Të gjithë “duhanxhinjtë” e dinë se një cigare pas buke të shijon dhe mezi presin të pinë duhan direkt pas vaktit të ushqimit që kanë konsumuar duke mos e marrë parasysh rrezikun që mund të ketë ky veprim. Por, studiuesit nuk e rekomandojnë që pirjen e duhanit direkt pas konsumimit të ushqimit dhe theksojnë se nëse ju nuk mundeni pa cigare, duhet patjetër të shmangni zakonin e tymosjes së cigares menjëherë pas ngrënies. Siç thonë ekspertët, kjo ndodh sepse një cigare mbas ushqimit është e barasvlershme me dhjetë të tilla. Përveç kësaj, pirja e një cigareje direkt pas ngrënies irriton…
Author: tirana
Dashi Ju mund të kaloni mes botës reale dhe një sfere fantazie, Dashi. Bota e fantazisë ka më shumë që të fitojë, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të humbni çdo kontakt me realitetin. Nëse dikush mund të lidh këto dy botë, jeni ju. Lëngjet tuaja krijuese po shpërthejnë si një ujëvarë sot. Demi Kujdesuni për të dashurit tuaj. Sonte mos ngurroni të ikni në një botë fantazije me objektin e dëshirës suaj. Bëni plane për të vënë në lëvizje fantazinë tuaj më të egër. Lëreni imagjinatën tuaj të udhëheqë rrugën. Ju kurrë nuk do të arrini…
Sot mbyllet faza e tretë e Abissnet Superiore ndërsa skuadrat vazhdojnë garën për të arritur objektivat e tyre këtë sezon. Sot, duke filluar prej orës 17:45 luhen dy ndeshjet e fundit për këtë fazë të cilat pritet të jenë mjaft interesante. E para është ajo mes Partizanit dhe Laçit, ku të dyja ekipet vijnë në këtë përballje pas humbjeve në duelet e fundit në kampionat. Prandaj, si “Demat” ashtu edhe kurbinasit do të japin maksimumin për të rrëmbyer 3 pikëshin. Sfida tjetër do të luhet në Shkodër, aty ku Vllaznia gjithashtu synon të reagojë pas humbjes së befasishme ndaj Egnatias.…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dhënë sërish një intervistë mbrëmjen e djeshme ku ka folur për luftën me rusët. Ai e cilësoi pushtimin e Putinit ndaj vendit të tij si “torturë të të gjithë kombit”. Teksa jepte intervistën për “CBS News”, Zelensky u shoreh se populli i Ukrainës nuk dëshiron të nënshtrohet nga Rusia dhe për këtë gjë, ai po shkatërrohet dhe shfaroset. Ndërkohë, teksa u pyet drejtpërsëdrejti nëse veprimet e Rusisë përbëjnë gjenocid, ai tha: “Në të vërtetë, ky është gjenocid. Eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit. Ne jemi qytetarët e Ukrainës. Ne kemi më shumë se…
Presidenti aktual i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiç, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 3 prill. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga organizatat joqeveritare në Serbi, IPSOS/CeSid, kandidati i Partisë Përparimtare Serbe dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka fituar 59.8 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 3 prill. Këto të dhëna dalin pas përpunimit të 55.6 për qind të votave, që i japin Vuçiqit edhe një mandat pesëvjeçar në krye të Serbisë. Presidenti mund të zgjidhet në rundin e parë nëse merr më shumë se 50…
Krimi ka goditur sërish në rrugët e vendit ku mbrëmjen e djeshme, kryeqyteti u trondit nga të shtëna armësh. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin Tiranë-Durrës, tek mbikalimi i Rinasit në Tiranë, u krye një atentat, viktimë e të cilit mbeti Iljaz Çali, 37 vjeç. Ai u ekzekutua nga autorët brenda në makinën e tij. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur rreth ores 10:30 të mbrëmjes, ndërsa viktima ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Land Rover” me targa AB 988 AS. Sipas sqarimeve të policisë, autori/ët kanë qëlluar në drejtim të makinës me të…
Gjatë ditës së sotme, vendi ynë, në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve ë qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërkaq, në zonat Jugore vranësirat do të jenë më të shpeshta duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në Jugperëndim dhe reshje të pakta dhe të izoluara dëbore në zonat malore Juglindore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi…
Në lidhje me atentatin në autostradën Tiranë-Durrës, policia thotë se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Land Rover”, ku për pasojë një 35-vjeçar ka mbetur i vrarë. “Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve. Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë…
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti. Raportohet për një person të vrarë, rreth 35-vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vrasjen e civilëve në Ukrainë nga forcat ruse. Me anë të një postimi në rrejtët sociale, kreu i qeverisë shqiptare thotë se këto krime nuk justifikohen, ndaj duhet një hetim i pavarur. “Imazhet e tmerrshme të civilëve të vrarë në Bucha Massacre, Ukrainë, nga ushtria ruse janë tronditëse. Duhet bërë gjithçka për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme. Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë. Sa dhimbje dhe sa turp”, shkruan kryeministri Edi Rama. Më herët edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dënuar sulmet ruse,…
Sociologu nga Universiteti i Utah-s arriti në përfundimin se nëse martohesh në moshën 20-vjeçare ke 50% më shumë gjasa të divorcohesh sesa nëse martohesh në moshën 25-vjeçare ku përqindja e divorcit ulet me 11%. Por, kini kujdes sepse pasi jeni mbi të 30-at, shanset për t’u divorcuar rriten me 5% çdo vit. Studiuesit thonë se rezultatet e studimit janë relativisht të reja, pasi një studim i mëparshëm i kryer në vitin 2002 tregoi se ata që u martuan pas moshës 30 vjeç qëndruan së bashku përgjithmonë. Studiuesit mund të nxjerrin përfundimet e tyre, por secili çift bën ëndrrat dhe planet e…
Efektivëe e Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë vënë në pranga 6 persona gjatë orëqve të fundit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas burimeve të policisë, përveç tyre janë vënë nën hetim edhe dy të tjerë. Dy prej të arrestuarëve janë një 32-vjeçar dhe një 37-vjeçar, pasi dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual” me një shtetase. Gjithashtu, në pranga ra edhe një 24-vjeçar të cilit i’u gjet dhe sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Njoftimi i plotë i policisë: Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndyshme…