Author: tirana

Nga Daniel J.Arbess “Project Syndicate” Vendimi i të dërguarit rus për ndryshimet klimatike, Anatoly Chubais, për të dhënë dorëheqjen dhe për t’u larguar nga Rusia, mund të jetë shumë domethënës. Duke rihapur një dritare të re në historinë ruse të kohëve të fundit, largimi i Chubais mund të sjellë njëfarë rregulli në strategjinë e Perëndimit “KleptoCapture ”, e cila synon të ngrijë asetet e një duzinë “oligarkësh” rusë të cilësuar si “shtojca të regjimit të Putinit”. Por potencialisht mund të bëjë shumë më tepër sesa ka. Chubais, që ishte drejtues i programit të madh të privatizimeve ne Rusi nën kohën…

Read More

Nisma për një ditë pa makina në të dielën e parë të çdo muaji është përqafuar nga autoritetet e Durrësit. Kjo e diel do të ketë lëvizje të kufizuar automjetesh në qytetin e Durrësit. Bashkia në bashkëpunim me policinë e shtetit ka përcaktuar dhe akset rrugore ku nuk do të qarkullohet me automjete nga ora 09.00 deri në orën 15.00. Me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit, kjo e diel, më datë 3 prill, do të shënojë dhe fillimin e zbatimit të nismës “Dita pa makina”. Akset rrugore ku do të ndalohet qarkullimi i mjeteve private do të…

Read More

Aktori amerikan, Will Smith, ka dhënë dorëheqje nga Akademia Oscars pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Oscars që u mbajt të dielën e kaluar. “Veprimet e mia në edicionin e 94-të të Çmimeve Oscars ishin shokuese, të dhimbshme dhe të pafalshme”, tha aktori përmes një deklarate. Akademia tha se ka pranuar dorëheqjen e tij dhe do të vazhdojë të “lëvizë përpara” me procedurat disiplinore. Smith e goditi me shuplakë komedianin Rock pasi ky i fundit bëri një shaka për kokën e rruar të gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Shkodër për të marrë pjesë në homazhet dhe vendosjen e kurorave pranë Memorialit “2 Prill 1991”. Sali Berisha: Ne nderojmë sot veprën e pavdekshme të martirëve të demokracisë që do jetojnë për jetë të jetëve në lirinë dhe votën e lirë të shqiptarëve. Sot pas 31 vitesh të martirizimit të tyre, vota e lirë është tërësisht e konfiskuar nga sistemi kriminal i patronazhistëve, nga tregu kriminal i blerjes dhe shitjes së votës, nga bandat e qeverisë. Martirët e 2 prillit sot më shumë se kurrë kanë një apel për të rinjtë shqiptarë, të vijojnë…

Read More

Më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Sot përkujtohet ajo që njihet ndryshe masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri. Gjatë një proteste kundër manipulimit të zgjedhjeve të 31 marsit të atij viti, u vranë katër djem dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Shkodra humbi katër bijtë e saj, idealistë e plot shpresë për Shqipërine ku po pritej të vinte demokracia. Tragjedia e tyre nuk u zbardh kurrë. Familjarët e viktimave ende janë të zhgënjyer për mungesën e dënimit të personave që urdhëruan vrasjet. Dëshmorët e 2 prillit:Arben BrociMosha: 21 vjeçProfesioni: StudentVrarë: 2 prill…

Read More

Erik ten Hag do të jetë trajneri i ri i Manchester United, por duhet pritur fundi i sezonit për t’u bërë formalitetet. “Djajtë e kuq” kanë intervistuar disa trajnerë dhe holandezi është në krye të listës për të marrë drejtimin e skuadrës së Premier League. Në Holandë janë të sigurt për këtë dhe shkruajnë që Ajax do të përfitojë 2 milionë euro nga largimi i trajnerit. 52-vjeccari e ka nisur karrierën te Go Ahead Eagles, ndërsa më pas për dy vite (2013-2015) drejtoi skuadrën e dytë të Bayern Munich. Për të njëjtën periudhë kohe ishte edhe trajner i Utrecht, ndërsa…

Read More

Najada Konomi, ose e njohur ndryshe si Noçja e “Big Brother” është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ajo, duke ndarë në rrjetet sociale disa foto nga shtatzënia dhe dorën e bebushit. Noçja është bekuar me një djalë, pas vajzës më të madhe. Ajo ka zbuluar se e ka pagëzuar me emrin Brendon. “22.03.2022 Lindi Brendon 💎 Në fillim kishim njëri-tjetrin….Dhe tashmë ne kemi gjithçka….Kemi lumturinë, paqen, gëzimin e gjithë jetës. Kemi gjithçka që kishim kerkuar. Kemi ëndrrën e gjithë jetës mes duarve tona”, ka shkruar Najada krahas fotove.

Read More

Në komisariatin e policisë Berat një prind i shqetësuar ka denoncuar largimin e vazjës së tij nga shtëpia. “Në Komisariatin e Policisë Berat ka bërë kallëzim shtetasi S. K., se i është larguar nga banesa vajza e tij e mitur S. K., 16 vjeçe, banuese në Berat. Po punohet për gjetjen e saj”, thotë policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejsheme.

Read More

Gjatë fjalimit që pati mëngjesin e kësaj të shtune, Presidenti Volodymyr Zelensky ka pasur një mesazh edhe për liderët pro-rusë të vendosur në qytetet e pushtuara. “Nuk do të zgjasni gjatë”, është shprehur ai. Duke iu referuar udhëheqjes së tyre si një “shaka 1 Prilli”, Zelensky i përshkroi këta drejtues si “Gauleiters”, e përdorur për udhëheqësit e distrikteve të nazistëve gjermanë. “Mesazhi im është i thjeshtë. Përgjegjësia për bashkëpunim është e pashmangshme. Sot apo pasnesër, është çështje kohe. E rëndësishme është që drejtësia do të rikthehet”, tha ai. Zelensky ka shtuar se Moska ka kërcënuar “punonjësit e kompanive apo autoriteteve…

Read More

Alketa Vejsiu na ka zbuluar se shumë shpejt do të vijë edicioni i ri i “Në kurthin e Piter Pan”. Por teksa është nisur për audicione, moderatores i ka ndodhur e papritura në mes të rrugës. Alketën e ka lënë makina në rrugë pasi ka harruar ta mbushë me naftë shprehet moderatorja. “Më la makina në rrugë se kisha harruat t’i hidhja karburant. U nisa që ta furnizoja dhe ngela në mes të rrugës, më sakt në anën tjetër të autostradës. Karburntin e shoh por duhet të kapercej autostradën. Jetë e komplikuar. Jeta është qef. Po ky njeriu mirë ma…

Read More

Një zyrtare e lartë e Pentagonit thotë se megjithëse Moska po e ndryshon retorikën lidhur me objektivat në Ukrainë, ajo po përdor të njëjtat taktika shkatërruese kundër civilëve në terren. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Zëvendës Ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Eurazinë Laura Cooper tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë në një emërues të përbashkët në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor përballë përpjekjeve të Rusisë për destabilizim. Në intervistën me gazetaren e shërbimit serb, Milena Durdicc, zonja Cooper tha gjithashtu se nuk është në interesin e Serbisë të bashkëpunojë me Rusinë.…

Read More