Xhoni i “Love Story”, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Shije shtëpie”, por intervista nisi me tone të ashpra. Ish-konkurrenti që doli çift me Rominën nga emisioni i dashurisë, akuzoi moderatoren Katerina Trungu për mungesë respekti pasi nuk e kishin telefonuar për të ardhur në emision. Situata agravoi derisa Xhoni u largua nga studio, por më pas u zbulua e vërteta. Biseda mes Xhonit dhe Katerinës: Xhoni: Nuk më filloi dhe aq mirë Katerina: E pra edhe mua s’më filloi dhe aq mirë. I njëjti person na i shkaktoi? Xhoni: Nuk e di, për kë e ke ti? Katerina:…
Author: tirana
Presidenti Ilir Meta ka ngritur shqetësimin e tij për një çështje të mprehtë në shoqërinë shqiptare, siç është largimi i të rinjve nga vendi. Sipas kreut të shtetit, 77% e të rinjve duan të ikin për shkak të rrogave të ulta. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit bën thirrje që të ndalet shpopullimi i Shqipërisë “duke ju garantuar të rinjve punë të mirëpaguar”.
Dy makina janë aksidentuar në Berat këtë të premte. Në njërën prej makinave ndodhej nëna me djalin e saj, Edlira dhe Stivi Çallmori, ky i fundit 9-vjeç. Të plagosurit ndodhen ne Spitalin e Beratit, kurse dy drejtuesit e mjeteve Qazim Çallmori dhe Ali Bendo nuk kanë pësuar dëmtime. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta polici.
Prokuroria ka nisur hetim për akuzat e kreut të Kadastrës Artan Lame në lidhje me problemet e hasura me registrat e këtij institucioni në Durrës. Prokuroria do të bëjë verifikimin e veprimeve në regjistrat e Kadastrës së Durrësit për të verifikuar abuzimet në to. Pak ditë më parë, Lame tha se ka ngritur një grup pune për inventarizimin e regjistrave të Kadastrës së Durrësit pas problemeve të mëdha të hasura me to, siç është edhe grisja e fletëve. “Nisur faktet e bëra publike në media për kontrollin e ushtruar në Kadastrën e Durrësit dhe konstatimin e dëmtimeve në regjistrat e…
FIFA zbulon muzikën zyrtare të Kupës së Botës pak muaj para fillimit të kompeticionit. Pas Waka-Waka-s mitike të Shakira-s në 2010-ën, apo Jennifer Lopez-it dhe Pitbull-it në 2014-ën, Federata Ndërkombëtare ka publikuar zyrtarisht tingujt e Kupës së Botës 2022 në Katar. Kënga interpretohet nga këngëtari amerikan, Trinidad Cardona, këngëtarja nga Katari, Aisha dhe këngëtari nigerian, Davido. Ajo titullohet “Hayya Hayya” (Më mirë së bashku). “Duke bashkuar zëra nga Amerika, Afrika dhe Lindja e Mesme, kjo këngë simbolizon se si muzika dhe futbolli mund ta bashkojnë botën”, tha Kay Madati, Drejtor Komercial i FIFA-s.
Në pak ditë, në vend pritet të qarkullojë një variant i ri i koronavirusit. Epidemiologu Artan Simaku është shprehur për mediat: “Varianti BA2 është një nënvariant i Omicronit, që po qarkullon pothuajse në të gjitha vendet e Evropës. Është i ngjashëm me Omicronin, por ka një transmetueshmëri më të lartë”. Përveç transmetueshmërisë më të lartë, nënvarianti BA2, në dallim me mutacionin Omicron të koronavirusit, shfaq disa simptoma të tjera: “Përveç kollës apo temperaturës, ka edhe prekje të stomakut”. Instituti i Shëndetit Publik dërgoi pak ditë më parë në laboratorin e referencës në Gjermani disa mostra të dyshuara si të infektuara…
Komiteti Teknik ka njoftuar sot masat e reja për pandeminë e COVID-19. Një ndër to ishte heqja e kufizimit të numrit të personave deri në 50 në grumbullime në aktivitete të ndryshme dhe mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të këtyre ambienteve. Për personat që hyjnë në Shqipëri vijojnë të ngelen masat e mëhershme. “Siç është vënë re dhe në raportimet tona të përditshme situata ka qenë e kontrolluar me qëndrueshmëri. Arsyeja kryesore për këtë situatë të qëndrueshme është vaksinimi, i cili po vazhdon.Qytetarët që hyjnë nga pikat kufitare duhet të dorëzojnë një nga dokumentet, pasaportë vaksinimi, test PCR brenda…
Nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram, këngëtari shqiptar, Alban Ramosaj ka bërë me dije se do të jetë pjesë e prequel-it të ardhshëm të serialit të famshëm në mbarë botën “Games of Thrones” dhe që mban titullin “House of the Dragon”. Por fansat duket se janë skeptikë dhe nuk e besojnë këngëtarin për këtë lajm. Duke qenë se sot është 1 Prilli, ndjeksit besojnë se ai ka zgjedhur këtë mënyrë për të bërë një lojë dhe për t’i gënjyer ata meqë është dita e gënjeshtrave. “I emocionuar të njoftoj se jam marrë zyrtarisht për të luajtur në serialin e…
Ky është Besnik Simoni administratori i fshatit Kallmet në Lezhë që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Kallmet të Lezhës pak minuta më parë. Mësohet se shtetasi Altin Marku është në kërkim pasi cilësohet si autori i dyshuar për plagosjen e kryetarit të Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë, Besnik Simoni. Burime nga Policia sqarojnë se Simoni është plagosur në rrugë ndërsa konflikti mes tij dhe autorit ka nisur në zyrë për arsye ende të paqarta. Shtetasi Besnik Simoni u plagos rreth orës…
Gazetari i mirënjohur italian, Karlo Pelegati, i cili si ç’dihet ka edhe lidhje të ngushta me klubin e Milanit, është shprehur i mahnitur nga parqqitjet e talentit shqiptar Armando Broja tek ekipi i Sauthemton-it në Premier League. Teksa zhvlilloi një bashkëbisedim me tifozët kuqëzinj në rrjetet sociale, Pelegati, u pyet nga ata se kë pëlqente më shumë mes Brojës dhe Skamakës për sulmin e Milanit. Në përgjigjen e tij, gazetari ka “injoruar” sulmuesin e kombëtares italiane para Brojës, duke zgjedhur pa asnjë mëdyshje shqiptarin. “Orixhi është më i afërti me Milanin në letër. Gjithsesi unë preferoj Brojën sepse kërkoj lojtarë…
Policia e Kurbinit ka arrestuar një 47-vjeçar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është konstatuar një dhomë e përshtatur për kultivim të lëndëve narkotike. Kapja e tij u realizua në sajë të operacionit policor të koduar “Heat”, gjatë të cilit u zbulua një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Burime policore njoftojnë se gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit L. N. u gjet edhe një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Po ashtu, në ambientet e brendshme të banesës, u evidentua një dhomë, brenda së cilës kishte instalime elektrike me llamba, aspiratorë dhe…
Nga sa raporton “Skyneys”, kanë nisur bisedimet online midis Ukrainës dhe Rusisë, referuar një deklarate të këshilltarit presidencial të Ukrainës, i cili nuk u ndal të jepte detaje të tjera. Theksojmë se bisedimet ndërmjet dy vendeve në konflikt kanë filluar disa ditë pasi të dyja palët u takuan për bisedimet e para ballë për ballë në Turqi. Ndërkohë, gjatë kësaj jave në bisedimet e paqes u duk sikur kishte një përparim duke qënë se Rusia tha se do të zvogëlonte operacionin e saj ushtarak rreth Kievit dhe Chernihiv. Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se këto deklarata të rusëve kishin…