Author: tirana

Një kafkë dhe eshtra njeriu janë gjendur para pak çastesh pranë fshatit Adriatik, në Kurbin. Raportohet se eshtrat janë gjetur në disa ferra, në një rrugë rurale e cila ndodhet në afërsi të bregdetit. Ato janë marrë nga autoritetet dhe do të dërgohen për ekzaminim me qëllim që të bëhet e mundur zbardhja e identitetit të viktimës. Aktualisht, bëhet me dije se forca të shumta policore ndodhen në vendngjarje. Lajmi në përditësim

Read More

Bucha është një zonë periferike E Kievit e cila njihet si një zonë e qetë, por kjo ishte e tillë vetëm para nisjes së pushtimit rus. Tani ajo shihet e shkatërruar nga bombardimet dhe terrori i ushtrisë ruse, e cila teksa largohet nga periferitë e Kievit dhe fokusohet në Ukrainën lindore duket se ka lënë pas vetëm viktima dhe kaos. Theksojmë se Bucha u çlirua vetëm disa ditë me parë nga pushtimi rus dhe disa pamje të publikuara nga kjo zonë periferike e kryeqytetit ukrainas janë të renda. Vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar atë çfarë rusët kanë shkaktuar…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka rrëfyer momentet më të rëndësishme të tij gjatë karrierës politike. Teksa ishte i ftuar në emisionin “FitStation ” në News24 me Çenkuela Hasën, ai ka treguar plot detaje për fillimet e tij në politikë, pasionet dhe dashurinë. Pra, një rrëfim ndryshe i deputetit siç nuk e kemi parë kurrë më parë. Përgjatë emsionit, ai i’u përgjigj pyetjeve së moderatores duke rrëfyer me nostalgji momentet më të veçanta në Partinë Demokratike, si çka qënë edhe takimi me liderin historik të kësaj partie, Sali Berishën. “E kam takuar në një aktivitet në Forumin Rinor në…

Read More

Pak më herët, kryeministri Edi Rama ka dhënë një njoftim nëpërmjet të cilit ka treguar se në Aeroportin e Rinasit kërkohen punonjës. Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Instagram”, Rama shpërndau një foto të sallës “VIP” në aeroportin “Nënë Tereza”, ku thotë se në aeroportin kombëtar të vendit kërkohen gjithashtu të punësohen të rinj, me paga që nisin në vlerën e 60 mijë lekëve të reja. “Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin “Nënë Tereza” është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë,…

Read More

Ditën e sotme, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë si i ftuar në Konferencën Ballkanike për Lidership – “Rinia dhe e ardhmja e Ballkanit”, e organizuar nga Federata e Paqes, e drejtuar nga ish-Presidenti Alfred Moisiu. Ndërkohë, gjatë fjalës së mbajtur aty, Veliaj u ndal edhe tek profilin që sipas tij duhet të ketë presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Teksa vlerësoi si fillim një organizim të tillë duke e cilësuar edhe si një mundësi shumë të mirë edhe për të rinjtë që të flasin e të thonë idetë e mendimet e tyre, Veliaj foli edhe për procesin…

Read More

Si pasojë e motit të keq që po kalon vendi dhe rrëshqitjes së dherave, qarkullimi në Rrugën e Arbrit është bllokuar. Një eskavator i firmës së ndërtimit të rrugës po punon prej më shumë se një ore për pastrimin e saj në mënyrë që të bëjë të mundur rifillimin e qarkullimit të automjeteve. Lidhur me këtë situatë, policia ka dhënë një njoftim për mediat ku bën me dije se shembja ka ndodhur në aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë, aty ku është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm. Për të mos krijuar trafik dhe probleme,…

Read More

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë për 2 mjekët dhe infermierin që mjekuan Nuredin Dumanin në banesën e tij në Fier, pasi ky i fundit u plagos gjatë atentatit me armë në Papër të Elbasanit. Trupi gjykues vendosi të lejë në “arrest shtëpie” dy mjekët e Spitalit Rajonal të Fierit, Julian Malajn dhe Ermal Gjeçin, ndërsa për infermierin Bledi Bërdalli u caktua masa “detyrim paraqitje”. Ju rikujtojmë se arrestimi i tyre është bërë pas atentatit ndaj Nuredin Dumanit në Papër të Elbasanit, i cili pas asaj ngjarjeje braktisi mjetin tip “BMW”…

Read More

Nëse deri së fundmi mendohej se Mohamed Salah dhe Liverpool do i ndanin përfundimisht rrugët e tyre, tashmë kjo nuk ka për të ndodhur, të pakten edhe për 3 vitet e ardhshme. Shumë zëra thanë se egjiptiani ishte fokusi kryesor i PSG-së për të zëvendësuar Lionel Messin, por francezëve u duhet të mendojnë për dikë tjetër tani pasi Sala ka arritur një marrëveshje me Liverpool për të rinovuar kontratën. Kjo konfirmohet nga mediat angleze, të cilat raportojnë se Salah ka arritur akordin me “The Reds”, ndërsa zbulohen edhe detajet e kontratës. Mësohet se sulmuesi do të nënshkruajë për 3 vite,…

Read More

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se Rusia do të përballet “me sanksione të mëtejme të BE-së” pas raportimeve për krimet e dyshuara të luftës nga forcat ruse në Buça, në periferi të Kievit. Michel shkroi më 3 prill në Twitter se ishte i “shokuar nga pamjet e tmerrshme të mizorive të kryera nga ushtria ruse në rajonin e çliruar të Kievit”. Ndërkaq, po të njëjtën ditë organizata Human Rights Watch tha se ka “dokumentuar disa raste ku ushtria ruse ka kryer shkelje të ligjit të luftës kundër civilëve në zonat e okupuara të Çernihivit, Harkivit dhe rajonit të…

Read More

Më në fund, gjenomi njerëzor është i gjithi i deshifruar. Sipas shkencëtarëve, ata deklarojnë se kanë arritur të mbledhin planin e plotë gjenetik për jetën njerëzore , duke shtuar kështu edhe pjesët që mungojnë në një enigmë gati të përfunduar dy dekada më parë. Një ekip ndërkombëtar përshkroi sekuencën e parë ndonjëherë të një gjenomi të plotë njerëzor , grupin e udhëzimeve për të ndërtuar dhe mbajtur një qenie njerëzore, në një studim të botuar më 31 mars në revistën Science. Përpjekja e mëparshme, e festuar në të gjithë botën, ishte e paplotë sepse teknologjitë e sekuencës së ADN-së të…

Read More

Mjekët e Spitalit të Fierit të cilët mjekuan Nuredin Dumanin në banesë pas atentatit kanë mbërritur këtë të dielë në ambientet e Gjykatës së Elbasanit. Nga sa mësohet, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar caktimin e masës arrest me burg për dy mjekët Ermal Gjeço dhe Julian Malaj, të cilët i erdhën në ndihmë dhe mjekuan Dumanin. Ju rikujtojmë se arrestimi i tyre është bërë pas atentatit ndaj Nuredin Dumanit në Papër të Elbasanit, i cili pas asaj ngjarjeje braktisi mjetin tip “BMW” pak metra larg vendit ku ndodhi atentati dhe u arratis drejt Fierit.

Read More