Author: tirana

Greqia ka regjistruar 15823 raste të reja me COVID -19 në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 3, 067, 354 qytetarë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën 52 pacientë. Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë gjithsej janë regjistruar 27, 623 viktima, prej të cilëve 95, 3 % kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin moshës mbi 70 vjeç. Sakaq në intubim ndodhen 357 qytetarë.

Read More

Australia dhe India nënshkruan sot një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare pas më shumë se 10 vjet negociatash, në një përpjekje që shihet si një fitore e politikës së jashtme për qeverinë e kryeministrit australian Scott Morrison. “Ky moment historik në marrëdhëniet e Australisë me Indinë do të sigurojë që eksportuesit të kenë akses në një nga ekonomitë më të mëdha në botë”, deklaroi Morrison gjatë ceremonisë online të nënshkrimit, duke i përshkruar vendet si dy ekonomi rajonale dinamike, me të njëjtin mendim për demokracinë, që punojnë së bashku për të arritur një përfitim të ndërsjellë. Kryeministri indian Narendra Modi e quajti…

Read More

Agjencia nukleare e Ukrainës ka thënë se trupat ruse kanë shtënë ndaj një marshi pro Ukrainës nga banorët e Enerhodar, ku gjendet centrali bërthamor më i madhi në Europë. Agjencia, Energoatom, ka publikuar një video në Telegram ku shfaq shperthimet të shtëna rafal në një shesh ku ishte turma e mbledhur. Forcat ruse morën kontrollin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia në Enerhoda, më 4 mars, shkruan BBC. “Këtë mëngjes, banorët lokalë u mblodhën për një marsh paqësor në mbështetje të Ukrainës. Ata kënduan himnin dhe flisnin me njëri-tjetrin…derisa njerëzit ia nisën të shpërndaheshin, veturat e policisë filluan sirenat dhe pushtuesit…

Read More

Southampton do përballet me Leeds në orën 16:00, në kuadër të Premier League. Trajneri i skuadrës nga Southampton, Hassenhutl ka vendosur që sulmuesi shqiptar Armando Broja ta nisë nga fillimi. Edhe pse forma e lojtarit kuqezi nuk është e mirë, tekniku austriak nuk është ndikuar aspak, duke i dhënë një mundësi të artë sot. Southampton renditet në vendin e 11-të me 35 pikë. Skuadra është mjaft e qetë, për shkak edhe të pozicionit që mban në tabelë. Leeds endet në vendet e fundit dhe rrezikon rënien një Kategori më poshtë. Kampionati anglez zhvillon sot 7 takime.

Read More

Prodhuesit gjermanë të makinave patën nivele të ndryshme suksesi në Shtetet e Bashkuara gjatë tremujorit të parë të 2022. “Marka kryesore e BMW-së shiti 73 714 automjete duke shënuar një rritje prej 3.2%. Ndërsa “Mini BMW” shiti 6 876 automjete, 9.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, deklaroi sot kompania. Nga ana tjetër, filiali i Volkswagen, Porsche regjistroi një rënie prej gati një çerek, numri i automejeteve të shitura arriti në 13 042. Markat Audi e VW janë përballur me një rënie edhe më të madhe të shitjeve. Shitjet e Audi-t ranë me 35%, numri…

Read More

Beteja të rënda po zhvillohen në rajonet lindore dhe jugore të Ukrainës dhe në veçanti për qytetin e rrethuar të Mariupolit, tha këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych. Duke folur në televizionin kombëtar, Arestovych tha se trupat ukrainase rreth Kievit kishin rimarrë më shumë se 30 qytete ose fshatra në rajon dhe po mbanin vijën e frontit kundër forcave ruse në lindje. “Le të mos kemi iluzione – ka ende beteja të rënda përpara për jugun, për Mariupolin, për lindjen e Ukrainës,” tha ai.

Read More

E dashura kosovare e Nuredin Dumanit ka dalë sot në Gjykatën e Elbasanit për t’u njohur me masën e sigurisë. 20-vjeçarja Mirejetë Hajdini ka deklaruar se nuk kishte dijeni që “serial killeri” kishte probleme me ligjin dhe e njihte me emër tjetër. Ajo tha para togave të zeza se Nuredin Dumani e kishte gënjyer për identitetin dhe moshën, si edhe “do të martoheshin së shpejti. “Nuk e kam pas idenë se mund të kishte identitet tjetër dhe se kishte probleme me ligjin. E njihja me emër tjetër, më kishte thënë se ishte 27 vjeç dhe se do fejoheshim së shpejti”,…

Read More

Grupi Parlamentar i PD-së ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Berisha nga Shkodra se ai nuk do të mbështeste asnjë kandidat për President, pasi sipas tij do të ishin kandidatët e Ramës. Në një reagim të publikuar në faqen e Facebook-ut të PD-së, Grupi Parlamentar thekson se nuk ka filluar ende asnjë diskutim mbi kandidaturat për president, ndërsa i kujtoi Berishës se nuk ishte pjesë e këtij grupi. “Grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket çështjes së presidentit të Republikës. Në ditët në vijim, për shkak se mund të jetë ne axhendën parlamentare,…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid, teksa ka postuar fotot në rrjetet sociale. Veliaj nënvizon se kjo është e vetmja mënyrë që ndihmon Tiranën të hapet plotësisht. “E treta e vërteta! Njëra luftë, s’mund të na bëjë të harrojmë tjetrën! Covid-19 është ende nëpër këmbë, doza e 3-të na mbron ne dhe të afërmit, si dhe ndihmon Tiranën të hapet plotësisht 24/7! Faleminderit vaksinatores Manuela për dorën pupël dhe doktoreshë Jonidës që na kujton me këmbëngulje afatet e vaksinës!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Read More

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka dhënë një intervistë për Fax News, ku ka folur për tema të ndryshme, përfshirë edhe pasuesin e presidentit Meta në krye të Shtetit, që sipas tij duhet të jetë një person me përvojë të gjatë, dhe figurë e gjithëpranuar. Moisiu u shpreh se do të ishte e udhës që të Shqipëria të kishte një president mbi palët, dhe që mazhoranca të mos mjaftohej me votimin e tij me 71 vota. Ai tha se Kushtetuta parashikon zgjedhjen me 84 vota të drejtuesve të një rëndësie më të ulët, ndërkohë që te presidenti është bërë përjashtim me qëllim…

Read More

Ish-trajneri i kuqezinjve, që e dërgoi Shqipërinë për herë të parë në finalet e një kompeticioni madhor si “Euro 2016”, tashmë në stolin e Azerbajxhanit, Gianni De Biasi, ka folur për mikrofonat e “Radio 24”. Duke iu rikthyer kohës së zgjedhjes së Giampiero Ventura si trajner i axurrëve, pas lamtumirës së Antonio Contes, ish-tekniku i kombëtares sonë ka nënvizuar: “Kisha mundësi ta drejtoja kombëtaren italiane, isha në garë me Giampiero Venturën. Kisha disa biseda me drejtuesit, por më pas u bë një zgjedhje tjetër, që më bëri të ndihem keq. Kërkova ‘carte blanche’ për t’i menaxhuar disa situata”. Ndërkohë, duke…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi thotë se Alqi Bllako nuk është vetëdorëzuar dhe as arrestuar, por është bërë dorëzim i kontrolluar i tij, me qëllimin sipas saj që kryeministri Edi Rama të pengojë drejtësinë për aferën e inceneratorëve. ‘Fshehja dhe dorëzimi i kontrolluar i Alqi Bllakos për shumë e shumë orë tregon se Edi Rama dhe vartësit e tij në Policinë e Shtetit janë gati të bëjnë gjithçka për të penguar drejtësinë. Askush nuk e thotë se ku ishte Alqi Bllako për më shumë se 12 orë. Sipas informacioneve, atij i është kërkuar që të zbatojë rregullin e Omerta-s…

Read More