Author: tirana

Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 16-vjeçar i cili ishte kthyer në makthin e bizneseve në kryeqytet. Teksa maskohej me kapuç, me qëllim që t’iu shmangej identifikimit nga kamerat e sigurisë së subjekteve që vidhte, adoleshenti ka kryer një sërë vjedhjesh. Kapja e tij u bë nga efektivët e Komisariati i Policisë Nr. 4, në sajë të operacionit policor të koduar “The last”. Zbardhen dhe dokumentohen 9 raste të vjedhjeve në biznese të ndryshme, vihet në pranga autori i dyshuar. Vijon puna hetimore dhe profesionale për zbardhjen edhe të disa vjedhjeve të tjera, të dyshuara të kryera nga 16-vjeçari.…

Read More

Lituania nuk do të importojë më gaz rus për të plotësuar nevojat e saj të brendshme. Kështu ajo është vendi i parë në Evropë që ka siguruar pavarësinë e saj nga furnizimet ruse. Lajmi u bë i ditur nga ministria lituaneze e Energjisë. I gjithë gazi natyror për konsum të brendshëm lituanez do të importohet përmes terminalit të importit LNG në portin e Klaipeda. “Nga ky muaj – jo më gaz rus në Lituani”, shkroi presidenti lituanez, Gitanas Nauseda, në një postim në median sociale Twitter. Ai shtoi se vendi i tij po prish “lidhjet energjetike me agresorin”. “Nëse ne…

Read More

2 shtetas janë arrestuar nga policia në qytetin e Vlorës pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Sipas asaj që njofton policia, të arrestuarit janë një 35-vjeçar me iniciale M.Ç., të cilit i’u gjet dhe i’u sekuestrua një lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Po ashtu, në prangat e policisë ra edhe një 37-vjeçar, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të banesës nga shërbimet e Policisë, ju gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar Cannabis Sattiva. Njoftimi i plotë i policisë: “Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja…

Read More

Ashtu si ç’pritej, në qarkun e Korçës janë rikthyer sërish reshjet e dëborës. Në jugllindjen e vendit ka pasur reshje shiu dhe bore përgjatë pothuajse gjithë natës. Mësohet se ne lartësitë mbi 900 m ka pasur reshje dëborë me shtrirje në gjithë akset rrugore duke u shoqëruar me temperatura të ulëta të cilat shkonin deri në -3 gradë. Trashësia e dëbores varion nga 5 cm deri ne 20 cm. Ndërkohë, Kontraktorët për Mirëmbajtjen Dimërore kanë qënë gjatë gjithë natës në krye të detyrës për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, ndërsa 6 borëpastruese vijojnë akoma punën për mbajtjen e rrugëve në…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, ku një automjet tip “Volkswagen” në të cilën udhëtonin pesë persona ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anës rrugës. Shpejtësia e madhe me të cilën po lvvizte mjeti dhe lagështira në rrugë dyshoet se janë bërë shkak për aksidentin. Për pasojë, të lënduar nga kjo ngjarje kanë mbetur pesë personat, një grua dhe dy fëmijët e saj të mitur pesë dhe gjashtë vjeç, një e moshuar dhe një dajë i ri. Të gjithë të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe…

Read More

Sot do të luhen dy sfida të tjera në futbollin shqiptar të cilat do të kenë rëndësinë e një finaleje. Në Abissnet Superiore, Teuta pret Skënderbeun në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ndeshje e cila fillon në orën 16:45. Në këtë përballje, durrsakët do bëjnë çmos të marrin 3 pikëshin, me qëllim që të mbajnë një distancë sigurie me zonën e ftohtë. Ndërkohë që korçarët nga ana tjetër kanë më shumë se kurrë nevojë për pikë, pasi renditet në vendin e fundit në klasifikim dhe rënia në Kategorinë e Parë është një realitet i prekshëm tani për ta. Duke marrë…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, boksieri shqiptar Florian Marku korri një tjetër fitore madhështore, duke mbrojtur kështu titullin e tij “International Welterwight” në versionin IBF. Pas triumfit të Markut, ka ardhur edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama. Përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Rama ka shprehur vlerësimin e tij për boksierin shqiptar. Teksa ka shpërndarë foton e Markut me flamurin shqiptar në krah, kreu i qeverisë e shoqëron atë me mbishkrimin “Bravo Kampion”! Kujtojmë se me këtë sukses ndaj uellsianit Chris Jekins, Marku regjistroi fitoren e 11-të në karrierë.

Read More

Dashi Pozicioni juaj financiar do të përmirësohet përmes fitimeve të papritura. Për beqarët e kësaj shenje të zodiakut, koha e duhur për të lidhur një aleancë bashkëshortore. Sot mund të shihni se është e vështirë të vrasësh kohën, pa të dashurin/dashurën tëndë. Demi Një ribashkim me një mik të vjetër do t’ju ndriçojë ditën. Vendosjet planetare të sotme mund të mos jenë më të favorshmet për ju për sa i përket parave, kështu që bëni kujdes me financat tuaja. Të rinjtë e kësaj shenje të zodiakut do ta kuptojnë mungesën e dashurisë në jetën e tyre. Binjakët Do të përjetoni…

Read More

Koloneli Dritan Demiraj, i cili ka qënë ish-komandanti i Forcave Speciale si dhe ish-ministër i Brendshëm, është ndalur tek lufta Rusi-Ukrainë duke i bërë një analizë të hollësishme asaj. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Demiraj ka marrë në analizë këto ditë të vështira të luftës dhe shton se kjo betejë e trupave dhe i gjithë kombit ukrainas tregon forcën e madhe të rezistencës së atij vendi. Ndër të tjera, kolonel Demiraj thekson edhe rëndësinë dhe arsyet se pse i duhen Shqipërisë dhe Kosovës dronet turke Bayraktar. “Një sasi prej 6-12 dronësh ‘Bayraktar TB-2’ dhe 6 copë…

Read More

Qeveria ndodhet përpara një çeku të bardhë, të cilin do t’i duhet ta paguajë për importet e energjisë që aktualisht përbëjnë shumicën e furnizimit në vend. Barra që do të kenë kompanitë publike të sektorit, buxheti i shtetit apo direkt e indirekt bizneset dhe familjarët, mbetet e paqartë, për aq kohë sa limitet e një skenari të përkeqësuar të krizës, nuk di t’i japë askush. Bizneset në tension të mesëm po shfaqin probleme me arkëtimet dhe një pjesë e tyre refuzon të paguajë çmimin 18.8 lekë. Kjo kategori, nga 1 qershori, mund të përballet me një çmim të ri që…

Read More

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore reshje dëbore. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet të ketë dobësim gradual të vranësirave duke sjellë dhe momente me kthjellime në orët e mbrëmjes. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, Por do të rriten lehtë në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesater në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke…

Read More

Kur gazetari Ervin Kurti tentoi të zbulojë më shumë duke i drejtuar pyetje të tjera, moderatorja e njohur preferoi të mos flasë më tepër, duke e kaluar gjithçka me të qeshur. Ervin Kurti: Po zemra Bora, rreh zemra? Bora Zemani: Patjetër vazhdon rreh zemra, asnjëherë nuk është pushim… Për disa orë, dje, Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj ishin në qendër të vëmendjes. Bora trazoi rrjetin duke lajmëruar se do të publikojë projektin e saj më të fundit muzikor ‘’Nuk jam si ti’’ në orën 08:00. Më pas, Beatrix ka bërë një postim shumë të ngjashëm me atë të Borës, ku…

Read More