Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” lidhur me organizimet për protesta për Sheshin e Flamurit në Vlorë. Ai shkruan se “foltorexhinjtë e Vlorës nuk dinë dhe as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë”. Rama thekson se Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorë dhe mezi pret që ta shohë të realizuar. “Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më…

Read More

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Këto shenja në shumicën e rasteve fillojnë përpara se fëmija të bëhet tre vjeç. Megjithëse shumë fëmijë me autizëm nuk mund të jetojnë të pavarur në moshë të rritur, shumë prejt tyre ia dalin me sukses në këtë aspekt. Në kuadër të “Ditës Botërore të Autizmit”, Drejtoria e Shërbimit Social, Bashkia Mat, realizoi aktivitetin sensibilizues me moton “Autizmi Flet”. Aktivteti u realizua në Shkollën 9-vjeçare “Ilia Qiqi” Burrel, ku u prezantua definicioni i Autizmit, shkaqet e…

Read More

Me arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, numri i të arrestuarve në aferën korruptive të impianteve të menaxhimit të mbetjeve arriti këtë javë në 11 vetë, përfshirë edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili u arrestua në mes të dhjetorit të vitit të kaluar edhe nën akuzën e pastrimit të parave. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) e akuzon Bllakon se në lidhjen e kontratës për impiantin e menaxhimit të mbetjeve në Fier ka kryer falsifikim dokumentesh, ka marrë ryshfet dhe u ka shkaktuar financave publike një humbje prej 1,5 milion euro. Hetimet e SPAK për aferën korruptive…

Read More

Hoxha Behar Mjekiqi thotë se sipas Kuranit gruaja është përmendur e para e pastaj burri.“Barazia gjinore mendoj që ne burrat jemi më ulët se gratë. Zoti në Kuran ma së pari e ka përmendur gruan pastaj burrin. Kur e kanë pyetur pejgamberin se kë duhet me dashtë më shumë, ka thënë nënën. Pejgamberi ka thënë se ai që i ka një vajzë, dy ose tri që i shkollon, i marton dhe i rehaton e ka xhenetin, por s’ka thënë për tre djem, ka thënë për tri vajza”, ka thënë ai. Më tutje, hoxha Mjekiqi ka thënë se burri nuk ka…

Read More

Një nga çiftet më të përfolura të showbizi-it shqiptar, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani. Ata kanë vetëm pak muaj që kanë pranuar hapur lidhjen e tyre të dashurisë dhe kanë marrë plotësisht mbështetjen e publikut. Puna e tyre e përbashkët në televizion ishte ajo që i çoi drejt lidhjes dhe tashmë ata shijojnë bashkë çdo sukses të njëri-tjetrit. Madje, prej disa kohësh Argjira dhe Graciano jetojnë bashkë dhe fansat janë tepër kuriozë të mësojnë çdo detaj për marrëdhënien e çiftit. Ata të dy nuk i kanë kursyer intervistat, ndërsa së fundmi kanë “hapur thesin” në “Ëndërrtjerrësit”. Argjira jetonte në Londër,…

Read More

Del foto e parë e ish-deputetit të PS Alqi Bllako pas arrestimit, në ambientet e GJKKO-së mesditën e të shtunës ku u njoh me rivlerësimin e masës së sigurisë. Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi ta lërë në qeli ish deputetin e PS, duke caktuar vijimin e “arrestit me burg”, kërkuar nga SPAK. Ndërkohë që vetë Bllako ka zgjedhur të mos flasë, por të përfaqësohet nga avokati i tij. Ai u arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.

Read More

Zyrtarja amerikane nga Pentagoni, Laura Cooper, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur edhe për tregtinë e armëve që Serbia e bën me Rusinë. Zyrtarja amerikane ka thënë se dihen qartë pasojat për ata që blejnë pajisje ushtarake nga Rusia. Cooper ka përmendur Ligjin CATSA që nënkupton kundërshtimin e kundërshtarëve të Amerikës përmes sanksioneve dhe thotë se një rregulli të tillë i përmbahen. “Ne kemi pasoja të qarta për vendet në mbarë botën që duan të blejnë pajisje ushtarake ruse. Ky është ligji i CATSA – dmth kundërshtimi i kundërshtarëve amerikanë përmes sanksioneve. Dhe ky është statuti që…

Read More

E besoni apo jo, por kanë kaluar 37 ditë nga momenti kur Vladimir Putin nisi një sulm të paprovokuar dhe të paramenduar ndaj Ukrainës. Ky sulm ka qenë tronditëse në çdo kuptim të kësaj fjale. Dhe nuk është aspak për t’u habitur, pasi e kemi parë edhe më herët këtë strategji. Ne pamë në fillim fotot ajrore të shërbimeve sekrete. Tani po shohim Putinin që po përpiqet të zbatojë planin e tij. Por po dështon. Dhe Plani B i tij, ka qenë më shumë sulme barbare kundër civilëve dhe qyteteve ukrainase. Është më se e qartë se ai luan me…

Read More

Një 60-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi është kapur duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Mësohet se 60-vjeçari nuk i është bindur patrullës së policisë për të ndaluar, pasi në të fshihte 6 emigrantët ilegalë. Pavarësisht tentativës për t’i shpëtuar policisë, autori me iniciale I.H nga Lushnja ra në prangat e policisë pas përndjekjes nga efektivët.

Read More

Përmirësohet situata hidrike në liqenin e Fierzës, si pasojë e reshjeve të rëna në tre ditët e fundit në verilindje të vendit. Prurjet e lumejve që furnizojnë me ujë basenin ujëmbledhës më të madh në vend, aktualisht kanë arritur 800 metër kub në sekondë dhe pritet që në ditët në vijim niveli i ujit të liqenit të Fierzës të rritet. Të dhënat zyrtare nga korporata elektro energjitike bëjnë të ditur se kuota aktuale e liqenit është 263.04 metra. Dhe krahasuar me vetëm 6 ditë më parë, niveli i ujit në Fierzë, është rritur me 4 metra. Përkundër sasisë së reshjeve…

Read More