Një shtetase 67-vjeçare ka humbur jetën këtë të shtunë në Tiranë pasi ka rënë nga tarraca e banesës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Fadil Deliu”, ku 67-vjeçarja me inicialet S.Ç ka qenë duke punuar në tarracë në momentin e aksidentit. Ndërkohë grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje…
Author: tirana
Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa në ‘News24’, foli për arrestimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Gjatë intervistës Balla u shpreh se tashmë beson se Reforma në Drejtësi po jep rezultatet e saj, ndërsa ritheksoi se në asnjë moment PS nuk do të bëjë avokatin e askujt , avokatin ta marrin privatisht. Ai gjithashtu ka treguar se për herë të fundit me ish-deputetin socialist ka komunikuar sapo ka mbërritur dosja, me të cilin edhe u njoh me çështjet. “Ndjesia e parë është ajo njerëzore humane dhe nuk ia uroj askujt edhe kundërshtarëve…
Këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych tha se në lindje të Ukrainës afër Mariupolit dhe në jug të vendit priten luftime të ashpra, Ai paralajmëroi se përpjekja ushtarake “nuk do të jetë e lehtë” në ato rajone, shkruan CNN. “Unë mendoj se ne do të marrim Mariupolin, Ukrainën lindore dhe jugun,” tha ai. “Por dëgjoni me kujdesM nuk do të jetë aspak e lehtë.” Arestovych dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas kanë shtuar thirrjet ditët e fundit që SHBA dhe aleatët e saj të ofrojnë më shumë armatime të rënda. Duke folur gjatë konferencës së tij të përditshme, Arestovych tha…
Rritja e numrit të vrasjeve në Kosovë po krijon një ambient të pasigurt për qytetarët e saj, e kjo pasiguri sa vjen e rritet kur kryerësit e vrasjeve nuk mbahen përgjegjës për vrasjet e kryera apo kur dënimi i kryerësve të vrasjeve po merr vite të tëra deri në një epilog final. Mos trajtimi adekuat i këtyre rasteve dhe brenda një afati optimal po shkakton konsekuenca negative jo vetëm te familjarët e viktimave nga këto procese por edhe te të gjithë qytetarët, e cila situatë po ndikon negativisht në besimin e tyre në sistemin e drejtësisë, por edhe në jetesën…
Turqia është shteti vendi që është ofruar të ndihmojë në evakuimin e civilëve të bllokuar në qytetin e rrethuar të Mariupolit nga forcat ushtarake ruse. Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka deklaruar sot se Ankaraja ka në plan të evakuojë civilët ukrainas më varka. “Ne mund të ofrojmë mbështetje të anijeve për evakuimet nga Mariupol, veçanërisht për civilët, njerëzit e plagosur dhe qytetarët turq dhe qytetarët nga kombet e tjera,” tha për gazetarët ministri turk Hulusi Akar, shkruan CNN. Qyteti port, i cili shtrihet përgjatë Detit Azov në vijën bregdetare jugore të Ukrainës, ka pësuar dëme të shumta nga sulmet ruse dhe…
Policia ruse ka arrestuar 176 persona në protestat kundër operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë, tha një OJQ. OVD-Info, e cila monitoron arrestimet gjatë protestave, tha se policia kishte arrestuar të paktën 176 persona gjatë demonstratave në 14 qytete në Rusi. Një gazetar i agjencisë së lajmeve AFP në Moskë ishte dëshmitar i më shumë se 20 personave të arrestuar nga policia e trazirave nën reshjet e mëdha të borës në parkun qendror të kryeqytetit Zaryadye, një distancë e shkurtër nga Kremlini. Organizatorët thanë në një deklaratë se ata donin të protestonin kundër “kolapsit të ekonomisë (të Rusisë)”, kundër presidentit…
Roma do masë forcat më 3 prill me Sampdorian në Genoa, në sfidën e vlefshme për Serie A. Trajneri i kryeqytetasve, Jose Mourinho u përgjigj pyetjeve të ndryshme të bëra në konferencën e zakonshme për shtyp. Ai foli për Italinë dhe eliminimin që në fazën e Play Off të Botërorit të Katarit, duke shprehur gjithë keqardhjen e tij që në një kompeticion të madh nuk do shikojmë Kombëtaren Axurre. Kriza e futbollit në këtë vend mbetet një temë të cilën “Special One” nuk dëshiron ta ndajë me publikun. “Eliminimi i parakohshëm i Italisë- Më vjen keq që Italia nuk është në…
Një aksident është regjistruar në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”. Drejtuesi i automjetit tip Land Rover i ka prerë rrugën një kamion. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi i Land Rover dhe pasagjeri që udhëtonte me të. Sakaq është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të sharruar dyert për të bërë të mundur edhe nxjerrjen e të lënduarve nga automjeti. Ndërkaq nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa mësohet se janë transportuar me urgjencë në spital.
AFRIM IMAJ Ndonëse kanë kaluar më shumë se 30 vjet nga protesta e dhunshme e 2 prillit 1991, ku humbën jetën 4 të rinj shkodranë, ndonëse u ngritën akuza dhe u dënuan pa prova disa funksionarë të shtetit shqiptar, autorët e vërtetë të vrasjeve nuk janë zbuluar ende. Në qendër të kësaj ngjarje të rëndë u vu zëvendësministri i asaj kohe, Aredin Shyti. Pas 30 vjetësh, drejtuesi kryesor i Policisë shqiptare në vitet ‘90, një nga ekspertët më të mirë të luftës kundër krimit, pasi i provoi të gjitha nga posti i ministrit deri në qelitë e Burgut të Bënçës,…
Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Carla Del Ponte ka bërë thirrje që të lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për presidentin rus, Vladimir Putin. “Putini është një kriminel lufte”, kështu deklaroi Carla Del Ponte për mediat e huaja. “Nuk duhet të ndaloni, vazhdoni hetimin. Kur filloi hetimi për Sllobodan Millosheviçin, ai ishte ende president i Serbisë. Kush do ta kishte menduar atëherë se një ditë do të gjykohej? Askush”, tha ajo. Ajo gjithashtu theksoi se është e tronditur nga varrezat masive në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke u shprehur se i kujton luftërat më të këqija të ndodhura në ish-Jugosllavi. “Shpresoja të mos shihja…
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se shumë shpejt do të vijë koha kur Europa të rishikojë marrëdhëniet me Rusinë dhe kjo sipas tij do të ndodhë kur të kthjellohen nga varësia Amerikane. “Kur Europianët të kthjellohen pak nga SHBA dhe të kuptojnë se duhet të kujdesen për fatet e kontinentit tonë, të Europës madje edhe të Euroazisë, kur kjo të ndodhë, atëherë marrëdhëniet tona do të nisin dialogun”, ka thënë më tej Peskov. Më tej shtoi se nuk është një perspektive afatshkurtër, megjithatë do t’i vijë koha.
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Itali ku mbeten të vrarë dy vëllezër shqiptarë dhe një tjetër shqiptar po ashtu mbeti i plagosur. Mësohet se 28-vjeçari shqiptar po udhëtonte me makinën e tij kur u përplas ballë për ballë me makinën e dy vëllezërve shqiptarë dhe më pas të dy makinat përfunduan në kanalet anës rrugës. Aksidenti ka ndodhur në Chessa në udhëkryqin midis Pupille dhe Arcille. Autoambulancat dhe dy helikopterë shkuan menjëherë në vendngjarje por dy shqiptarët nuk mundën të mbijetonin. 37-vjeçari shqiptar kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të…