrani dixhital. Prindërit dhe mësuesit kanë vënë re se si rritet vëmendja dhe kurioziteti i të vegjëlve, kur ndërveprojnë me një libër letre, dhe jo me…
Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, i ftuar në “Radari Informativ” ka komentuar procesin e zgjedhjes së Presidentit. Ai tha se pavarësisht s epo trajtohet si një moment solemn, institucioni i presidentit është kthyer i parëndësishëm. I pyetur nga Xhokaxhi nëse do të jetë Lulzim Basah presidenti i ri, duke iu referuar deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, Patozi tha se ky është një diversion. Pjesë nga biseda: Xhokaxhi: Jemi në situatën kur nis procesi për përzgjedhjen e presidentit të ri, ju keni bërë dhe një status për këtë? Patozi: Presidenti është kthyer në një hallkë të parëndësishme, edhe kur sillesh si Ilir Meta.…
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar zhvillimet në selinë Blu. Patozi ka deklaruar në një emision televiziv se një pjesë e demokratëve kanë pranuar dominimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. “Sot duhet të jenë më pak se ç’ishin më 6 mars mbështetësit e Bashës, sepse një pjesë e ka pranuar dominimin e Foltores. Unë i shoh të papërqendruar dhe të pa qartë. Rregullat dhe pushtetin e ka Berisha”. Patozi shtoi se grupi parlamentar i PD nuk duhet të identifikohet me Bashën dhe as me Foltoren. Sa i përket Komisionit të Rithemelimit, Patozi shtoi se dominohet nga Berisha. “Ka një…
Opinionisti Arjan Konomi është përplasur me Lauretën në puntatën e sotme të Për’puthen. Konomi tregoi se ka dëgjuar në korridore kërcënimet e saj dhe ia tha troc në skenë se nuk e ka presionin, ndaj më mirë të flasë hapur me të. Arjan Konomi: Tregoje kush jam unë ti mi Laureta. Po më bën presion mua, kujton se e ha presionin tënd unë? Ke diçka për të thënë, me mua thuaje ose mbylle. Mos bëj si femër e paedukatë. Sot je, nesër s’je. Kërcënimet dhe shantazhet mos i bëj me mua.
Drejtori ekzekutiv i Shoqëtës Shqiptare të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtëshme Reinaldo Pipiria thotë se kriza e shkaktuar nga Pandemia e më tej nga konflikti në Ukrainë mund të ndikojë kërkesën për apartamente të reja, por se kjo nuk do përkthehet në rënie të çmimeve. Ai thotë se çmimet do të vijojnë rritjen për shkak të kostove shumë të larta të materialeve të ndërtimit, por edhe kërkesës që nuk tregon shenja rënieje, raporton Scan. Drejtori ekzekutiv i Shoqëtës Shqiptare të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme thotë se do të vijojë të ketë kërkesë të fortë për ndërtimet e cilësisë së…
Nuredin Dumani, autori i shumë vrasjeve, që u arrestuar disa ditë më parë në Fier, i plagosur, është transferuar nga “Trauma”, te spitali i burgut në QSUT. Mësohet se ai është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, me dy furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Kush është Nuredin Dumani? Nuredin Dumani është një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, pasi akuzohet si vrasës serial, për implikimin në të paktën 7 vrasje. Ndaj Dumanit më herët Prokuroria ka lëshuar dy urdhër-arreste dhe ka në duar prova të mjaftueshme për ta implikuar si ekzekutor në të paktën shtatë vrasje, raporton…