Një video e një ushtari ukrainas që ka takuar familjen e tij pas çlirimit të fshatit nga pushtuesit rusë, është bërë virale në rrjetet sociale. Videon e ka shpërndarë aktivistja ukrainase për të drejtat e njeriut, Oleksandra Matviichuk. Pamjet janë filmuar në Nova Basan pasi u rimor nga forcat ukrainase. Katerina Sergatskova, kryeredaktore e uebsajtit të lajmeve me bazë në Kiev Zaborona Media, ndau videon në Twitter, duke shkruar: “Kjo është ajo për të cilën luftojnë ukrainasit. Për familjet e tyre, për shtëpinë e tyre. Për dashurinë dhe lirinë.”
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Ksamil, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Bëhet me dije se Kastriot Celi ka qenë duke punuar te ish-furra e bukës në Ksamil, kur i ka rënë një tullë në kokë. 66-vjeçari është nisur menjëherë për në spital, ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dashi: Sot është një ditë shumë e mirë për beqarët, të cilët mund të bëjnë një takim shumë interesant. Ndërsa në vendin e punës, nëse nuk ju pëlqen ajo që po bëni, duhet të kërkoni diçka tjetër. Demi: Ky është momenti më i mirë për ata që janë beqarë. Do të lindin histori të bukura dashurie. Në punë duhet të përpiqeni të jeni më të saktë. Binjakët: Çiftet që kanë pasur disa probleme së fundmi, do t’i hedhin pas krahëve. Nga ana tjetër, ata që duan një fillim të ri duhet të fillojnë të shikojnë përreth. Gaforrja: Nëse jeni në një…
Është një histori që ngjan e vjedhur nga kinematografia. Por protagonistët e saj janë realë, i kthyen rrugët e Tiranës si skena të ndjekjes me automjete super të shpejta, ku në njërën prej tyre një i ri lutej për ndihmë mbasi ia morën shokun përpara syve. Makinat e policisë xhironin me shpejtësi nëpër rrugicat e kryeqytetit pa mundur të zbulonin gjurmët e rrëmbyesve që shfrytëzuan momentin dhe dobësinë e pengut, i cili po shkonte një vizitë në spital dhe aty e futën me forcë në makinën e tyre. Paralajmërimi ndaj tij ishte vetëm një: kthe borxhin prej 20 mijë eurosh.…
Partia Demokratike i është drejtuar apelit për të animuar vendimin e pak ditëve më parë të marrë nga Gjykata e Tiranës, e cilla njohu Kuvendin e Berishës. Ky akimim është depozituar në Apelin e Gjykatës së Tiranës nga vetë Enkelejd Alibeaj, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së. Kujtojmë se me vendimin e dhënë 1 javë më parë nga gjyqtari Agron Zhukri, PD-së i njihej një status i ri, bazuar në ndryshimet e bëra në Kuvendin e 11-Dhjetorit. Gjatë mbajtjes së atij Kuvendi, një nga vendimet ishte shkarkimi i kryetarit Lulzim Basha, nënkryetarëve dhe Kryesisë. Gjithashtu, ky Kuvend vendosi që Komisioni…
Klubi i Dinamos ka nisur të veprojë duke marrë masa për 2 lojtarë të skuadrës së vet. I pari që u ndëshkua është mbrojtësi Eni Imami, i cili nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Egnatias. Klubi kishte marrë edhe më parë një masë ndaj tij, pas konfliktit verbal që ai pati me Ermal Barushin para ndeshjes me Tiranën. Ndërkohë, Panorama Sport raporton se Imami duhet të stërvitet me ekipin U19 të Dinamos tani, ndërkohë që i pezulluari tjetër është portieri Edvan Bakaj, rezervë prej disa kohësh te blutë.
Mbi 50 vite në skenat shqiptare të muzikës. Disa libra të shkruar dekadat e fundit. Rapsodi dhe publicist Shefqet Merra është i njohur jo vetëm në trevën e Matit, por edhe përtej kufijëve të Shqipërisë. “E kam nisur karrierën që në moshën 11 vjeçare, thotë Merra. Kam mbi 500 tekste këngësh të ndryshme gjatë karrierës”, shton ai. Është lindur në fshatin Urxallë, në vitin 1956. Ka mbëruar shkollën e muzikës në vitin 1974 në Shkodër dhe është diplomuar vite më vonë për gjuhë-letërsi. Është autor i këngëve të njohura: “Lulja e malit”, “Moj e mira cucë matjane”, “Për flamur kemi…
Deri përpara pushtimit rus, Bucha ishte një zonë periferike e qetë e kryeqytetit ukrainas. Por tashmë, ndërsa ushtria ruse largohet nga periferitë e Kievit dhe fokusohet në Ukrainën lindore ka lënë pas vetëm shkatërrim. Imazhet që përshkruajnë mizoritë kundër civilëve në qytetin ukrainas u panë pas tërheqjes së ushtrisë ruse nga rajoni i Kievit, dokumente që i referohen ekzekutimeve të civilëve, varreve masive. Masakra në Bucha nxiti reagimin ndërkombëtar, duke e cilësuar Putinin si përgjegjës të kësaj masakre. Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Ukrainës ka publikuar një listë të ushtarëve rusë që kryen masakrën në Bucha, rajonin e Kievit. “Çdo ukrainas duhet…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka nisur sot vizitën e tij zyrtare në Sofje, ku do të takohet me homologun e tij bullgar, Rumen Radev. Po ashtu, mësohet se gjatë vizitës së tij në Bullgari, kreu i shtetit shqiptar do të zhvillojë takime edhe me autoritetet më të larta shtetërore atje. Postimi i Presidentit Ilir Meta: I lumtur të mbërrij në Sofje, këtë qytet të mrekullueshëm, me të cilin na lidhin ura të panumërta të historisë, miqësisë dhe bashkëpunimit, për të filluar vizitën time zyrtare, me ftesë të Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev.
Ashtu siç tashmë është bërë e ditur, Kongresi i Partisë Socialiste do të mblidhet më 9 prill, në orën 12:00, në Pallatin e Kongreseve. Në kongres është parashikuar që të hapë punimet Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ndërsa më pas fjalën do e marrë dhe Ditmir Bushati. Padyshim që në kongres nuk mund të mungonte edhe fjala e kreut të PS, njëherësh kryeministrit Edi Rama. PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISËASAMBLEJA KOMBËTAREProjekt V E N D I MNr. ____, datë 06.04.2022PËR THIRRJEN E KONGRESIT TË PARTISË Mbështetur në Statutin e Partisë:Neni 31, “Kongresi i Partisë Socialiste”;Neni 38, “ Kryesia e…
Elton Musk kap 3 miliardë dollarë aksione në Twitter. Ai ka marrë 9.2% të aksioneve sipas dosjes së letrave me vlerë në SHBA. Aksionet e bëjnë atë një nga aksionerët më të mëdhenj në kompani duke pasur katër herë më shumë aksione se 2.25% e zotërimit të themeluesit të Twitter, Jack Dorsey. Musk është një përdorues i rregullt i Twitter-it me më shumë se 80 milionë ndjekës. Kohët e fundit ai tha se po mendon për ndërtimin e një platforme të re të mediave sociale. Në fund të muajit të kaluar Musk pyeti ndjekësit e tij nëse ata mendonin se…
Tërhiqen nga tregu vezët Kinder Surprise. Vendimi u ndërmor pasi është shtuar frika se mund të përmbajnë salmonelë. Mirror.co.uk raporton se janë tërhequr nga tregu 3 brande të çokollatave ‘Ferrero’ si “masë paraprake” dhe i ka këshilluar njerëzit që të mos i hanë ato pasi përmbajnë salmonelë. (Produktet e tjera të kompanisë Ferrero nuk janë të prekura). Simptomat e shkaktuara nga salmonela zakonisht përfshijnë ethe, diarre dhe dhimbje barku. Mirëpo ka dhe disa simptoma që mund të jenë të rënda dhe çojnë në shtrimin në spital. Tërheqja vjen pasi hetimet e udhëhequra nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së…