Jorgo Kumaraku alias Leonard Kumaraku, 45 vjeç, një grabitës serial, ka lënë qelitë e paraburgimit të Sarandës tre ditë me parë. Gjyqtari Alban Veçani pranoi kërkesën e tij për shuarje të masës së sigurimit “Arrest në burg” pasi kishte kaluar afatet e vuajtjes së dënimit. Konkretisht në 11 janar Gjykata e Sarandës e dënoi atë në total me 1 vit e 4 muaj burg, pas aplikimit te gjykimit të shkurtuar për veprat penale “kanosje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, por duke e shpallur të pafajshëm për “vjedhje me dhunë”. Ai u arrestua në 9 maj…
Author: tirana
Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rendë që ndodhi një ditë më parë në Kallmet të Lezhës ku mbeti i plagosur zyrtari lokal Besnik Simoni dhe shtetasi Altin Marku. Raportohet se mes kreut të Njesise Administrative, Besnik Simoni dhe 41-vjeçarit ka pasur shkëmbim zjarri jashtë zyrës së zyrtarit. Blutë informojnë se Besnik Simoni është arrestuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në ngjarje janë përdorur dy armë, por deri tani është gjetur vetëm njëra prej tyre.
Gazetarja dhe drejtuesja e emisionit “Open”, Eni Vasili, ka firmosur një kontratë disavjeçare me Presidentin e “Fokus Media Group”, Irfan Hysenbelliu. eni vasili ne shtepi news24 “Open” do të nisë së shpejti transmetimin në ekranin e “News 24”. Burime mediatike thanë se Hysenbelliu dhe Vasili kanë rënë dakord që programi i drejtuar nga gazetarja do të jetë në transmetim katër herë në javë në “News 24”, në prime time, nga e hëna në të enjte.
Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako pritet të dal sot para gjykatës, ku do të njihet me masën e tij të sigurisë. Bllako, i vënë nën akuzën e korrupsionit, falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Zhdukja e tij pa gjurmë pas dhënies së vendimit të Gjykatës për ta vënë pranga, krijoi idenë se ai kishte marrë arratinë për t’i shpëtuar qelisë, por më pas uniformat blu zbuluan për median se Blloko ishte dorëzuar. Faktet që dëshmojnë kundër ish deputetit Ligjvënësi që u dorëhoq dhe tashmë është i arrestuar, Alqi Bllako, do të përballet me drejtësinë për akuzat e korrupsionit dhe të…
Ulet sërish çmimi i naftës për shitjet me pakicë, për datën 2 prill. Bordi i Transparencës ka vendosur që sot, nafta do të shitet me 226 lekë/litri, ndërkohë që më 1 prill u shit me 231 lekë/litri. Ulje ka pësuar edhe çmimi i benzinës. Sot ajo do shitet me pakicë me 208 lekë/litri, ndërsa më 1 prill u shit me 212 lekë/ litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2 prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. NJOFTIMI I PLOTE Bordi i Transparencës…
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur sot se mbi gjysmë milionë shqiptarë i janë përgjigjur Këshillimit të parë Kombëtar. Rama siguron pjesëmarrësit se zëri i tyre do dëgjohet me respektin më të madh. “MIRËMËNGJES dhe me një falënderim të megjithëzemërt për mbi gjysmë milionë shprehje interesi për Këshillimin e parë Kombëtar, si edhe duke i siguruar të tërë pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh, ju uroj të gjithëve një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
Sipas MeteoAlb, temperaturat do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 13°C. Era do fryjë e mesatare dhe deri e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë. Rajoni dhe Europa Pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe Qëndra e kontinentit do të jenë në dominimin e vranësirave dhe reshjeve të shoqëruara me stuhi ere. Po ashtu Ishujt Britanik do të jenë me shira, ndërsa vranësirat e shumta do të sjellinreshje dëbore në Lindje të Europës. Por me mot të…
Dashi Përpiquni të investoni më shumë te gjërat që ju sjellin lumturi, duke i lënë pak pas dore angazhimet në punë. Shpenzoni kohë me njerëz, të cilët ju falin dashuri. Do të kuptoni sa shumë lumturi do të merrni. Demi Rruga më efikase për të shkëlqyer është komunikimi me të tjerët. Nëse jeni në kërkim për të mësuar më shumë në lidhje me mundësitë e karrierës suaj, atëherë ju duhet të flisni më tepër veçanërisht me kolegët dhe njerëzit që keni pranë. Binjakët Keni një tendencë për të ndërtuar mure rreth vetes sa herë që përballeni me rrezik. Ka ardhur…
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka shpjeguar amullinë e krijuar ditën e enjte, ku pas vendimit të GJKKO-së e cila dha masën arrest me burg për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, nuk u arrit të zbatohej nga ana e organeve ligj-zbatuese pasi ai nuk u gjet në asnjë nga banesat e tij. Hoxha tha në Abc se lajmi që Bllako mund të ishte arratisur erdhi se Policia e Shtetit dhe agjentët e BKH-së nuk e gjetën në asnjë nga adresat, ndërsa shtoi dhe faktin se edhe nga ana e policisë apo SPAK deri të premten në mëngjes nuk pati asnjë njoftim, madje…
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit. Rama ka publikuar foto nga xhamia e re e Elbasanit. Ai uron muaj me agjërim të pranuar dhe lehtësim të bekuar prej ndjesisë së të pasurit të Allahut pranë në krah. “Ajo çka Zoti u jep edhe atyre që nuk besojnë është mundësia e të kuptuarit të vlerës së paçmueshme të vetëpërmbajtjes dhe në këtë mbrëmje që sjell ditën e parë të hënës së re të Ramazanit, me këto pamje të Xhamisë së Re të Elbasanit, u uroj megjithë zemër e plot respekt ndjekësve myslimanë të kalendarit hënor të…
Moderatorja Bora Zemani postoi në Instagram një foto ku paralajmëronte këngën e saj të re të titulluar “Nuk jam si ti”. Aludimet e para të ndjekësve janë se kjo mund të jetë një gënjeshtër për 1 prillin. E megjithatë, sido që të jetë, titulli i këngës i ka “djegur” Beatrixës, e cila e ka marrë si një reagim për të duke qenë se i mori Donaldin gjatë qëndrimit në Big Brother. Beatrix ka reaguar publikisht duke nxjerrë një foto të ngjashme me atë të Borës, si paralajmërim për këngë të re të titulluar “As unë si ti”. Kjo është hera…
“Nëse Alqi Bllako bashkëpunon me drejtësinë, merr me vete edhe shumë të tjerë”. Kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha, duke komentuar në “ABC”, prangosjen e deputetit socialist. “Prokurori ia ofron këtë status kujtdo personi, që kanë njohur të rëndësishme mbi hetimet. Bllako është një pikë e rëndësishme lidhëse e atyre që janë në kërkim dhe veoprimeve që janë kryer. Bllako edhe po nuk ka bërë vetë shumë gjëra di çfarë ka ndodhur sepse në duart e tij kanë ndodhur. Sot po akuzohet për tjetërsim të një trualli. Prandaj u bë i rëndësishëm fakti dje që nuk po gjendej. Sepse për…