Përsëritet sfida mes Zvicrës së Xhakës dhe Shaqirit kundër Serbisë, të cilat do të përballen në sfidën e fundit në grupe që pritet të jetë vendimtare për progresin e tyre. Shorti i grupeve i ka vendosur të dyja kombëtaret në grupin G së bashku me Brazilin dhe Kamerunin. Kjo do të jetë përballja e dytë rresht ne botëror mes 2 ekipeve, ku ndeshja e parë që u zhvillua në Botërorin Rusi 2018 përfundoj me rezultatin 1-2 në favor të Zvicrës, me dy golat e sfidës që u shënuan nga futbollistët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Ndeshja kujtohet…
Author: tirana
Prestigjiozja britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull projektit të Kaskadës së Drinit, Skavicë. Sipas saj, Shqipëria po planifikon ndërtimin e një hidrocentrali për të ndihmuar ambiciet për vetë-mjaftueshmëri energjetike. Kjo ndërsa Evropa lufton me rritjet e çmimeve të rritura nga lufta në Ukrainë. Puna përgatitore po zhvillohet për digën e Skavicës në lumin Drin, e cila vlerësohet të kushtojë rreth gjysmë miliardë euro gjatë pesë viteve të ndërtimit. Ai synon ta bëjë sistemin hidroenergjetik të Shqipërisë më pak të varur nga moti. Puna përgatitore për atë që do të jetë projekti më i madh i ndërtimit në Shqipëri…
Reshjet e shiut kanë provokuar sërish rrëshqitje gurësh dhe inertesh në aksin Elbasan-Librazhd. Në vendin e quajtur, “Kthesat e Murrashit”, gurë dhe shkëmbinj kanë rrëshqitur nga malet duke bllokuar njërën anë të rrugës. Për pasojë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve. Në vendngjarje kanë shkuar mjete të firmës së pastrimit që po punojnë për zhbllokimin e rrugës. Gjithashtu edhe punonjës të policisë rrugore po normalizojnë trafikun. Mësohet se për shkak të bllokimit, radha e automjeteve ka qenë e gjatë në të dy kahet e rrugës Elbasan-Librazhd. Kujtojmë se në “Kthesat e Murrashit” kanë ndodhur një sërë aksidentesh me vdekje si pasojë…
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tregoi për “Top Talk” pasojat e mos deklarimit të pagave reale. Ai tha se mosdeklarimi i pagës reale është një dëm për individin pasi ndikon në pensionin që do të marrë pas disa vitesh. “Është një dëm akoma më i madh për vetë individin që nuk e deklaron sepse ky individ që sot është i ri nuk mendon akoma për pensionin. Njerëzit duhet të fillojnë të mendojnë për pensionin pa dalë në pension”, u shpreh Hado. Sipas statistikave të deklaruara nga Hado, paga mesatare e kontributeve në vitin 2021 ishte…
Gjermania ka paditur një ish-oficer të forcave rezerviste me akuzën se ka kryer spiunazh për Rusinë. Prokuroria e Përgjithshme e Gjermanisë tha në një deklaratë se Ralph G. U ka dhënë agjentëve rusë “dokumente dhe informacione të shumta” rreth ushtrisë gjermane nga tetori 2014 deri në mars 2020. Ai akuzohet gjithashtu se ka dhënë informacione mbi impaktin që kishin në kompanitë gjermane sanksionet e vendosura nga Bashkimi Europian ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë nga Ukrainë në vitin 2014. Ushtaraku, i cili ishte gjithashtu anëtar në disa komitete ekonomike, u ka dhënë rusëve edhe informacion rreth gazsjellësit të shumëdiskutuar “Nord…
Christopher Hill, të enjten e 31 marsit nisi punën e ambasadorit në Serbi. Diplomati amerikan i dorëzoi kredencialet te Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Vuçiç e vlerësoi punën e Hillit si diplomat dhe tha se do të shohë si t’i tejkalojnë diferencat, sidomos për Kosovën. Por, policia e shtetit që e përfaqëson Vuçiçi, 23 vjet më parë e kishte gjuajtur me armë Hill-in si i dërguar i SHBA-së për Ballkanin.
Titulli i humbur në metrat e fundit të sezonit të kaluar ndaj Max Verstappen duket se e ka bërë shumë të vuajë Lewis Hamilton. Piloti britanik, ka ndarë nëpërmjet rrjeteve sociale faktin se në muajt e fundit ka vuajtur shëndetin mendor, ndërsa tashmë kërkon të motivojë personat që mund të jenë duke kaluar një kohë të vështirë se gjithçka kalon. “Ka qenë një vit i vështirë me ato që ndodhën gjatë sezonit, ndonjëherë është e vështirë të qëndrosh pozitiv. Kam vuajtur mendërisht dhe emocionalisht për disa ditë dhe të ecësh përpara kërkon shumë përpjekje. Por, në çdo moment të duhet…
Monitoruesi i BBC-së , Francis Scarr, ka publikuar një video në profilin e tij në twitter në të cilën tregohet një sekuencë gjatë një debati në një televizion rus. Drejtuesi i emisionit, Vladimir Solovyov, që është një prej propaganduesve kryesor që i shërben Vladimir Putinit, gati sa nuk i është përplasur fizikisht me një analist nga ukraina, teksa ky i fundit ishte pjesëmarrës në debat dhe po përpiqej t’i kundërpërgjigjej Solovyuovit. “Vetëm një ukrainas vazhdon të shfaqet në debatet ruse. Ja çfarë ndodh kur ai përpiqet të kundërpërgjigjet”, ka shkruar Scarr teksa me poshtë ka cituar fjalët e Solovyov. “A…
Ish-ambasadori shqiptar në Moskë, Shaqir Vukaj i ftuar në “Ballkan” në Abc ka komentuar situatën e luftës në Ukrainë, por dhe marrëdhëniet Shqipëri-Rusi. Vukaj tha se lufta do të sjellë ndryshime të mëdha në arenën ndërkombëtare. Ndërsa shtoi se Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë të rëndësishëm për Rusinë, aq sa dhe vetë presidenti rus Vladimir Putin ju referohet shpesh. Sipas tij çështja e nxehtë mes Kosovës dhe Serbisë bëjnë që vetë Putin të jetë i përqendruar tek shqiptarët. Pjesë nga biseda: Vukaj: Si shumë njerëz edhe unë nuk kam menduar se Rusia do të ndërmerrte një agresion, por nga ana tjetër…
Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë celebruar sot në martesë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë moderatorja duke publikuar disa foto ku shihet se të dy janë veshur me kostume e atlete, larg veshjeve tradicionale. “Çdo 1 prill do festojmë përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka”, shkruan Dojna.
Prej më shumë se 24 orësh, territori i Bashkisë Pukë po karakterizohet nga reshje intensive shiu, të cilat shpesh janë në formen e rrebeshit. Për pasojë, në disa prej akseve rurale të njësive administrative Gjegjan e Qelëz ka dëmtime të rrugëve, kryesisht nga rreshqitjet e inerteve. Probleme janë shfaqur thuajse në të gjithe akset rurale të njësisë administrati Qelëz, ndërsa karakterizohet nga rënia e gurëve dhe rruga kryesore që lidh Qelzen me qytetin e Pukës. Prurjet e shumta ujore i bëjnë të pakalueshme me mjete momentalisht rrugen e fshatrave Ukth, Buzhalë dhe Levrushk në Qelëz dhe rrugen e re të…
Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer trupat ushtarake të zënë robë gjatë luftimeve midis tyre. Sipas zëvendës Shefit të shtabit të presidentit ukrainas, Kyrylo Tymoshenko në një video-mesazh në Telegram u shkëmbyen 86 ushtarakë – përfshirë 15 gra, të cilët tashmë janë të sigurt. Ndërkaq, nga ana tjetër Kremlini ka dhënë asnjë deklaratë për këtë rast dhe nuk dihet nëse Rusia gjithashtu ka marrë mbrapsht të njëjtin numër trupash.