Teksa rusët janë larguar nga Bucha, ata kanë lënë pas një masakër në këtë qytet. Së fundmi, forcat e armatosura të Ukrainës kanë gjetur atje një dhomë torture me 5 civilë të vdekur brenda. Kjo dhomë përdorej nga ushtarët rusë për të torturuar pengjet që kapnin dhe 5 personat e gjetur të pajetë brenda saj ishin të përkulur dhe me duart e lidhura pas shpinës. Ky lajm është publikuar nga agjencia “UNIAN”. Nga sa mësohet, trupat ruse kanë përdorur bodrumin e një sanatorium lokal për fëmijë të quajtur “Radiant” ku ekzekutonin torturat e tyre. Ndërkaq, sipas asaj që shkruan “Skynews”,…
Author: tirana
Policia e Mallakastrës ka vendosur në pranga 57-vjeçarin Muharrem Brahimaj, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare të uniformave blu bëjnë të ditur se nga informacionet e marra në rrugë operative, kanë konstatuar se 57-vjeçari Brahimaj, në banesën e tij në fshatin Kash, kishte një armë zjarri pushkë. Kësisoj është bërë i mundur arrestimi i tij. Njoftimi i Policisë: Mallakastër Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Posedonte armë zjarri në banesë, vihet në pranga 57-vjeçari. Në pranga edhe një 22-vjeçar në Divjakë për mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe…
Gjatë fundjavës që kaloi, 6 shtetas kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi i kanë ofruar para efektivëve rrugorë në këmbim të shmangies së gjobave apo bllokimit të mjetit. Raportohet se në rrugën “Asim Vokshi”, është ndaluar një drejtues mjeti që ishte duke përdorur aparatin celular gjatë lëvizjes me mjet. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. Sh., 26 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash, për këtë shmangur masën administrative për shkeljen e kryer. Gjithashtu, burime policore bëjnë me dije se Rrugën e Kavajës është ndaluar një shtetas që po drejtonte…
Policia e Tiranës ka njoftuar se një 16-vjeçare është larguar nga banesa e saj pa vënë në dijeni askënd, duke bërë që familja e saj të mos dijë asgjë për të. E shqetësuar për të bijën, nëna e saj ka bërë menjëherë një kallëzim në policinë e Tiranës, ndërsa bëhet me dije se ka nisur puna për të rënë në gjurmët e saj. “Më datë 03.04.2022, shtetasja Th. I., 41 vjeçe ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj e mitur, shtetasja A. I., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, sqaron policia në…
Mbrëmjen e djeshme, një ekzekutim i kuruar deri në detaje dhe në dukje tipik mafioz ndodhi rreth orës 22:30 në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shumë afër mbikalimit të Rinasit. Viktima e atentatit ishte Iljaz Çali, 37-vjeç i cili u vra teksa ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Land Rover” të marrë me qira. Policia dyshon se ekzekutori/ët e këtij krimi kanë ditur shumë për viktimën deri edhe çdo lëvizje të tij, madje e kanë ndjekur atë nga pas. Në momentin e shtënies me breshëri plumbash në drejtim të të shënjestruarit, makina e Iljaz Çalit ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa dyshohet…
Aktorja e mirënjohur shqiptare, Luiza Xhuvani vijon ende aktivitetin skenik dhe jetën artistike. Pavarësisht disa goditjeve të rënda në jetën private, ku e fundit qe ndarja nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, ajo nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën. Megjithatë, ajo u ka qëndruar larg mediave dhe rrjeteve sociale dhe është tërhequr plotësisht në jetën e saj private.Javët e fundit admiruesit e Xhuvanit kanë patur mundësi ta ndjekin në teatër në shfaqen “Tri dimra” ku luan krah Yllka Mujos, Marjeta Ljarjat, Viktor Zhustit, Sokol Angjelit, Elia Zaharias, etj. Kjo shfaqje e shkruar…
Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, 61-vjeçari Jani Kallajxhi ka ngritur alibi që vajza e tij është abuzuar nga persona të tjerë dhe jo nga ai vetë. Ai ka deklaruar që vajzën ia ka marrë para disa ditësh pronari i një lokali bashkë me bashkëshorten, “sepse donin t’i bënin një surprizë.” “Kam dyshime që ata mund ta kenë ngacmuar vajzën,” është shprehur ai para gjykatës. Kallajxhi ka deklaruar gjithashtu se ka kërkuar ndihmë nga bashkia, prefekti dhe shoqata të ndryshime për ushqime dhe për ta çuar vajzën në Tiranë pasi është e sëmurë. Burime zyrtare nga Prokuroria e…
Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me eshtrat e njeriut të gjetura dje në afërsi të Kurbinit. Eshtrat u gjetën nga banorët e zonës së Fushë-Kuqes, të cilët njoftuan të alarmuar policinë. Ka dyshime se eshtrat dhe kafka i përkasin 16-vjeçari Mariglen Huba të zhdukur para 6 vitesh në këtë zonë,r aporton BW. Ka dyshime se i riu mund të jetë grabitur dhe më pas është vrarë pasi mbante me vete sende me vlerë marramendëse. Do të jetë analiza e ADN-së ajo që do të verifikojë nëse bëhet fjalë për këtë shtetas apo jo. Prokuroria e Kurbinit aktualisht…
Kryeministri Edi Rama ishte në Berat, ku ka inspektuar godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kreu i qeverisë thekson se godina e re është një kompleks model në hyrje të qytetit, me shërbim me kushte optimale, shpejtësi e transparencë për 55 mijë drejtues automjetesh. Rama shoqërohej nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Blelinda Balluku dhe drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe. Ky i fundit tha se ndërtesa është financuar vetëm nga buxheti i DPSHTRR, pas marrë asgjë nga buxheti i shtetit. “Tokë e re, është blerë një truall i ri për ndërtimin, sepse ishim nëpër qoshe…
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë para pak orësh një pamje nga Thumana e rindërtuar pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, 2019. “MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje spektakolare të Thumanës së Rilindur si shembëlltyrë e shpresës, besimit, durimit dhe punës së palodhur, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama krahas fotos së postuar në “Facebook”. Kujtojmë që Thumana ka qenë një nga zonat më të prekura tëërmetit fatal të 2 viteve më parë. Megjithatë, ajo tani duket e rilindur dhe plot jetë, ku 278 familje hynë në shtëpi të reja, komode dhe të sigurta si asnjëherë më parë.
Ish-konkuretnja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani është shumë e komentuar edhe pas daljes daljes nga shtëpia. Së fundmi, ajo është bërë pjesë e një rubrikë të re në emisionin “E diell” së bashku me moderatoren Argjira Spanca. Ditën e djeshme, vajzat organizuan një loje ku duhet tu përgjigjeshin pyetjeve rreth njëra-tjetrës dhe Beniada është pyetur nëse ka ngelur ndonjëherë pa ngrënë. Modelja bukuroshe u shpreh se i është dashur të ngelë disa herë pa ngrënë pasi përveç se donte të ishte më e dobët, i duhej edhe të kursente. “Kam ngelur disa ditë pa ngrënë. Ishte periudhë e vështirë,…
Një shkrim nga Niall Ferguson, “Bloomberg” Unë kam argumentuar më herët se sot situata globale, i ngjan më shumë viteve 1970 sesa çdo periudhe tjetër të kohëve të fundit. Gjendemi në një Luftë të re të Ftohtë. Ne kishim tashmë një problem me inflacionin e lartë. Lufta në Ukrainë, është si sulmi i shteteve arabe ndaj Izraelit në vitin 1973 apo pushtimi sovjetik i Afganistanit në vitin 1979. Ndikimi ekonomik i luftës tek çmimet e energjisë dhe ushqimeve, po krijon rrezikun e stagflacionit. Por a mund të supozojmë se nuk është 1979, por 1939, siç ka argumentuar historiani Sean McMeekin…