Author: tirana

Gjykata e Lushnjes ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për drejtorin Rrahman Çela. Gazetarja Anila Sefa raporton se vendimi i gjyqtares Esmeralda Ceka erdhi pas akuzave të ngritura nga prokurorja Natasha Prifti se Çela, drejtor i një shkolle 9-vjeçare, ka ngacmuar seksualisht një nxënëse. Sipas burimeve, kallëzimi në polici ndaj drejtorit të shkollës është bërë nga psikologia e bashkisë. Ajo e ka kryer denoncimin pasi ka folur me nxënësen 15-vjeçare dhe mamanë e saj. 55-vjeçari Çela u vu në pranga të premten nga policia e Lushnjes.

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. P., 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Z., 46 vjeç, banues në Manati, Lezhë. Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në afërsi të një restoranti në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, shtetasi A. Z. ka hedhur një ndezës granate në drejtim të shtetasit S. P., e cila ka shpërthyer pa shkaktuar dëme në njerëz. Pas kësaj ngjarjeje, shtetasi S. P. është larguar pa njoftuar Policinë. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Z. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë…

Read More

Bardheblutë janë të parët në klasifikim dhe gjatë grumbullimeve sigurisht ka edhe lojëra të shumta mes lojtarëve. Ardit Toli, Realf Zhivanaj, Enes Kuka dhe Visar Bekaj kanë bërë një të tillë, së bashku me Marsel Ismajlgecin, i cili edhe e ka postuar në “TikTok”. Lojtarët duhet të gjenin shtetin në bazë të flamurit që u shfaqej dhe nëse e bënin, kërcisnin shpullat. Humor dhe komente të shumta edhe në rrjetet sociale. @ismajlgeci14 #fyp #fun #virall #foryourpage #kftirana #fyyyyyyyyp @ardit_toli12 @realfzh @eneskuka10 @Visar Bekaj ♬ original sound – Marsel

Read More

Raportet mes shqiptarëve dhe grekëve duket të jetë përmirësuar gjatë viteve të fundit, teksa vërehet një qasje pozitive të qytetarëve të secilit shtet ndaj njeri-tjetrit, gjë që ka nevojë të pasqyrohet edhe në marrëdhëniet mes politikës. Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Hellenic Foundation for European and Foreign Policy (ELIAMEP) zhvilluan një studim të përbashkët mbi perceptimet dhe qëndrimet që kanë qytetarët shqiptarë dhe grekë ndaj njëri-tjetrit duke nxjerrë prej tij rezultate mjaft interesante duke pasqyruar realisht atë se çfarë mendojnë grekët për shqiptarët dhe këta të fundit për fqinjët e tyre grekë. Studimi në fjalë u prezantua…

Read More

Qeveria ka marrë vendimin që e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nesër më 3 prill në disa rrugë të qytetit.“Dita pa Makina”, synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të shmanguar të paktën për një ditë në muaj përdorimin e automjeteve të tyre. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve. në kuadër të Ditës pa Makina në date 03 Prill 2022, nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme: Bulevardi “Dëshmorët…

Read More

Jo gjithmonë fëmijët i dëgjojnë prindërit për një detyrë që ato i vendosin ose edhe për t’i ndihmuar në përditshmëri. Nëse dhe fëmija juaj ka problemin që nuk arrin të përfundojë një punë deri në fund pediatrja Lira Gjika ka një këshilë për ju: “I rrituri pranë tij, qoftë prindi apo edukatori apo mësuesi, duhet ta nxitin duke u përfshirë edhe ata në aktivitetin që duhet të kryej fëmija. I rrituri me durim, i tregon arritjet e fëmijës dhe sa shumë është rritur, madje është një nga detyrat e të rriturit ndaj fëmijës, që t`i tregojë arritjet. Prindi apo mësuesi…

Read More

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Korçës pasi akuzohet se ka rrahur nënën e tij në shtëpi dhe më pas i ka marrë lekët. Bëhet fjalë për shumën prej 20.000 lekë. Një tjetër rast dhune po ndaj një nëne nga i biri është raportuar edhe në Maliq. Njoftimi i policisë Specialistët për Het­imin e Krimeve në Ko­misariatin e Policisë Korçë, bënë arrest­imin në flagrancë për veprat penale “D­huna në familje” dhe “Vjedhja” të shteta­sit D. H., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtet­as dyshohet se ka us­htruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases…

Read More

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ajo ka postuar një foto nga një Xhamia e Haxhi Et’hem Beut, teksa shkruan uron që këto ditë të sjellin gëzim në familje. “Gëzuar muaj i Ramazanit! Uroj që këto ditë të shenjta reflektimi të sjellin gëzim me familjen dhe miqtë, dhembshuri më të madhe për njëri-tjetrin dhe paqe për të gjithë” shkruan Kim në postimin e saj.

Read More

Elbasani është bërë qyteti i parë në vend që mirëpret sportistët ukrainas që janë larguar nga lufta. Dhjetë sportistë të ekipit olimpik ukrainas tashmë janë akomoduan dhe kanë nisur stërvitjen e tyre në këtë qytet. Ata u vizituan sot nga Sekretari i Përgjithshëm i PS njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Damian Gjiknuri, duke qenë njëherësh dhe ndërmjetës për sistemimin e tyre në Elbasan. Në një prononcim për mediat, deputeti Gjiknuri u shpreh se sportistët ukrainas do të kenë tashmë të gjitha kushtet për të vijuar stërvitjen. “Komiteti Olimpik kërkoi ndihmë për strehimin, qëndrimin e tyre dhe krijimin e mundësive…

Read More

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini është bërë nënë për herë të parë. Shahini e ka dhënë vet lajmin e bukur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe foton e parë me vogëlushen e saj. Shahini dhe bashkëshorti i saj Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së në Kosovë janë bërë prindër të një vajze, ndërsa më herët ish-ministrja kishte shprehur dëshirën për t’u bërë nënë. “Bashkë me pranverën erdhi edhe vajza jonë në Tiranë . Ajo lindi në spitalin publik SUOGJ Koco Gliozheni me ndihmën mjekut fantastik dhe mikut tonë të mirë, Dr. Orion Gliozheni. Më duhet të nënvijëzoj…

Read More

Policia e Divjakës ka vënë në pranga një 54-vjeçari pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Z. (L)., 54 vjeçe, banuese në Ferras, Divjakë, pasi ka kanosur për jetën dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More

Nga Shkodra ku zhvilloi homazhe në memorialin e “2 Prillit 1991”, ish kryeministri Sali Berisha iu përgjigj interesit të medias, edhe mbi emrin që do të mbajë kreu i ri i shtetit. Ndërsa maxhoranca njoftoi pak ditë më parë se ka ngritur grupin e punës për Presidentin e ri, Sali Berisha u shpreh se nuk do të votojë asnjë prej emrave që do të vijnë si propozim i PS. “Nuk merrem me propozimet e Ramës, merremi me gjërat e vërteta, jo me thashethemin. Nuk kemi emër që të propozojmë për President, ne jemi opozitë. Nuk votojmë në asnjë mënyrë kandidatë…

Read More