Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 43 raste të infektimit me COVID, dhe fatmirësisht, asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 833 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 43 qytetarë, në këto bashki: 30 në Tiranë, 5 në Lushnje, 2 në Gramsh, nga 1 qytetar në Sarandë, Delvinë, Fier, Kavajë, Kamëz, Tropojë. Janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.Janë shëruar 62 qytetarë gjatë 24 orëve të…
Author: tirana
Grupi i Sali Berishës i mandatuar nga Gjykata Civile e Tiranës për të drejtuar partinë në vendimin për të njohur statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit, ka reaguar pas ankimimit që paraqiti sot në Apel kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj. Në reagimin e tyre, ata theksojnë se Enkelejd Alibeaj është shkarkuar nga posti i nënkryetarit të PD dhe nuk e përfaqëson partinë në asnjë marrëdhënie me të tretët. Reagimi i plotë Nga mediat jemi vënë në dijeni që nën emrin e Partisë Demokratike është paraqitur një kërkesë ankimore kundër vendimit nr.1346/222 dt.25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nënshkruar…
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Paris, në pjesën qendrore të kryeqytetit francez, pranë monumentit historik Notre Dame de Paris. Një autobus është përfshirë nga flakët në qendër të Parisit, me tymin e zi që ngrihet në qiell, thonë dëshmitarët dhe zyrtarët lokalë. Dëshmitarët thanë gjithashtu se dëgjuan një shpërthim të fortë, ndërsa më pas panë flakë dhe tym të zi nga autobusi. Incidenti u shënua mesditën e sotme, kur një autobus i transportit publik RATP mori flakë në Place Maubert dhe Bulevardin Saint-Germain, afër Katedrales Notre-Damen ndërsa sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak zjarrit ka qenë shpërthimi.
Policia e Korçës ka vënë në pranga 2 persona. Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen nr. 9 të qytetit, konkretisht në dy lokale në përdorim nga shtetas të tjerë janë konstatuar dy G. S., 47 vjeç dhe J. P., 21 vjeç, banues në Korçë, të cilëve iu gjetën aparate celulare që i përdornin për të vendosur baste. Sakaq, janë sekuestruar dy aparate celulare, të cilët përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.
Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja mbi ekzekutimin e Iljaz Calit dhe këto lidhen me dëshmitë që u janë marrë familjarëve të tij. I vëllai, i cili ka qenë duke pirë kafe deri në orën 22:00 të asaj mbrëmjeje sipas burimeve, ka treguar itenerarin e tij. “Rreth orës 22 ai u largua për në banesë”, dëshmon i vëllai. gjatë kohës që qëndroi në lokal ka pasur komunikime të vazhdueshme në telefon vijon më tej dëshmitari, i cili e mësoi vrasjen e tij përmes medias. “Ne si familje nuk kemi hasmëri, por një borxh që shtetasi RR.D na ka…
Ish-Kryeministri Sali Berisha është takuar me ambasadorin e ri të Çekisë në Tiranë, Karel Urban. Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se pjesë e diskutimeve ishin zhvillimet në Shqipëri dhe rajon. Ish-Kryeministri thotë se në takim ka theksuar se qëndrimi i Partisë Demokratike ka qenë dhe mbetet parti e vlerave dhe integrimit europian dhe euroatlantik.
A e dini se një fëmijë vdes çdo pesë ditë nga mbytja me ushqim dhe më shumë se 80% e prindërve nuk kanë absolutisht asnjë ide se si mund të reagojnë në këtë situatë? Në Amerikë, çdo ditë gjatë dekadës së kaluar, 34 fëmijë janë çuar në ambulance për të marrë ndihmën e parë e nga këta fëmijë, 38% ishin bebe 1 vjeçare. Kurioziteti shtyn fëmijët të provojnë çdo gjë, sepse ndijimi dhe shijimi janq shqisat e para qe fëmijët zhvillojnë. Përmes këtyre të fundit ata njohin botën, por ushqimet dhe objeketet që më së shumti bëhen shkak për incidente…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme, ka konfirmuar dhënien e mandatit të deputetit për Pandeli Majkon. Majko do të zërë vendin e ish deputetit Alqi Bllako në Kuvend, pasi ky i fundit dha dorëheqje nga mandati menjëherë pasi SPAK lëshoi urdhër arresti ndaj tij për përfshirjen në afera korruptive të lidhura me inceneratorët. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Ndaj Pandeli Majkos, nuk rezulton të ketë vendime penale të formës së prerë. Pas verifikimeve të kryera, kandiati për deputet, Pandeli Majko nuk përbën kusht për moszgjedhjen e tij. Për sa më sipër mandati i ndëprerë i Alqi…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me negociatat për emrin e presidentit të ri. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo i përgjigjet ish-Kryeministrt Sali Berisha, duke i kujtuar se është i përjashtuar nga procesi për zgjedhjen e emrit për president. “Sali Berisha është vetpërjashtuar nga një proces ku nuk e ka ftuar askush dhe ku askush nuk ka pasur asnjë plan për ta ftuar! Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës nuk parashikon pjesëmarrjen e të vdekurve që nuk vdesin”, shkruan Spiropali në Instagram.
Mbrëmjen e djeshme u luajt derbi i Italisë ndërmjet Juventus dhe Inter, ku fitimtarë dolën zikaltërit me rezultatin 0-1. Kryeministri Edi Rama është një nga tifozët më të mëdhenj të Juventusit dhe këtë e ka deklaruar publikisht, shpesh herë duke veshur dhe rrobë me logon e klubit bardhë e zi. Por, mesa duket se humbja e djeshme e ka mërzitur paksa kryeministrin, i cili sot u shfaq me xhupin e klubit gjerman, Bayern Munchen. Rama ka postuar foton në Facebook ku shkruan: “Ai momenti kur ti sheh topin dhe dikush të thotë kujdes lidhësen e këpucës”. Kujtojmë që me Bayern…
Në muajin mars, Drejtoria e Përgjithëshme e Parandalimit të Parave ka shpërndarë një Udhëzues përmes të cilit u bën të gjithë subjekteve raportues se duhet të dorëzojnë brenda çdo 72 orësh raportet për transaksione të dyshimta dhe menjëherë ato që kanë të bëjnë me ccështje të sigurisë kombëtare. Udhëzuesi u Institucioneve Financiare dhe profesioneve jo-financiare (DNFBP), në zbatimin e një qasjeje të bazuar tek rreziku, lidhur me detyrimet për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizimit (PPP/FT). Udhëzimi ofron gjithashtu mjetet që duhet të përdorin subjektet për të kryer një vlerësim të rreziqeve të Pastrimit të Parave dhe…
Policia sekuestroi 16.930 euro dhe nisi hetimin ndaj një 26-vjeçari, pasi nuk deklaroi shumë e parave që kishte me vete teksa po përpiqej të kalonte kufirin në Rinas. Gjatë kontrollit të imtësishëm të M.V, në çantën e dorës iu gjetën paratë që ky i fundit nuk i kishte deklaruar.